Lajmet

OBSH bën thirrje për veprim urgjent për të reduktuar konsumin e alkoolit në Evropë

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një thirrje urgjente për veprim për të ndalur trendin në rritje të konsumit të alkoolit në Evropë, i cili është ndër më të lartat në botë.

OBSH publikoi një raport mbi konsumimin e alkoolit në Evropë, duke zbuluar se ai çon në pothuajse 800,000 vdekje në vit, duke e bërë atë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në rajon.

Çdo ditë, 2200 njerëz në Evropë vdesin nga shkaqe të lidhura me alkoolin, që përbën gati 9% të të gjitha vdekjeve në rajon.

Konsumimi i alkoolit ndikon ndjeshëm në dhunën në familje, aksidentet dhe problemet e shëndetit mendor. Pavarësisht kësaj, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që lidhen me përdorimin e alkoolit.

Pavarësisht rreziqeve shëndetësore, evropianët kryesojnë listën globale me një konsum mesatar vjetor të alkoolit prej 9.2 litrash.

Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, meshkujt pinë rreth katër herë më shumë se femrat. Në Evropë, dy në tre të rritur konsumojnë alkool dhe një në 10 të rritur konsiderohet alkoolist.

Mjekët thonë se konsumimi i alkoolit mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare, kancer dhe cirrozë të mëlçisë. Por për më shumë se një dekadë nuk ka pasur ulje të konsumit të alkoolit në vendet e Bashkimit Evropian.

Raporti thekson gjithashtu se vende si Rusia, Ukraina dhe Turqia kanë arritur objektivat e OBSH-së për reduktimin e alkoolit duke rritur taksat mbi alkoolin dhe duke reduktuar aksesin e tij./AA

Lajmet

Interesim i jashtëzakonshëm për studime Master në UBT, këto janë programet që po zgjedhin të rinjtë

Published

on

By

Të rinjtë nga Kosova dhe rajoni po tregojnë interesim të madh për studimet Master në UBT, duke zgjedhur programe të orientuara drejt specializimeve, zhvillimit profesional dhe ndërtimit të një karriere të qëndrueshme, duke përfituar njëkohësisht nga fleksibiliteti i studimeve dhe përshtatja e tyre me angazhimet profesionale.

Me një ofertë të gjerë akademike, UBT u mundëson studentëve të zgjedhin ndërmjet fushave të ndryshme, nga biznesi dhe teknologjia, deri te inxhinieria, drejtësia, arkitektura, shkencat politike, psikologjia, shëndetësia, ushqimi, bujqësia dhe fushat e tjera profesionale.

Programet në nivelin Master në UBT: 

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • FinTech dhe Menaxhimi i Inovacionit
  • Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
  • Inxhinieria e Trafikut dhe Transportit
  • Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment
  • Inxhinieri e Mekatronikës
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • Inxhinieri e Energjisë dhe Mjedisi
  • E Drejta Penale
  • E Drejta Civile dhe Pronës
  • E Drejta Komerciale
  • Gjuhë, Media dhe Komunikim
  • Politika Publike dhe Menaxhim
  • Shkenca Politike
  • Studime të Sigurisë
  • Psikologji
  • Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit
  • Shëndet Publik dhe Menaxhim
  • Biokimi
  • Shkencat Paramjekësore
  • Agrikulturë dhe Mjedis
  • Shëndet dhe Aktivitet Fizik

Veçantia e ofertës akademike të UBT-së qëndron edhe në ndërthurjen e njohurive teorike me përgatitjen praktike, duke synuar që studentët të jenë të gatshëm për sfidat e tregut bashkëkohor të punës. Programet janë të konceptuara për t’u mundësuar studentëve avancimin në profesionin e tyre, ndryshimin e fushës së karrierës apo përgatitjen për studime të mëtejshme akademike.

Përmes qasjes në teknologji moderne, infrastrukturës bashkëkohore, stafit akademik vendor dhe ndërkombëtar dhe mundësive për bashkëpunime me industri dhe kompani prestigjioze botërore, studentët kanë mundësi të zgjerojnë njohuritë dhe të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për profesionet e së ardhmes.

Programet Master në UBT ofrojnë diplomë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa gama e gjerë e specializimeve u jep mundësi studentëve që të zgjedhin programin në përputhje me interesat, profesionin dhe objektivat e tyre të karrierës.

APLIKO TANI ONLINE!

 

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Mitrovicë të Jugut: Policia po heton rastin si ‘Vrasje në tentativë’

Published

on

By

Në Mitrovicën e Jugut është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku sipas dyshimit të parë të policisë, gjuajtja ka ndodhur mes dy palëve.

Pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë vërejtur disa vrima shpuese në muret e dy banesave, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet e projektilëve.

Në kuadër të ekzaminimit të vendngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga njësitë relevante kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Continue Reading

Lajmet

Të lënduar nga sulmi fizik dhe të shtënat me armë në Fushë Kosovë, i dyshuari në kërkim

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës është raportuar për një lëndim të rëndë trupor në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, tre burra kanë pësuar lëndime të renda trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga një person, i cili gjatë incidentit ka shtënë edhe me armë zjarri.

Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Ndihmuam Ukrainën me parim, e pakuptimtë të shihemi përmes prizmit të Serbisë

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur keqardhje për deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai rikonfirmoi mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës gjate qëndrimit te tij në Serbi.

Përmes një reagimi në rrjetin X, Konjufca ka rikujtuar se që nga dita e parë e agresionit rus, Kosova ka qëndruar pa hezituar krah Ukrainës duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke ofruar ndihmë humanitare e ushtarake, si dhe strehim për gazetarët ukrainas, përkundër faktit që Ukraina nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

“E bëmë këtë me gjithë mosnjohjen e shtetit tonë nga Ukraina, sepse solidariteti me një popull që mbron lirinë, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial është çështje parimi”, thuhet në reagimin e Konjufcës.

Në reagim vihet në pah se përderisa Kosova i është bashkuar plotësisht sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë. Po ashtu, theksohet se shtetësia e Kosovës është produkt i çlirimit nga regjimi i Millosheviqit dhe procesit ndërkombëtar të udhëhequr nga OKB-ja, i konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).

“Përpjekjet e Rusisë për ta përdorur Kosovën si precedent apo arsyetim për pushtimin, okupimin apo tentim-aneksimin e territorit ukrainas janë historikisht dhe ligjërisht të rreme. Asnjë paralelizëm i tillë nuk ekziston”, shkruan Konjufca.

MPJD-ja i ka bërë thirrje Ukrainës për njohjen e Republikës së Kosovës, duke nëvizuar se Kosova e refuzon me vendosmëri çdo kornizim të shtetësisë së saj përmes prizmit të integritetit territorial të Serbisë.

“E mirëpresim njohjen e Republikës së Kosovës nga Ukraina. Një vendim i tillë do të fuqizonte vetë parimet e lirisë, demokracisë dhe të drejtës ndërkombëtare që vetë Ukraina po i mbron sot”, përfundoi ministri Konjufca. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara