Lajmet

OKB: Mbi 19 mijë fëmijë, viktima të dhunës në zonat e konfliktit

Published

on

Numri i fëmijëve të rrëmbyer dhe të përdhunuar në rajonet e krizave është rritur në mënyrë drastike në vitin 2020, thanë Kombet e Bashkuara.

Zyra e Virginia Gambas, përfaqësueses së posaçme të OKB-së për fëmijë dhe konflikte të armatosura, tha se rrëmbimet janë rritur për 90 për qind, ndërsa përdhunimi dhe format e tjera të dhunës seksuale janë rritur për 70 për qind.

Zyra dokumentoi dhunën ndaj më shumë se 19 mijë e 300 vajzave dhe djemve në zonat e konfliktit, gjatë vitit 2020.

Në raportin e saj vjetor thuhet se në 8 mijë e 400 raste fëmijët janë vrarë ose gjymtuar – kryesisht në Afganistan, Siri, Jemen dhe Somali.

Afër 7 mijë e 000 të mitur janë rekrutuar si ushtarë ose janë shfrytëzuar në luftë – kryesisht në Somali, Siri, Mianmar dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Raporti thekson se pandemia e koronavirusit e ka rritur cenueshmërinë e fëmijëve ndaj rrëmbimit, rekrutimit dhe dhunës seksuale.

“Masat për të kufizuar përhapjen e koronavirusit e kanë komplikuar punën e vëzhguesve dhe ekspertëve të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e fëmijëve”, thuhet në raport.

Aty theksohet se edhe sulmet në shkolla dhe spitale kanë ndodhur në “shkallë jashtëzakonisht të lartë”, ndërsa shumë shkolla janë përdorur edhe për “qëllime ushtarake”.

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch e kritikoi zyrën e OKB-së për mospërfshirjen në listë edhe të Izraelit dhe Arabisë Saudite për veprimet e tyre kundër fëmijëve./REL

Lajmet

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e presidentit

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të tij të fundit me kryetarin e LDK, deklaroi se bisedimet kanë shkuar në një atmosferë konstruktive, por ende nuk ka marrëveshje.

“Takimi shkojë në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do t’ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do t’ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.

Ky është takimi i tretë ndërmjet dy palëve, ndërsa çështja kryesore mbetet zgjedhja e presidentit ose presidentes së vendit. Afati kushtetues për këtë proces përfundon më 5 mars, duke shtuar presionin për arritjen e një marrëveshjeje.

Takimet e vazhdueshme mes Kryeministrit Kurti dhe LDK-së tregojnë përpjekjet për të gjetur një konsensus para fundit të afatit, ndërkohë që vendi pret ende një vendim final. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Fillon dëshmia e dytë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka nisur dëshmia e dytë e Prokurorisë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Dëshmitari i dytë, Koen Herlaar nga Instituti i Kriminalistikës së Holandës (IKH), ka treguar se punon aty që prej vitit 2009 si ekspert i kriminalistikës dhe se roli i tij është të ekzaminojë prova dhe gjurmë që lidhen me dokumentet dhe objektet e të dyshuarve. Ai tha:

“Ne bëjmë gjurmimet e materialeve, instrumenteve dhe mjeteve të ndryshme, ekzaminojmë objekte dhe lidhim gjurmët me dokumente ose persona të dyshuar. Mund të analizojmë edhe vendngjarjet dhe objektet e përfshira aty.”

Gjatë seancës, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu kërkuan ndryshimin e kushteve të lirimit me kusht, por Prokuroria kundërshtoi dhe u obligua të zgjerojë parashtrimet më vonë. Ndërkaq, Hashim Thaçi, i pranishëm përmes video-lidhjes, u ankua për mungesë përkthimi gjatë procedurës.

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Abdixhiku sërish takohen për zgjedhjen e presidentit

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku janë takuar edhe sot për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Kjo ndoshta është edhe përpjekja e tyre e fundit, pasi afati për votim po shkon drejt fundit.

Ende nuk është propozuar asnjë kandidat dhe nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes partive. Abdixhiku në takimin e djeshëm  ka theksuar se LDK nuk ka qëndrime përjashtuese ndaj asnjë kandidati, përfshirë edhe presidenten aktuale Vjosa Osmani, dhe se deri tani nuk është paraqitur asnjë emër konkret për mbështetje.

Ai gjithashtu ka shtuar se arritja e një konsensusi politik duket sfiduese dhe se një garë mes partive mund ta çojë vendin drejt krizës ose zgjedhjeve të reja.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi paralajmëron qytetarët për evakuim të mundshëm

Published

on

By

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka njoftuar qytetarët kosovarë -vizitorë dhe rezidentë për gatishmërinë e saj për evakuim në rast të bllokadës së hapësirës ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ambasada njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale, institucionet shtetërore në Kosovë dhe Ambasadën në Riad, për të siguruar mënyrën më të shpejtë dhe më të sigurt të evakuimit të qytetarëve kosovarë.

Sipas njoftimit zyrtar, “Në momentin e domosdoshmërisë për evakuim emergjent, Ambasada do t’ju njoftojë menjëherë dhe do të organizojë fluturimet nga aeroportet në Jeddah ose Riyadh”.

Qytetarët që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nuk janë regjistruar ende, mund të kontaktojnë Ambasadën përmes emailit [email protected] ose numrit +971 54 709 2109, duke dërguar të dhënat e dokumentit të udhëtimit dhe vendin ku ndodhen. Kjo do të lejojë përgatitjen e lejes kaluese urgjente në kufirin e Arabisë Saudite në rast evakuimi bën të ditur njoftimi i Ambasadës.

Hetimi dhe koordinimi me autoritetet lokale dhe ato saudite, sipas Ambasadës se Kosovës në Abu Dhabi po vazhdojnë për të siguruar evakuimin e qytetarëve në rast nevoje.

Continue Reading

Të kërkuara