Lajmet

OBSH: 0.5% e vdekjeve nga COVID nën moshën 25 vjeç

0.1% e viktimave nga COVID në botë janë fëmijë të moshës nën 5 vjeç. (1 797 raste)

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat për infektimin dhe vdekshmërinë e grupmoshës nga 0-25 vjeç gjatë periudhës së pandemisë.

Të dhënat nga OBSH për periudhën nga 30 dhjetori 2019 deri në 25 tetor 2021:

  • 2% e të gjithë të infektuarve nga COVID-19 në botë janë fëmijë të moshës nën 5 vjeç. (1 890 756 raste)
  • 0.1% e viktimave nga COVID në botë janë fëmijë të moshës nën 5 vjeç. (1 797 raste)
  • 7% të infektimeve globale janë të grupmoshës nga 5-14 vjeç. (7 058 748 raste)
  • 0.1% e vdekjeve të raportuara në rang global janë të grupmoshës nga 5-14 vjeç (1 328 raste)
  • 15% e infektimeve në rang global janë të grupmoshës 15-24 vjeç. (14 819 320 raste)
  • 0.4% e vdekjeve globale janë të grupmoshës 15-24 vjeç. (7 023 raste)
  • 0.5% e vdekjeve në rang global janë të moshës nën 25 vjeç.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton provat e reja mbi nevojën e një vaksinimi masiv të fëmijëve dhe adoleshentëve me vaksinat e miratuara nga Agjencia Europiane Barnave, të cilat janë: Pfizer, Modera, Astrazeneca, Jonson@Johson, Sinovak, Sinofarm dhe Covaxin.

Disa vende europiane si Danimarka, Franca, Spanja, Italia dhe Polonia kanë nisur injektimin e grupmoshës nga 12-17 vjeç me vaksinat nga Pfizer dhe Moderna.

Ndërkohë vendet si SHBA dhe Izraeli po injektojnë edhe fëmijët e moshës nga 5-11 vjeç me vaksinën Pfizer.

Objektivat OBSH-së janë që të injektohet 40% e popullsisë së çdo vendi deri në fund të vitit 2021 dhe 70% deri në mesin e 2022.

Continue Reading

lajme

Moti sot në Kosovë

Published

on

By

Moti në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen edhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, kurse ato maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

Ndërkaq, do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë. /E.A/

Continue Reading

Live

Ndërprerje globale e shërbimeve të Microsoft-it, preken përdoruesit në 74 shtete

Published

on

By

Gjiganti teknologjik Microsoft po përballet me vështirësi serioze në rregullimin e një ndërprerjeje globale të shërbimeve të tij, e cila ka lënë jashtë funksionit platformat kryesore si Teams, Outlook dhe softuerin e inteligjencës artificiale Copilot, për shkak të problemeve me lidhjen.

Sipas të dhënave nga faqet e monitorimit të rrjetit, kjo rënie e sistemit ka zgjatur për më shumë se 11 orë dhe ka prekur përdoruesit në 74 shtete të botës. Kompania, aplikacionet Microsoft 365 të së cilës përdoren nga mbi 430 milionë njerëz, bëri të ditur se përpjekjet e deritanishme për të zgjidhur problemin nuk po japin rezultatet e pritura.

Nga Microsoft-i kanë sqaruar se kjo ndërprerje nuk është shkaktuar nga ndonjë incident i sigurisë kibernetike. Megjithatë, kjo situatë ka nxitur reagime të ashpra në komunitetin teknologjik.

“Nëse ky nuk është një sulm kibernetik, atëherë është një paaftësi e pabesueshme”, deklaroi një ekspert i teknologjisë për BBC-në.

Pasojat e kësaj rënieje të rrjetit janë ndjerë edhe te kompani të tjera të mëdha të teknologjisë, ku gjigantët e inteligjencës artificiale, OpenAI dhe Anthropic, kanë raportuar po ashtu probleme në funksionimin e shërbimeve të tyre. /BBC/

 

Continue Reading

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara