Lajmet

OBSh-ja deklaron fundin e shpërthimit të virusit Marburg në Guinenë Ekuatoriale

Mikrobi shumë virulent shkakton ethe të rënda, shpesh të shoqëruara me gjakderdhje dhe dështim të organeve.

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) shpalli fundin e virusit Marburg në Guinenë Ekuatoriale pasi nuk u raportua asnjë rast i ri për mbi 40 ditë.

Mikrobi shumë virulent shkakton ethe të rënda, shpesh të shoqëruara me gjakderdhje dhe dështim të organeve. Ky virus është nga familja filoviruse që përfshin ethet hemorragjike Ebola, e cila ka shkaktuar disa epidemi vdekjeprurëse në Afrikën perëndimore dhe qendrore.

Shpërthimi, i shpallur më 13 shkurt, ishte i pari i këtij lloji në Guinenë Ekuatoriale, një shtet i vogël bregdetar në Afrikën qendrore-perëndimore./UBTNews/

Lajmet

Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.

Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.

Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.

Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme britanike për popullin e Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që forcojnë objektivat e përbashkëta mes dy vendeve.

Një fokus i veçantë gjatë bisedës iu kushtua ruajtjes së mjedisit demokratik dhe rëndësisë së debatit publik të përgjegjshëm.

Osmani dhe Hargreaves theksuan se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është tërësisht e papranueshme, duke bërë thirrje që praktika të tilla të mos kenë vend në diskursin publik në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

Suharekë: Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në fshatin Samadrexhë të Suharekës një 45-vjeçar me inicialet B.K., pasi I njejti kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” me shufra metalike dhe tela, duke penguar qarkullimin e banorëve.

Gjatë ndërhyrjes së policisë rreth orës 08:30, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët me thikë dhe u ka bërë rezistencë të dhunshme.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër policë kanë pësuar lëndime trupore, ndonëse policia sqaroi se lëndimet nuk erdhën nga goditjet me thikë, por gjatë procesit të neutralizimit të sulmuesit.

Personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor në Suharekë, ku po priten hapat e mëtejshëm ligjorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Continue Reading

Lajmet

REL: Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit

Published

on

By

Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Kosovë, kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian, dhe si arsye janë përmendur zhvillimet e fundit politike në vend.

“Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti, komisionarja Kos i tha atij se do ta shtynte udhëtimin e saj të planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike”, ka bërë të ditur zyra për media e Komisionit.

Sipas saj, Kos synon të udhëtojë në Prishtinë “në momentin e parë të mundshëm”.

Vizita e zyrtares evropiane ishte bërë e ditur javën e kaluar. Jozyrtarisht dihej se ajo do ta vizitonte Kosovën më 12 mars, dhe kjo do të ishte vizita e saj e parë në Kosovë në cilësinë e Komisionares së Zgjerimit.

Kosova është vendi i vetëm që Kos nuk e ka vizituar ende – e që është në zonën e fushëveprimit të saj – edhe pse e drejton Departamentin e Zgjerimit në Komisionin Evropian që nga dhjetori i vitit 2024.

Në vitin 2025, si mungesë për vizitë ishte përmendur fakti që nuk ekzistonte një bashkëbisedues për shkak të krizës institucionale në Kosovë.

Lajmi për shtyrjen e vizitës së saj në Kosovë vjen një ditë pas Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin, meqë institucioni nuk ka arritur ta zgjedhë presidentin e ri deri më 5 mars.

Lëvizja Vetëvendosje, parti në pushtet, e ka çuar rastin në Kushtetuese.

Në vendimin e Gjykatës, masa e përkohshme vlen deri më 31 mars dhe deri atëherë, as Osmani nuk mund të shpallë datën e zgjedhjeve, dhe as Kuvendi nuk mund të thërrasë seancën për të vazhduar punën.

 

Çfarë ndodhi javën e kaluar në Kosovë?

Më 6 mars, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se ka lëshuar dekret për shpërndarjen e vendit, meqë, siç tha ajo, përfaqësuesit politikë “vendosën ta çonin vendin në zgjedhje”.

Një ditë më parë, më 5 mars, procesi i zgjedhjes së presidentit dështoi për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend.

Pasi presidenti nuk u zgjodh, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i pezullonte përkohësisht afatet që lidhen me zgjedhjen e një presidenti të ri të Kosovës.

Menjëherë pasi këtyre zhvillimeve pati interpretime të ndryshme të neneve të Kushtetutës së Kosovës.

Disa njohës të çështjeve ligjore besojnë se Kuvendi duhet të zgjedhë një president brenda 60 ditëve nga fillimi i seancës për të zgjedhur një president.

Megjithatë, Osmani insiston se Neni 86 i Kushtetutës përcakton se presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentes aktuale, dhe mandati i saj përfundon më 4 prill.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentin e zgjedh Kuvendi. Një kandidat duhet të ketë shumicën prej dy të tretave të votave të deputetëve në Kuvendin me 120 vende, ose të paktën 80 vota.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton numrin e kërkuar të votave në dy raundet e para, një shumicë e thjeshtë, ose të paktën 61 vota, është e mjaftueshme në raundin e tretë, me kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh të pranishëm.

Sipas Kushtetutës, nëse procesi i zgjedhjes së presidentit dështon në tre raunde, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Zyrtarët evropianë tashmë kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

 

Continue Reading

Të kërkuara