Lajmet

OKB: Mbi 100 miliardë dollarë janë dëmet nga tërmeti në Turqi

Sipas Louisa Vinton nga UNDP, kostoja e rimëkëmbjes mund të jetë edhe më e lartë.

Published

on

Një zyrtare e Programit të OKB-së për Zhvillim (UNDP) deklaroi të martën se 100 miliardë dollarë janë dëmet nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë në fillim të muajit shkurt.

Sipas Louisa Vinton nga UNDP, kostoja e rimëkëmbjes mund të jetë edhe më e lartë. Kështu deklaroi ajo në një videotelefonatë me gazetarët nga Gaziantepi në Turqi.

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 shkallë, që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, mbi 50 mijë njerëz nga të dyja vendet kanë vdekur.

Javën e kaluar, Banka Botërore vlerësoi se dëmi është rreth 34.2 milionë dollarë për Turqinë, ku kostoja e rikuperimit është sa dyfishi i shumës.

Megjithatë, Vinton tha se qeveria turke, me ndihmën e UNDP-së, Bankës Botërore dhe BE-së, vlerësuan se kostot do të jenë shumë më të larta./UBTNews/

Aktualitet

Kaçanik: Arrestohet i dënuari me 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje

Published

on

Në fshatin Bob të Kaçanikut, mbrëmë rreth orës 22:15, policia ka arrestuar një person të kërkuar 24-vjeçar, me inicialet K.Ç pasi i njëjti ishte i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, ai ishte i dënuar me tetë muaj burim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës “.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Aktualitet

ZRRE: Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, detyrim ligjor

Published

on

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) përmes një komunikate për media sqaron se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është një detyrim ligjor, i përcaktuar me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2016.

“Në atë kohë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në ligjet e sektorit të energjisë ka transpozuar direktivat Evropiane për energjinë, duke përcaktuar se duhet të bëhet liberalizimi i tregut të energjisë elektrike. Pra, procesi i derregullimit dhe liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në ligjet e sektorit të energjisë derivon nga obligimet kontraktuale që ka Republika e Kosovës si palë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë” thuhet në komunikatë.

Duhet theksuar se nga viti 2017, ZRRE ka ndërmarrë të gjitha veprime ligjore dhe rregullative për krijimin e kushteve për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, dhe në funksion të saj në vitin 2017 ka filluar procesin e derregullimit dhe liberalizimit të tregut të energjisë, me daljen në treg të konsumatorëve industrial.

Megjithatë, zbatimi i mëtutjeshëm i procesit të liberalizimit të tregut të energjisë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme ka pasur vonesa, si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe krizës energjetike ndërkombëtare.

Pas kësaj, ZRRE ka vendosur që nga data 1 Qershor 2025 të vazhdoj zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, si detyrim ligjor dhe në të mirë të konsumatorëve fundor. Duhet theksuar se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është i rëndësishëm jo vetëm për përafrimin me Direktivat Evropiane, por edhe sepse krijon konkurrencë në një treg që deri më tani ka funksionuar si monopol.

ZRRE ka të licencuar 23 kompani për aktivitetin e furnizimit me energji elektrike. Aktualisht, në tregun e hapur të energjisë elektrike janë 23 kompani të licencuara për furnizim me energji elektrik, prej të cilave 7 furnizues janë aktivë, të cilët kanë nënshkruar kontrata me konsumatorët.

Sqarojmë opinionin publik se 9963 pika matëse të ndërmarrjeve ekonomike i plotësojnë kriteret ligjore për të dalur në tregun e hapur të energjisë elektrike, ku prej tyre:

9212 pika matëse (92%) janë duke u furnizuar me kontrata komerciale;

751 pika matëse (8%) ende janë pa furnizues.

Duhet theksuar se edhe këto pika matëse të cilët kanë mbetur pa furnizues, kanë qenë duke u furnizuar me energji elektrike që nga data 1 Qershor 2025, dhe se nga ajo periudhë kanë pasur mundësi të zgjedhin furnizuesin me energji elektrike dhe të nënshkruajnë kontratë.

Për të lehtësuar kalimin e konsumatorëve që i plotësojnë kriteret për të dal në treg të hapur, ZRRE sipas dispozitave ligjore të Ligjit për Energji Elektrike, ka përcaktuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) si Furnizues i Mundësisë Fundit (FMF), dhe këta konsumator që deri më 1 Qershor 2025 nuk kishin lidhur ende kontrata komerciale, janë furnizuar përmes FMF për një periudhë gjashtëdhjetë (60) ditore.

Gjithashtu, duhet njoftuar se sipas dispozitave ligjore të Ligjit për Energjinë Elektrike, konsumatorët të cilët dështojnë të hyjnë në marrëveshje me një nga furnizuesit e licencuar, operatori i sistemit është i obliguar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për ta.

ZRRE do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit dhe inkurajon të gjithë konsumatorët që i plotësojnë kriteret për të dal në treg të hapur, e të cilët ende nuk kanë nënshkruar kontrata komerciale, sa më shpejt të lidhin kontratë me njërin nga furnizuesit e licencuar, për të garantuar furnizim të qëndrueshëm.

 

Continue Reading

Aktualitet

Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

Published

on

Ka ndërruar jetë drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu i cila ka qenë duke u ballafaquar me një sëmundje të rëndë kohët e fundit.

Lajmin e hidhur  e kanë konfirmuar vetë familjarët e Kryeziut me mëngjes.

Për faktin që ajo ishte duke u përballur me këtë sëmundje të rëndë, fondi humanitar ishte i hapur edhe për dërgim jashtë vendit.

Continue Reading

Aktualitet

Elezi: Edhe 10 ditë afat për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Published

on

Zëdhënësi i KQZ-ë, Valmir Elezi ka thënë se vetëm edhe 10 ditë kanë mbetur deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, të cilët do të mund të votojnë përmes postës në zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

“Prej gati një muaji është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, e cila do të përfundojë pas 10 ditësh. Nga data 23 korrik dhe deri të martën, më 19 gusht, përmes platformës elektronike janë pranuar 9961 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 7681, ndërkaq janë refuzuar 2280”, tha Elezi.

Sipas tij, në shumicën e rasteve, aplikuesit nuk kanë paraqitur dëshmi për adresën e tyre jashtë Kosovës.

“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tij jashtë Kosovës. KQZ është duke e informuar individualisht çdo aplikues të refuzuar për arsyet e refuzimit të kërkesës së tyre dhe se do të mund të riaplikojnë duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, votimi përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025.

Ky proces do të vlejë vetëm për votuesit që arrijnë të regjistrohen deri më 29 gusht.

Continue Reading

Të kërkuara