Lajmet

OBSH thirrje për shtyrjen e dozës së tretë të vaksinës

Hungaria u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që ofroi vaksina përforcuese.

Published

on

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të vonojnë administrimin e injeksioneve përforcuese për të paktën dy muaj, për t’u dhënë kohë vendeve me doza të pakëta të vaksinave që të sigurojnë më shumë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, se përparësi duhet t’i jepet rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.

Zoti Ghebreyesus gjithashtu vuri në dyshim dobinë e vaksinave përforcuese, duke thënë se “ekziston një debat nëse vaksinat përforcuese kanë ndonjë efektshmëri”. Hungaria u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që ofroi vaksina përforcuese dhe iu bashkua një numri në rritje të vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, që kanë filluar të ofrojnë ose po planifikojnë të ofrojnë doza të treta për popullsinë e tyre.

OBSH-ja tha javën e kaluar se nuk beson se të dhënat aktuale mbështesin nevojën për doza përforcuese ndaj COVID-19ës. Në Shtetet e Bashkuara, më shumë rajone dhe organizata thanë të hënën se do të kërkojnë dëshmi të vaksinimit, pas njoftimit se vaksina e koronavirusit e kompanisë Pfizer mori miratimin e plotë të qeverisë federale.

Zyrtarët e Luizianës thanë se nëpunësve civilë do t’u kërkohej të vaksinoheshin ose të përballeshin me testime të rregullta, ndërsa universitetet në këtë shtet thanë se do të fillonin të urdhëronin vaksinimet për studentët. Pentagoni tha të hënën se po përgatitet të lëshojë udhëzime për të kërkuar vaksinimin, tani që vaksina Pfizer është miratuar plotësisht. Departamenti i Mbrojtjes kishte thënë më parë se vaksinat do të ishin të detyrueshme deri në mes të shtatorit ose menjëherë pas miratimit nga FDA-ja (Administrata e Ushqimit dhe Barnave).

Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut thanë të hënën se i gjithë stafi i shkollave publike, përfshirë mësuesit, duhet të vaksinohen dhe se nuk do të kenë më mundësi që t’i nënshtrohen testimit javor për koronavirusin, në vend që të vaksinohen./VOA

Continue Reading

Aktualitet

Rrënohen ndërtimet pa leje në Valbonë, Rama: Ndaleni këtë sport në hapësirat publike

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës, teksa edhe ndau pamje nga heqja e ndërtimeve pa leje në luginën e Alpeve.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit (IKMT) njoftoi se shembi objektin 3 katësh me nënçati, me konstruksion betonarme dhe muraturë tulle, i ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Rama shtoi se duhet të ndalen të gjithë ata që e vazhdojnë këtë sport të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male.

“Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, theksoi më tej kreu i qeverisë.

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra./S.K/KP/

 

Continue Reading

Botë

​Oktoberfest në Gjermani mbyllet përkohësisht për shkak të kërcënimit me bombë

Published

on

Autoritetet gjermane kanë mbyllur përkohësisht Oktoberfest në Munih për shkak të kërcënimit me bombë në një letër të shkruar nga një i dyshuar i akuzuar për vënien e zjarrit në një shtëpi, njoftoi policia lokale.

I dyshuari akuzohet për vënien e zjarrit në një ndërtesë në një mosmarrëveshje familjare ku mbeti i vdekur njëperson vdiq në atë incident.

Policia e Munihut tha në X se terreni i Oktoberfest, Theresienwiese, është kontrolluar plotësisht dhe nuk është gjetur asnjë rrezik, prandaj edhe Oktoberfest rifilloi pas orës 17:30.

Kryebashkiaku i Munihut, Dieter Reiter, tha se mbyllja e festivalit pasoi një autor që kërcënonte Oktoberfestin.

Oktoberfest, i njohur si “Wiesn”, mbahet nga 20 shtatori deri më 5 tetor dhe është festivali më i madh i birrës dhe muzikës folklorike në botë./S.K/KP/DW/

Continue Reading

Aktualitet

​Trepça largon përkohësisht nga puna udhëheqësit e terminalit doganor

Published

on

Me vendim të kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Trepça, Faton Ahmeti, janë larguar përkohësisht nga puna katër udhëheqësit e terminalit doganor me inicialet B.N, M.Th., V.S. dhe M.ZH.

Vendimi është marrë në bazë të raportit dhe pas analizës së tij, në të cilin janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara me rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale më datë 30 korrik 2020, thuhet në një njoftim të kësaj ndërmarrjeje.

Trepça konfirmon përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet./ S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Osmani në samitin EPC, pritet nga mbreti e mbretëresha daneze

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po e përfaqëson vendin në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.

Para fillimit të samitit, presidentja Osmani u prit nga Mbreti Frederiku X dhe Mbretëresha Margreth II në Pallatin Amalienborg në Kopenhagë.

“Faleminderit Lartmadhërive të Tyre, Mbretit dhe Mbretëreshës së Danimarkës, për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Edicioni i shtatë i Komunitetit Politik Evropian do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga Evropa, dhe do të ketë në fokus situatën e sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Evropa më e fortë e më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara