Lajmet

Piloti kroat dhe e dashura serbe nga Kosova nën akuzë për spiunazh, lidhen me “Mamin” dhe sulmet ndaj KFOR-it

Published

on

Serbja nga Kosova, A.M., e cila ndodhet në paraburgim në Kroaci së bashku me partnerin e saj, pilotin kroat J.I. (54), dyshohet se ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Vladimir Radivojeviqin, të njohur me nofkën “Mami”, raporton portali kroat Index.hr.

Radivojeviq, i akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës vitin e kaluar, dyshohet se është ndër organizatorët e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai njihet si udhëheqës i të ashtuquajturës “Brigada e Veriut”, e shpallur organizatë terroriste në Kosovë.

Hetuesit kroatë kanë zbuluar mesazhe të dërguara nga A.M. te “Mami”, në të cilat ajo i shkruante: “Duhet ta ‘hekurosni’ sulmin ndaj KFOR-it me çdo kusht”, duke iu referuar incidentit të 25 shtatorit 2022, kur trupat e KFOR-it u sulmuan në Zubin Potok. Po atë ditë, piloti J.I., që ishte pjesë e kontingjentit kroat në KFOR, i kishte shkruar asaj: “Vërtetë e prishët punën mbrëmë”.

Sipas prokurorisë kroate, piloti akuzohet për një formë të rëndë të spiunazhit – zbulimin e informacioneve sekrete për lëvizjen e trupave ndërkombëtare – për çka rrezikon deri në 10 vjet burgim. Partnerja e tij serbe mund të dënohet deri në 5 vjet, për mbledhje dhe transmetim të të dhënave sekrete.

Gjykata e Qarkut në Split ka vendosur që çifti të mbahet në paraburgim, për shkak të rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe mundësisë së arratisjes. Dyshja ishte njohur në vitin 2016 në Kosovë, kur J.I. shërbente në KFOR dhe A.M. punonte si përkthyese në EULEX. Marrëdhënia e tyre ka zgjatur rreth nëntë vjet.

Në dëshminë e tij, piloti ka mohuar spiunazhin, duke thënë se e dashura i dërgonte vetëm të dhëna mbi kushtet e motit. Por prokuroria pretendon se ai e dinte që partnerja mund të përdorte informacionet për qëllime të tjera dhe megjithatë ia përcillte. A.M., nga ana e saj, është justifikuar duke thënë se punonte për shërbimin sekret gjerman BND, pretendim i cili nuk është vërtetuar.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetje për institucionet e vendit, duke theksuar se ushtria kroate ka vepruar në përputhje me ligjin për të identifikuar autorët e mundshëm dhe për të parandaluar krime të tjera.

“Presidenti shpreh mbështetje për të gjitha institucionet e Republikës së Kroacisë, kryesisht për Ushtrinë e Kroacisë, e cila përmes veprimeve të veta ka përcaktuar kryerjen e mundshme të veprave penale në dëm të Republikës së Kroacisë dhe ka marrë masat e duhura për t’i identifikuar autorët e mundshëm dhe për të parandaluar vepra të mëtejshme penale”, thuhet nga Presidenca e Kroacisë.

Ndërkohë, nga Prishtina, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka theksuar se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet kroate, duke mohuar kategorikisht se A.M. ka pasur qasje në informacione konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit.

Foto e huazuar nga: Index.hr

Continue Reading

Lajmet

Kontrabandim në pejë, sekuestrohen mallra rreth 30 mijë euro

Published

on

Sipas raportit policor, të martën në pejë  rreth orës 10:00, njësitë relevante të policisë në bashkëpunim me prokurorinë themelore në pejë, inspektorët e administratës tatimore të kosovës dhe njësinë anti-kontrabandë të doganës së kosovës kanë realizuar një kontroll në objektin dhe veturën e një të dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme elektronike të dyshuara si të kontrabanduara, përfshirë pajisje samsung, një ipad, 160 koka mbushëse të tipit apple 20, 13 telefona iphone modele të ndryshme, 13 telefona celularë të tjerë, si dhe 2 apple watch.

Sipas vlerësimit, mallrat e sekuestruara kapin vlerën rreth 30,000 euro.

I dyshuari, pas intervistimit dhe me udhëzim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda do të trajtohet nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arratisje nga qendra korrektuese në lipjan – dy të arrestuar, njëri i mitur

Published

on

Sipas raportit policor, në lipjan më 09.06.2026 rreth orës 09:15 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, nën dyshimin se janë arratisur nga qendra korrektuese në lipjan.

Sipas të njëjtit raport, të dyshuarit dyshohet se janë larguar derisa ishin duke e shfrytëzuar kohën e shëtitjes brenda oborrit të qendrës korrektuese.

Pas arrestimit dhe intervistimit, të dyshuarit janë dërguar sërish në qendrën korrektuese, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kompetent./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Luca Parmitano, hyn në histori si evropiani i parë në ekuipazhin ‘Artemis’ të NASA-s

Published

on

Astronauti italian i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), Luca Parmitano, do të jetë evropiani i parë që merr pjesë në programin hënor “Artemis” të NASA-s, ka njoftuar administratori i agjencisë amerikane të hapësirës, Jared Isaacman.

Parmitano, 49 vjeç, do të jetë një nga katër astronautët e misionit “Artemis III”, i cili pritet të nisë në vitin 2027.

Megjithatë, ndryshe nga planet fillestare, misioni nuk pritet të shkojë drejt Hënës, por do të zhvillohet vetëm në orbitën e Tokës për kryerjen e testeve.

Sipas Isaacman, ekuipazhi do të përfshijë gjithashtu astronautët amerikanë Andre Douglas, Frank Rubio dhe Randy Bresnik, ndërsa Bob Hines do të jetë në gatishmëri si rezervë në rast emergjence.

Në vend të uljes në sipërfaqen hënore, misioni “Artemis III” do të fokusohet në testimin e lidhjes (docking) të anijes kozmike “Orion” me sistemet e uljes hënore.

Përmes këtij programi, NASA synon të vendosë një prani të përhershme njerëzore në Hënë, si hap drejt misioneve të ardhshme në hapësirën e thellë/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova shënon 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe 27-vjetorin e Çlirimit me aktivitete përkujtimore

Published

on

Kosova do të shënojë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 27-vjetorin e Çlirimit të vendit me një agjendë të gjerë aktivitetesh përkujtimore dhe festive, që përfshijnë homazhe, ekspozita, koncerte dhe veprimtari shkencore.

Aktivitetet kanë nisur me ceremoninë për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në kompleksin historik në Prizren, ndërsa programi qendror do të zhvillohet më 12 qershor me homazhe në Prekaz, te varret e figurave të njohura kombëtare dhe në monumentet e dëshmorëve në Prishtinë.

Në kuadër të shënimeve do të hapet edhe ekspozita “KFOR and Kosova 25+” në Bibliotekën Kombëtare, do të mbahet pritja shtetërore dhe koncerti festiv “Liria na Bashkon” në Gjakovë me ansamble nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Më 25 qershor parashihet edhe një ligjëratë përkujtimore për akademikun Rexhep Qosja në Bibliotekën Kombëtare, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij.

Institucionet e Kosovës theksojnë se përmes këtyre aktiviteteve synohet nderimi i ngjarjeve dhe figurave që kanë shënuar historinë kombëtare dhe rrugëtimin drejt lirisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara