Lajmet

OEK: Gjykata Supreme shqyrton padinë kundër ZRrE për tregun e lirë të energjisë

Published

on

Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se Gjykata Supreme do ta trajtojë padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji për tregun e lirë të energjisë.

“Oda Ekonomike e Kosovës njofton se Gjykata Supreme ka vendosur që padia e ushtruar nga OEK ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), lidhur me daljen e detyrueshme në tregun e lirë të energjisë, do të procedohet dhe do të shqyrtohet për vendim meritor. Tashmë është caktuar kolegji i gjyqtarëve i cili do ta trajtojë padinë ndaj ZRrE”, njofton OEK.

OEK thotë se kanë pritje që gjykata të vendosë brenda afatit 60 ditorë dhe ‘të anulojë aktet nënligjore të ZRRE’së”.

Përkundër që kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e vendimit nuk është aprovuar, me arsyetimin se akti “Njoftimi i ZRrE-së” nuk i plotëson kriteret e një akti nënligjor normativ, çështja do të shqyrtohet në mënyrë meritore për të gjitha aktet nënligjore të ZRrE-së, përveç këtij njoftimi, sipas afateve ligjore.

Andaj, pritjet e Odës Ekonomike të Kosovës janë që gjykata të vendosë brenda afatit 60 ditor nga dita e parashtrimit të padisë, siç e parasheh ligji dhe të anulojë të gjitha aktet nënligjore të ZRrE-së me të cilat janë përcaktuar kriteret për daljen në tregun e lirë,” thuhet në këtë njoftim.

“Pavarësisht se masa e përkohshme e sigurisë nuk është aprovuar, Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson pozitivisht faktin se lënda do të trajtohet në themel dhe shpreh besimin se vendimi final do të jetë në të mirë të ekonomisë, bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, të dielën rreth orës 17:10.

Policia ka njoftuar se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim një delegacion të kongresit amerikan

Published

on

By

Presidentja, Vjosa Osmani do të pret sot në takim një delegacion të kongresit amerikan.

Takimi do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes, me fillim nga ora 09:30.

Kështu ka njoftuar Presidenca përmes një komunikate për media, ku po ashtu u bë e ditur se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit/EO

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, LDK sot nominon kandidatin për kryeministër

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mblidhet sot në ora 15:00.

Pos, diskutimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, ky subjekt pritet ta nominojë edhe kandidatin për kryeministër, e që pritet të jetë kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku.

Pra, ky subjekt tashmë i ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku i priu LDK-së edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke arritur që t’i marrë 171 mijë e 357 vota, apo 18.27 për qind./EO

Continue Reading

Lajmet

Ndërpritet qarkullimi i autobusëve të “Trafikut Urban” në Prishtinë

Published

on

By

Qytetarët e Prishtinës nga sot kanë mbetur pa transport publik, pasi ndërmarrja “Trafiku Urban” ka ndërprerë qarkullimin në të gjitha linjat për shkak të vështirësive financiare të krijuara nga bllokimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës.

Ndërprerjen e operimit e kanë paralajmëruar edhe disa nga linjat private të transportit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se situata ka arritur në nivel kritik dhe se qytetarët janë vënë në rrezik si asnjëherë më parë.

Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë. Për më shumë se një vit, kanë alokuar buxhetin që i duhet kryeqytetit, por buxheti i Prishtinës është bllokuar për çështje politike. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati për shkelje të ligjit; jemi drejtuar te kryeministri, te presidentja dhe te Gjykata Kushtetuese. Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga”, tha Rama dje gjatë konferencës për media.

Ai konfirmoi zyrtarisht se nga dita e sotme transporti publik ndalon operimin.

Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, u shpreh kryetari i Prishtinës.

Ndërkohë, edhe ndërmarrja “Trafiku Urban” ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e qarkullimit, duke e lidhur atë me vështirësitë financiare dhe mungesën e karburanteve.

Gjatë ditëve të fundit jeni njoftuar për vështirësitë financiare me të cilat po përballet ndërmarrja. Si pasojë e këtyre vështirësive dhe mungesës së karburanteve, përkundër vullnetit tonë, jemi të detyruar të ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban, duke filluar nga e hëna, 24.11.2025. Shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për pasojat që kjo ndërprerje do t’ju shkaktojë. Qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit e mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet e saj financiare ndaj ndërmarrjes.

Ndërmarrja thekson se kriza nuk lidhet me gjendjen e saj financiare të brendshme, por me vonesat e komunës.

Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme. Edhe një herë, u kërkojmë ndjesë qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të transportit publik, i cili do të mbetet i pezulluar deri në lëshimin e mjeteve”, thuhet në njoftim./EO

Continue Reading

Të kërkuara