Lajmet

OKB paralajmëron për pasoja nga rritja e nivelit global të deteve

Rritja e këtij niveli vë në rrezik vende si Banglladeshi, Kina, India dhe Holanda.

Published

on

Shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi të martën se nivelet globale të deteve janë rritur me shpejtësi që nga viti 1900, dhe rritja e këtij niveli vë në rrezik vende si Banglladeshi, Kina, India dhe Holanda dhe rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë gati 900 milionë njerëz që jetojnë në zonat e ulëta bregdetare.

Në një fjalim në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurimit mbi kërcënimin ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare nga rritja e nivelit global të detit, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres deklaroi se nivelet e detit do të rriten ndjeshëm edhe nëse ngrohja globale kufizohet “mrekullisht” në 1.5 gradë Celsius, një qëllimi që cilësohet si i pakapshëm ndërkombëtarisht.

Ai paralajmëroi se Toka është në një pikë që vlerësohet si “një dënim me vdekje” për vendet që preken nga kjo rritje, duke përfshirë shumë kombe të vogla ishullore.

Përveç vendeve të kërcënuara, Guterres tha se “mega-qytetet në çdo kontinent do të përballen me efekte serioze, duke përfshirë Kajron, Lagosin, Bangkokun, Mumbain, Shangain, Kopenhagën, Londrën, Los Anxhelesin, Nju Jorkun, Buenos Airesin dhe Santiagon”.

Shefi i OKB-së theksoi lëvizje në ngrohjen globale llogaritet, pasi rritja e nivelit të detit mund të dyfishohet nëse temperaturat rriten me 2 gradë Celsius.

Organizata Botërore Meteorologjike publikoi të martën të dhëna që përshkruan rrezik të madh nga rritja e nivelit të deteve, tha Guterres.

“Niveli mesatar global i deteve është rritur më shpejt që nga viti 1900 se në çdo shekull të mëparshëm në 3,000 vitet e fundit”, tha ai.

“Oqeani global është ngrohur më shpejt gjatë shekullit të kaluar se në çdo kohë në 11,000 vitet e fundit”, shtoi ai.

Sipas të dhënave të cituara nga Guterres, niveli mesatar global i detit do të rritet me rreth 2 deri në 3 metra gjatë 2 mijë viteve të ardhshme, edhe nëse ngrohja kufizohet në 1.5 gradë Celsius.

Me një rritje prej 2 gradëve Celsius, niveli i deteve mund shkojë deri në 6 metra, dhe me një rritje prej 5 gradëve Celsius, detet mund të ngrihen deri në 22 metra.

“Bota jonë po kalon kufirin e ngrohjes prej 1,5 gradësh, dhe me politikat aktuale, po shkon drejt 2,8 gradëve – një dënim me vdekje për vendet e cenueshme”, tha Guterres./REL

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara