Lajmet

Oda e Hotelerisë thirrje ministri Vitia: Të hapen sallat e dasmave, bizneset po falimentojnë

Published

on

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit Hysen Sogojeva, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ende nuk është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ndoënse kishte marrë premtime për të diskutua për problemet e tyre.

Madje ai thotë se ende nuk ka përgjigje të qartë nga ana e ministrit Vitia lidhur me hapjen e sallave të dasmave.

“Prej takimit të fundit që e kemi pasur, si vendim për këto masa që i kemi marrë ende nuk kemi pasur, premtimet janë që menjëherë të ketë takim, por nuk na ka thirrur andaj dua të shfrytëzoj rastin që të lus ministrin Vitia që sa më herët të takohemi për me pas mundësi me dalë nga kjo situatë, sepse pa u liruar kjo pjesë, pra e sallave të dasmave ne si Odë e Hotelerisë nuk jemi të kënaqur”, tha Sogojeva.

“Mendoj që ne duhet me komunikuar edhe më tepër që me pas bashkëpunime dhe të sqarohen gjërat, sepse kjo situatë është si është, pasi kemi edhe rënie të të infektuarve, shpresoj që edhe vaksinat të vinë duke apeluar te Qeveria që sa më parë të merret me vaksinimin e popullatës, sikurse rajoni, ne kemi mbetur mbrapa dhe nuk është mirë të mbetemi, duhet gjetur mundësitë sepse pa vaksinimin e popullatës nuk kemi zgjidhje tjetër”, u shpreh ai.

Sogojeva thotë që pakoja e paralajmëruar nga ana e Qeverisë nuk mjafton për këtë sektor, pasi që rreziku është që shumë nga bizneset të falimentojnë.

Madje ai thotë që përfshirja në pako edhe të marketeve, është e papranueshme sepse ata kanë punuar tërë kohën.

“Duhet Qeveria me intervenuar prapë me një pako, ekstra për këtë sektor, sepse nga ajo 220 milionëshi edhe ajo krejt nuk mjafton, por nga ajo duhet të ndahet një shumë veçmas për këtë veprimtari sepse këtu janë humbjet dhe këtu është dëmtuar më së shumti, prandaj edhe kërkoj nga qeveria që të ketë konsideratë për këtë veprimtari, sepse nëse nuk marrim masa për rimëkëmbjen  e kësaj nga gjithë ato biznese, as 6 mijë nga to nuk do mund të mbijetojnë”, deklaroi ai.

“Mu për këtë kemi pasur takime edhe me ministrin e Financave, kemi pasur takime edhe me Bankën Qendrore, dhe jemi dakorduar në njëfarë forme që kjo mos të ndodhur, në rregull ka ndodhur, por që nuk ka nevojë të u jepet asaj kategori apo veprimtarie që në njëfarë forme është gjetur në këtë situatë, ndërsa kemi veprimtari që i kanë kaluar edhe 550 ditë thuajse asnjëherë nuk kanë punuar, dhe mjetet e premtuara të shkojnë në vend të duhur”.

Tutje Sogojeva thotë që janë duke punuar në bazë të udhëzimeve dhe rekomandimeve, raporton EO.

“Ju i keni parë rekomandimet e mia, unë publikisht kam kërkuar që këto masa të zbatohen, sepse jemi nënshkrues të asaj marrëveshje dhe kam kërkuar nga anëtarësia jonë që të respektohen rregullat dhe të mos marrim dënime pa nevoje sepse tash është e rregulluar në bazë të udhëzimeve dhe nuk do kemi probleme edhe për pandeminë sipas respektimit të masave”, përfundoi Sogojeva.

Continue Reading

Vendi

MINT gjobit KEDS-in edhe me 35 mijë euro pas parregullsive me njehsorët elektrikë

Published

on

By

Komisioni verifikues në kuadër të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) po vazhdon me verifikimin e njehsorëve elektrikë pas ankesave të shumta të qytetarëve, proces ky që ka rezultuar me masa ndëshkimore.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se pas kontrolleve laboratorike të 16 njehsorëve, janë gjetur shkelje të rënda, për çka Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka shqiptuar gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë eurosh.

Nga analizat e detajuara laboratorike, në gjashtë raste është vërtetuar se njehsorët elektrikë kishin afat të skaduar të verifikimit, ndërsa në gjashtë raste të tjera janë evidentuar devijime në orë dhe datë. Po ashtu, inspektorët kanë konstatuar një rast të heqjes së miratimit të tipit të njehsorit, ndërkohë që tre pajisje të tjera janë ende në proces të ekzaminimit të mëtutjeshëm.

MINTI dhe Agjencia e Metrologjisë kanë bërë të ditur se ky aksion nuk do të ndalet me aq. Verifikimet do të vazhdojnë intensivisht edhe në ditët në vijim për të garantuar që çdo pajisje matëse funksionon sipas standardeve ligjore, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga faturimet e pasakta dhe sigurimin e transparencës në tregun e energjisë.

 

Continue Reading

Rajoni

Shqipëria synon mbylljen e 10 kapitujve të parë me BE-në: Plotësohen 27 piketa kyçe

Published

on

By

Shqipëria ka hyrë në një etapë intensive teknike drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke u fokusuar tashmë në përmbushjen e detyrimeve konkrete ekonomike dhe shoqërore. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Kryenegociatorja Majlinda Dhuka bëri të ditur se vendi po punon për mbylljen teknike të 10 kapitujve të parë, të cilët mbulojnë 27 nga 101 piketat totale të përcaktuara nga Brukseli.

Sipas ministres Dhuka, Shqipëria ka bërë hapa domethënës në fusha si marrëdhëniet me jashtë, kërkimi shkencor dhe arsimi, për të cilat pritet vlerësimi përfundimtar nga Komisioni Evropian. Përparim është shënuar edhe në kapitujt që lidhen me pronësinë intelektuale, prokurimin publik dhe politikat monetare. Deri më tani, janë realizuar 92 nisma të rëndësishme që kanë mundësuar përmbushjen e 24 piketave të ndërmjetme, duke marrë vlerësime pozitive nga partnerët evropianë.

Një peshë të rëndësishme në këtë proces luan reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit. Dhuka vlerësoi rolin e Kuvendit në miratimin e ligjeve për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe nismat për lobimin dhe parandalimin e konfliktit të interesit. Paralelisht, vëmendje u është kushtuar të drejtave themelore, mbrojtjes nga diskriminimi dhe forcimit të lirisë së medias përmes ndryshimeve në Kodin Penal.

Në përfundim, Kryenegociatorja theksoi se Shqipëria po dëshmon seriozitet institucional në ndërtimin e një shteti që garanton rendin dhe drejtësinë sipas standardeve të BE-së. Sipas saj, kalimi nga faza e besimit politik në atë të rezultateve teknike është prova më e madhe e progresit të vendit në rrugën evropiane.

 

Continue Reading

Vendi

Dekretohen ligjet e seancave të fundit: Kosova zyrtarizon anëtarësimin në Bordin e Paqes

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar këtë të premte dekretimin e një pakete ligjore, të cilën e ka cilësuar si mjaft domethënëse për qytetarët dhe forcimin e Republikës. Ndër aktet më të rëndësishme ligjore të nënshkruara është ai për ratifikimin e marrëveshjes që mundëson anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu bëri të ditur se ligjet e reja prekin fusha vitale si banimi social, kujdesi shëndetësor, rregullimi i shtetësisë dhe shërbimet e pagesave. Po ashtu, dekreti përfshin rregullat për resurset ujore, maturën shtetërore, organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, si dhe marrëveshjet financiare me Bashkimin Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim.

Anëtarësimi në Bordin e Paqes përbën një hap të veçantë diplomatik, pasi Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet vende nga Ballkani Perëndimor që bëhen pjesë e këtij mekanizmi. Nga Bashkimi Evropian, kësaj nisme i janë bashkuar vetëm Hungaria dhe Bullgaria.

Ky bord, i cili është themeluar dhe do të udhëhiqet nga presidenti amerikan Donald Trump, ka si mision parësor mbikëqyrjen e zbatimit të planeve të paqes në zonat e prekura nga luftërat. Fokus i menjëhershëm i këtij mekanizmi do të jetë situata në Rripin e Gazës dhe projektet për rindërtimin e asaj zone.

Continue Reading

Lajmet

Trump i jep ultimatum BE-së: Tarifa zero deri më 4 korrik ose rritje drastike e taksave

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se do të përballet me tarifa “shumë më të larta” nëse blloku nuk i eliminon plotësisht taksat ndaj produkteve amerikane brenda datës 4 korrik. Pas një bisede telefonike me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Trump sqaroi se i ka dhënë afat Evropës deri në 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së për të reflektuar, në të kundërt rritja e tarifave do të jetë e menjëhershme.

Nga ana tjetër, Von der Leyen u shpreh optimiste, duke thënë për BBC-në se blloku po shënon “progres të mirë” drejt reduktimit të tarifave përpara se të skadojë ky afat. Megjithatë, pozita e Trumpit u sfidua nga brenda, pasi një gjykatë amerikane vlerësoi se tarifat e tij globale prej 10% nuk janë të mbështetura në ligjin tregtar të SHBA-së, vendim ky që mund të nxisë beteja të reja ligjore.

Edhe pse një akord tregtar ishte arritur mes Trumpit dhe Von der Leyenit korrikun e kaluar, zbatimi i tij ka ngecur për shkak të mungesës së konsensusit mes qeverive të vendeve anëtare dhe ligjvënësve evropianë gjatë bisedimeve të fundit. Përmes një postimi në platformën X, Von der Leyen rikonfirmoi se të dyja palët mbeten të angazhuara për realizimin e marrëveshjes.

Më herët, presidenti amerikan kishte përmendur mundësinë e aplikimit të taksave prej 30% mbi mallrat evropiane. Ndërkohë, Parlamenti Evropian dha një miratim të kushtëzuar në mars, duke kërkuar garanci që SHBA-ja do të heqë tarifën 50% mbi çelikun dhe aluminin evropian përpara se të pranohet regjimi i tarifave zero për produktet amerikane. Për t’u bërë e plotfuqishme, kjo marrëveshje duhet të marrë dritën jeshile nga të 27 shtetet anëtare të BE-së.

Continue Reading

Të kërkuara