Lajmet

​O’Brien dhe Osmani diskutojnë për nevojën urgjente për t’u angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien ka pritur në takim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Uashington.

O’Brien ka shkruar se janë krenarë që mbështesin shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës.

“Është e rëndësishme të qëndrojmë në hap për të avancuar vizionin tonë të përbashkët. Gjithashtu u diskutua për nevojën urgjente për t’u angazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Jim O’Brien.

O’Brien u ka thënë mediave serbe se veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje e Hercegovinës, janë rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Por ai theksoi se forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë dhe ato të EUFOR-it në Bosnje janë të gatshme “t’i pengojnë grupet e vogla lokale që të shkaktojnë dhunë”.

Lajmet

12 armë të konfiskuara dhe 15 të arrestuar gjatë një jave në Mitrovicë

Published

on

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka zhvilluar gjatë javës së fundit aktivitete të shtuara operative dhe parandaluese për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 12 armë zjarri dhe janë arrestuar 15 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të aktiviteteve në trafik, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,390 gjoba, ndërsa janë vendosur edhe 9 masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjeteve motorike, për kundërvajtje të ndryshme.

Policia e Mitrovicës së Jugut ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet operative dhe parandaluese, me synim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Mitorvicën e Veriut

Published

on

By

Sipas raportit 24 orësh të policisë, në Mitrovicën e Veriut në orët e vona të mbrëmjes është raportuar për zhdukjen e një burri.

Rastin e ka paraqitur gruaja e tij, duke thënë se ishte larguar nga shtëpia disa dit më parë dhe nuk është kthyer më.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

OpenAI raportoi në FBI 25-vjeçarin që kërcënoi ish-të dashurën me vrasje

Published

on

OpenAI ka raportuar në FBI një 25-vjeçar nga Florida, pasi ai dyshohet se përdori ChatGPT për të shkruar plane të hollësishme për përdhunimin dhe vrasjen e ish-të dashurës së tij.

Sipas hetuesve, Darren Zhou kishte nisur të përdorte ChatGPT në mars për të diskutuar ndarjen nga partnerja e tij, por bisedat më vonë u shndërruan në kërcënime serioze. Ai dyshohet se shprehu xhelozi ndaj personave që rrethonin ish-të dashurën dhe shkroi se do ta vriste atë deri në fund të muajit.

Kërcënimet dyshohet se u zgjeruan edhe ndaj familjes së 21-vjeçares. Ish-partnerja e Zhou kishte deklaruar se ishte ndarë prej tij për shkak të sjelljes së tij të çrregullt, xheloze dhe kontrolluese. Pas ndarjes, ajo tha se ai e kishte përndjekur përmes telefonatave, mesazheve dhe komunikimeve kërcënuese në rrjetet sociale.

OpenAI u dha autoriteteve informacionin për bisedat, pasi kompania lejon shqyrtimin e komunikimeve dhe njoftimin e institucioneve kur identifikohet një rrezik serioz ndaj personave të tjerë. Në maj, FBI-ja ia dorëzoi Zyrës së Sherifit të Qarkut Palm Beach bisedat e Zhou-s për një periudhë prej dy muajsh.

Një efektiv i përfshirë në rast vlerësoi se mesazhet nuk përbënin thjesht shpërthime emocionale, por tregonin një model të planifikimit.

Zhou u arrestua në maj dhe u lirua dy ditë më vonë kundrejt një garancie prej 100 mijë dollarësh. Ai u akuzua për përndjekje të rëndë, kërcënime me shkrim për vrasje dhe përdorim të paligjshëm të telefonit celular.

Më 13 gusht, Zhou u deklarua fajtor për të tria akuzat dhe arriti një marrëveshje që e shmangu burgimin. Gjykata e dënoi me tetë vjet mbikëqyrje nga shërbimi i provës, si dhe i vendosi një sërë kufizimesh./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicën e Veriut

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut.

Autoritetet policore kanë njoftuar se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’i nënshtruar obduksionit, nga ku pritet të sqarohen rrethanat dhe shkaqet e plota të vdekjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara