Lajmet

Odës së Avokatëve i shtohen 50 avokatë të rinj dhe 32 praktikantë

Në njoftimin e OAK-ut, thuhet se kryetari Ejupi avokatëve dhe praktikantëve të rinj iu uroi suksese.

Published

on

Oda e Avokatëve të Kosovës të martën organizoi ceremoninë e betimit solemn, ku para kryetarit të Odës, Behar Ejupi, dhanë betimin 50 avokatë të rinj dhe 32 praktikantë të avokatisë.

Në njoftimin e OAK-ut, thuhet se kryetari Ejupi avokatëve dhe praktikantëve të rinj iu uroi suksese, duke përmendur përgjegjësinë që bart ky profesion.

“Ceremoninë e betimit e udhëhoqi Vjollca Ajeti, u.d. Drejtor Ekzekutiv, derisa Kryetari Ejupi në fjalimin e tij, fillimisht avokatëve dhe praktikantëve të rinj i’u uroi shumë suksese, derisa theksoj se të jesh avokat është përgjegjësi dhe nderë, duke shtuar gjithashtu se është një profesion përmes së cilit avokati në çdo kohë është në gatishmëri për përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve por edhe duke i kontribuuar sundimit të ligjit në sistemin e drejtësisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, theksohet se edhe avokatë dhe kryetarë të degëve, uruan avokatët dhe praktikantët e rinj.

“Me një fjalë rasti të pranishmëve i’u drejtuan edhe panelistët Adem Vokshi avokat në Prishtinë (Ish Kryetar i OAK-së), Fadil Sinanaj, Kryetar i degës Regjionale në Gjilan dhe Visar Ostrozubi, u.d.Kryetar i degës Regjionale në Prizren, të cilët pasi uruan avokatët dhe praktikantët e rinjë hyrjen në profesionin e ri duke iu dëshiruar shumë suksese, e duke theksuar edhe aspektin sfidues që ka profesioni i avokatit”, thuhet më tej.

Bëhet e ditur se në këtë ceremoni si mysafirë morën pjesë avokatë, familjarë dhe të afërm të avokatëve dhe praktikantëve të rinj, të cilët ishin dëshmitarë të betimit, të cilin e dhanë para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, iu dëshiron shumë suksese avokatëve dhe praktikantëve në ushtrimin e profesionit të ri”, thuhet në fund të njoftimit.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara