Lajmet

OKB: Mbi 100 miliardë dollarë janë dëmet nga tërmeti në Turqi

Sipas Louisa Vinton nga UNDP, kostoja e rimëkëmbjes mund të jetë edhe më e lartë.

Publikuar

Një zyrtare e Programit të OKB-së për Zhvillim (UNDP) deklaroi të martën se 100 miliardë dollarë janë dëmet nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë në fillim të muajit shkurt.

Sipas Louisa Vinton nga UNDP, kostoja e rimëkëmbjes mund të jetë edhe më e lartë. Kështu deklaroi ajo në një videotelefonatë me gazetarët nga Gaziantepi në Turqi.

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 shkallë, që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, mbi 50 mijë njerëz nga të dyja vendet kanë vdekur.

Javën e kaluar, Banka Botërore vlerësoi se dëmi është rreth 34.2 milionë dollarë për Turqinë, ku kostoja e rikuperimit është sa dyfishi i shumës.

Megjithatë, Vinton tha se qeveria turke, me ndihmën e UNDP-së, Bankës Botërore dhe BE-së, vlerësuan se kostot do të jenë shumë më të larta./UBTNews/

Bota

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Argjentinë për reformat e Milei

Publikuar

nga

Policia në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit jashtë Kongresit, përpara se të jepnin miratimin për reformat e shkurtimit të buxhetit në Senatin e vendit të mërkurën.

Demonstruesit të cilët thonë se masat do të dëmtojnë miliona argjentinas hodhën bomba me benzinë ​​dhe gurë. Një numër njerëzish u raportuan të plagosur, me mediat lokale që e përshkruan skenën si një “fushë beteje”.

Paketa e reformës, e propozuar nga presidenti i krahut të djathtë, Javier Milei për të ringjallur ekonominë, përfshin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ekonomike, uljen e pensioneve dhe zvogëlimin e të drejtave të punës. Masat kundërshtohen nga partitë politike të majta, sindikatat dhe organizatat shoqërore.

Por mocioni, i cili fillimisht u barazua 36-36 në Senat, u miratua paraprakisht të mërkurën pasi kreu i dhomës, Zëvendëspresidentja Victoria Villarruel, prishi barazimin. Projektligji me 328 artikuj tani do të shqyrtohet pikë për pikë përpara se të pritet miratimi i plotë.

Përpara miratimit të projektligjit në Senat, protestuesit brohorisnin: “Vendi nuk është në shitje, vendi mbrohet”, “si mundet një kryetar shteti ta urrejë shtetin?” Përleshjet shpërthyen kur protestuesit u përpoqën të shkonin drejt Kongresit përmes gardheve, duke hedhur gurë mbi policinë.

Vazhdo të lexosh

Bota

Zjarri masiv mbulon rafinerinë e naftës në Kurdistan, flakët sfidojnë zjarrfikësit

Publikuar

nga

Më shumë se 30 zjarrfikëse zbarkuan të enjten në mëngjes në Erbil të Kurdistanit për të shuar një zjarr masiv që përfshiu rafinerinë lokale të naftës.

Forcat civile të mbrojtjes thanë se një shpërthim i papritur në cisternën e naftës brenda rafinerisë stimuloi përhapjen e flakëve me shpejtësi në ambientet përreth. Incidenti ndodhi në zonën e Al-Kuverit.

“Isha afër rafinerisë kur dëgjova zhurmën e fortë të shpërthimit,” tha një dëshmitar i plagosur, ndërsa shumë persona të tjerë në orarin e punës paraqitën probleme të frymëmarrjes.

Zona ku u përhapën flakët shërben për nxjerrjen dhe rafinimin e naftës. Ndërtimi i tyre kompleks bëri që operacionet e shuarjes të zgjasin disa orë. Në muajin tetor një zjarr përfshiu edhe fabrikën e asfaltit në qytezën e Arbatit, duke i marrë jetën një punëtori. Ndërsa të dielën, në një fshat në jug të Sulajmanit vrau rreth 300 bagëti.

Sipas të dhënave nga Policia Rajonale e Kurdistanit, në vitin 2022 në vend u raportuan 7.546 incidente me zjarrin./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

ShBA sanksionon kompaninë ruse me bazë në Beograd

Publikuar

nga

Shtetet e Bashkuara vendosen në listën e sanksioneve 300 subjekte të reja biznesi, përfshirë një kompani ruse me bazë në Beograd.

Sipas faqes së Departamentit të Thesarit të SHBA-së, në listë është edhe kompania “BASSIRE GROUP DOO”.

Kompania është themeluar në shkurt të vitit 2023 dhe është e angazhuar në tregtinë me shumicë të kompjuterëve, pajisjeve kompjuterike dhe softuerëve.

Drejtori dhe pronari i kompanisë është shtetasi rus, Nikolai Levin.

Në shpjegimin e Thesarit thuhet se qëllimi i sanksioneve është t’i mohojnë Rusisë qasjen në produktet dhe shërbimet e nevojshme për të ruajtur prodhimin ushtarak për luftën në Ukrainë.

Ndër subjektet e sanksionuara janë kompani nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.

Më shumë se 4000 subjekte dhe individë rusë janë nën sanksionet amerikane, me qëllim që të ndalin fluksin e parave dhe armëve drejt Rusisë.

Sanksionet u njoftuan përpara mbërritjes së presidentit amerikan, Joe Biden në Itali për një takim të liderëve të G7.

Vendet e G7-ës, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, do të bisedojnë për mënyrën se si t’i përdorin përfitimet nga asetet e ngrira ruse në Perëndim, për ta ndihmuar Kievin financiarisht. /UBTnews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shkaktoi zjarr vitin e kaluar, arrestohet 36 vjeçari në Prishtinë

Publikuar

nga

Hetuesit e Njësitit të  hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Rasti  ka ndodhur  në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku janë përfshirë nga zjarri tri vetura.

“M.Rr, mashkull, 36 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Policia po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale,  me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në komunikatë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara