Botë

OKB-ja: Krime të pashembullta janë kryer sistematikisht në Siri në periudhën e Asadit

Published

on

Kreu i Mekanizmit Ndërkombëtar të Paanshëm dhe të Pavarur të Kombeve të Bashkuara (IIIM) që heton krimet në Siri, Robert Petit, njoftoi se gjatë periudhës së regjimit të Bashar Asadit në Siri janë kryer krime të pashembullta sistematikisht.

Petit iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të Anadolus, lidhur me atë se çfarë ndodhi pas përmbysjes së regjimit të Asadit në Siri më 8 dhjetor 2024, krimet e kryera gjatë regjimit dhe llogaridhënies.

Duke nënvizuar se në vend ende po përjetohet një periudhë tranzicioni, Petit thotë se “zyrtarët e qeverisë kalimtare” janë shumë aktivë dhe se po përpiqen që të sigurojnë kontrollin.

Mendoj se ka shumë arsye për të qenë me shpresë në përgjithësi, por në të njëjtën kohë ka shumë sfida përpara dhe një situatë e veçantë humanitare që është ende shumë e rëndë“, tha ai.

Ai rikujtoi se institucioni që ai përfaqëson IIIM më 21 dhjetor 2024 ka zhvilluar një vizitë në Siri, duke treguar se ata kanë hyrë në një zonë specifike ku ka shumë dokumente.

Jemi në dijeni për një sasi të pabesueshme informacioni ende atje pavarësisht se shumica janë shkatërruar, vjedhur dhe humbur. Ka shumë dëshmi se regjimi vite të tëra ka kryer brutalitet duke përdorur të gjithë mjetet e tij. Ende ekziston një situatë shumë e brishtë ku dëshmitë mund të humbasin“, tha Petit, duke shtuar se presin leje nga autoritetet në Siri për të mundur të fillojnë punën atje.

Petit tha se ata shpresojnë të kenë akses në zonat ku ndodhen këto dëshmi të rëndësishme, duke theksuar se këto janë prova që tregojnë për ata që janë më përgjegjës për të gjitha krimet e kryera në Siri.

Në vitet e regjimit të Asadit nuk u nisën procese ligjore për ata që i kanë kryer këto krime. Nuk kishte drejtësi në Siri për ata që i kryejnë këto krime. Kishte një imunitet të plotë“, tha ai.

Është thelbësisht e rëndësishme që arkitektët kryesorë të këtyre krimeve të mbahen në mënyrë të qartë përgjegjëse dhe të ndiqen penalisht siç duhet. Në këtë mënyrë mund të zbulohet e vërteta dhe të sigurohet llogaridhënia e duhur. I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë një proces në të cilin sirianët do të udhëheqin dhe vendosin vetë“, shtoi Petit.

Duke vënë në dukje se OKB-ja ka shumë përvojë në mjediset pas konfliktit, Petit kujtoi se kjo është arsyeja pse u krijua IIIM, për të ndihmuar në sigurimin e përgjegjësisë për mizoritë masive në Siri.

Është e vërtetë që këto krime ishin të shumta dhe sistematike. Llojet e krimeve ishin të pashembullta nga disa aspekte. Mund të mendojmë vetëm për përdorimin e armëve kimike kundër civilëve, por edhe sistemi i burgjeve është pjesë e kësaj“, tha Petit.

Duke folur për një raport që ata përgatitën dy ditë para rënies së regjimit, duke dokumentuar më shumë se 100 qendra paraburgimi ku sirianë u burgosën, u torturuan dhe ishin pjesë e këtij sistemi për vite me radhë, Petit tha se 3 javë pas rrëzimit të regjimit në Siri i ka parë njerëzit me shumë shpresë.

Botë

​Sot shënohet Dita Botërore e Mirësjelljes

Published

on

Dara 13 nëntor njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Mirësjelljes, ditë e cila në gjithë botën kushtohet për njohjen e asaj që do të thotë të jesh i sjellshëm, t’i kushtoni vëmendje dhe kujdes të tjerëve.

Japonezët ishin të parët që e promovuan këtë iniciativë falë Japan Small Kindness Movement, pra e themeluar në vitin 1988 në Tokio.

Mirësjellja sipas tyre para së gjithash, është edukim i mirë, sjellje të mira dhe se mbi të gjitha është e mirë jo vetëm për ata që e marrin atë, por edhe për ata që e bëjnë këtë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Botë

​6 të vdekur nga rrëmuja gjatë rekrutimit ushtarak në Ganë

Published

on

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë lënduar në një rrëmujë gjatë një eventi rekrutimi ushtarak në ganë të Afrikës.

Tragjedia ndodhi kur mijëra kandidatë mbushën hyrjet e stadiumit, duke shpresuar për një mundësi pune në forcat e armatosura, raporton BBC.

Forcat e Armatosura të Ganës njoftuan se rrëmuja e sotme tragjike u shkaktua nga një rritje e papritur e kandidatëve që shkelën protokollet e sigurisë dhe nxituan drejt hyrjeve.

Pesë nga të lënduarit mbeten në gjendje kritike.

Mijëra të rinj u mblodhën në stadiumin El-Wak në kryeqytetin Akra, sepse shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve në Gana, e cila sipas statistikave të fundit qeveritare është rreth 32%, shpesh çon në skena kaotike në ngjarje të tilla.

Afati i fundit i aplikimit u zgjat edhe me një javë për të lejuar më shumë kandidatë që kishin vështirësi me procesin të merrnin pjesë. Pavarësisht tragjedisë, procesi i rekrutimit kishte filluar, por u ndal në pasdite.

Arhin shtoi se do të nisë një hetim për shkaqet e rrëmujës./S.K/KP/

Continue Reading

Live

Bie inflacioni vjetor në Gjermani

Published

on

Norma vjetore e inflacionit në Gjermani ka rënë në 2.3% në tetor, nga 2.4% në shtator, tha autoriteti federal statistikor Destatis.

Ruth Brand si drejtuese e Destatis deklaroi se pas dy rritjeve të njëpasnjëshme në lidhje me çmimet e shërbimeve, norma e inflacionit ra pak në tetor.

Çmimet e energjisë ranë me 0.9% nga viti në vit, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 1.3%; norma e inflacionit pa përfshirë energjinë dhe ushqimin ishte 2.8%.

Çmimet e shërbimeve u rritën me 3.5% gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa çmimet e mallrave u rritën me 1.2%.

Ndërkaq, në bazë mujore, norma e inflacionit ishte 0.3%./S.K/KP/

Continue Reading

lajme

Në UBT do të organizohet Konferenca Ndërkombëtare “TURK-COSE 2025” me pjesëmarrje nga pesë shtete

Published

on

UBT do të jetë nikoqir i Konferencës së VII Ndërkombëtare të Botës Turke për Shkencë dhe Inxhinieri – TURK-COSE 2025, e cila do të mbahet nga 13 dhe 14 nëntor, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan.

Kjo ngjarje e madhe shkencore do të organizohet në formën fizike dhe online, duke mbledhur studiues, profesorë dhe kërkues nga e gjithë bota.

Konferenca organizohet në bashkëpunim mes UBT-së, Universitetit Kirgizo-Turk “Manas” (KTMU – Kirgizi), Universitetit Teknik të Azerbajxhanit (AZTU – Azerbajxhan), Universitetit “Akhmet Yasawi” (Kazakistan) dhe Universitetit “Niğde Ömer Halisdemir” (NOHU – Turqi).

TURK-COSE 2025 do të përqendrohet në tema bashkëkohore të fushave të ndryshme shkencore dhe teknologjike, përfshirë:

  • Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimit
  • Shkencat Natyrore dhe të Aplikuara
  • Shkencat Fizike dhe Teknike
  • Inxhinierinë e Ndërtimit dhe Teknologjitë Arkitekturore
  • Shkencat Bujqësore dhe Mjedisore
  • Transportin dhe Energjjinë e Rinovueshme

Në fokus do të jenë edhe konceptet moderne si Industria 4.0, Inteligjenca Artificiale, Interneti i Gjërave (IoT), Energjia e Gjelbër, dhe Qytetet e Mençura.

Në konferencë do të marrin pjesë folës nga të paktën pesë shtete të ndryshme, ndërsa gjuhët zyrtare të punimeve do të jenë: turqishtja, kazakishtja, kirgizishtja, azerbajxhanishtja, anglishtja dhe rusishtja.

Punimet e pranuara dhe prezantuara do të publikohen në Librin e Abstrakteve dhe Librin e Punimeve me ISBN, ndërsa versionet e zgjeruara në anglisht do të kenë mundësi botimi në revista të indeksuara si SCOPUS, TRDizin dhe Crossref.

Organizatorët ftojnë studiues, akademikë, profesionistë dhe studentë të diplomuar të kontribuojnë me punime shkencore që reflektojnë zhvillimet më të fundit në shkencë dhe inxhinieri.

Continue Reading

Të kërkuara