Aktualitet

OKB do të evakuojë mbi 11 mijë detarë të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit; Rubio paralajmëron kundër taksave detare

Published

on

Organizata Ndërkombëtare Detare e OKB-së (IMO) pritet të evakuojë më shumë s1 11,000 detarë të cilët kanë mbetur të bllokuar në Gjirin Persik si pasojë e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Sekretari i Përgjithshëm i IMO-së, Arsenio Dominguez, deklaroi se ky “operacion në shkallë të gjerë” do të realizohet në bashkëpunim me Iranin, Omanin, SHBA-në, shtetet e tjera bregdetare të rajonit dhe industrinë detare.

“Kemi siguruar garancitë e nevojshme të sigurisë dhe kemi verifikuar plotësisht kushtet për lundrim të sigurt për të mbështetur këto operacione,” shtoi Dominguez.

Edhe pse javën e kaluar u nënshkrua një marrëveshje e përkohshme për t’i dhënë fund konfliktit, Uashingtoni dhe Teherani po vazhdojnë të përplasen për detajet e Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU).

Përplasjet për inspektimet bërthamore dhe raketat balistike

SHBA-ja ka bërë të ditur se memorandumi përfshin garanci që programi i armëve bërthamore të Iranit do t’i nënshtrohet inspektimeve nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (AEA).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi:

“Irani ka rënë dakord plotësisht dhe tërësisht për inspektimet bërthamore të nivelit më të lartë në një të ardhme të gjatë (Përgjithmonë!!!). Kjo do të sigurojë ‘Sinceritet Bërthamor’.”

Mirëpo, pak para postimit të Trumpit, Irani deklaroi se agjencia e OKB-së nuk do të lejohet të inspektojë zonat bërthamore që u bombarduan nga SHBA-ja dhe Izraeli vitin e kaluar. Ndaj kësaj, një zyrtar amerikan u përgjigj duke thënë se “iranianët kanë pranuar inspektime të rrepta të mbetjeve të programit të tyre… regjimi iranian do të thotë çfarëdo që i duhet për konsum të brendshëm”.

Nga ana tjetër, Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, gjatë një vizite në Pakistan, u shpreh prerë se vendi i tij “kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të negociojë me askënd për kapacitetet e veta mbrojtëse”.

Këtë e konfirmoi edhe Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili në një konferencë të përbashkët me Pezeshkian sqaroi se çështja e raketave balistike nuk është diskutuar dhe “nuk ka qenë fare në tryezë”.

 

Rubio në Gjirin Persik: Ngushtica e Hormuzit është ujë ndërkombëtar

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka nisur një turne në Gjirin Persik, duke filluar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për të vijuar në Kuvajt dhe Bahrejn – dy vende këto që strehojnë baza ushtarake amerikane.

Rubio paralajmëroi se asnjë shteti nuk i lejohet të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit, rrugë kjo ku Irani ka tentuar të tarifojë anijet kaluese.

“Ky është një kanal ujor ndërkombëtar. Asnjë vendi nuk i lejohet të ngarkojë taksa apo tarifa në një kanal ndërkombëtar. Ky është ligji ndërkombëtar ekzistues. Besoj se të gjitha vendet e këtij rajoni pajtohen me ne”, deklaroi Rubio me të mbërritur në Emirate.

 

Plani i evakuimit dhe pasojat ekonomike

Evakuimi i detarëve varet tërësisht nga mbajtja e hapur e ngushticës. IMO njoftoi se plani parashikon përdorimin e dy rrugëve të përkohshme detare, ndërsa anijet do të kontaktohen individualisht për udhëzime të mëtejshme.

Pas 28 shkurtit, kur nisën sulmet e para ndaj Iranit, Teherani e bllokoi efektivisht ngushticën, gjë që rriti çmimin e naftës bruto “Brent” në mbi 100 dollarë për fuçi, si dhe bllokoi dërgesat e energjisë dhe produkteve esenciale si plehrat artificiale.

Sipas të dhënave të fundit nga kompania e inteligjencës detare “Kpler”, që nga rihapja e Ngushticës së Hormuzit, të paktën 172 anije kanë lundruar përmes saj, ku vetëm gjatë së shtunës kanë kaluar 42 sosh. /BBC/ /E.A/

Continue Reading

Vendi

Rama e quan “show politik” dërgimin në Prokurori të kontratës për ndriçimin publik nga LVV

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar si “show politik” veprimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilët kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale dokumentacionin lidhur me kontratën për ndriçimin publik në kryeqytet.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama ka kritikuar përfaqësuesit e LVV-së, duke pretenduar se ata nuk kanë paraqitur propozime konkrete në Kuvendin e Kryeqytetit për përmirësimin e çështjes së ndriçimit publik.

“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë. Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit ndonjë propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e luajt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen”, ka shkruar Rama.

Reagimi i tij vjen pasi shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, dhe deputeti Ilir Kërçeli njoftuan se kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale dokumentacionin për kontratën e ndriçimit “Smart”, duke pretenduar se ka pasur dallime të mëdha në çmime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Aksion i madh policor në Prishtinë, përfshihen edhe autoritetet ndërkombëtare

Published

on

Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Prishtinë, në një objekt afarist ku operojnë qendra të thirrjeve (Call Center).

Sipas raportimeve, aksioni po zhvillohet në objektin afarist, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të shumtë të Policisë.

Për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Arbnora Luta.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin, personat e përfshirë apo veprimet konkrete të institucioneve të rendit.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme./A.K/

Continue Reading

lajme

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara