Aktualitet

Obama u bën thirrje burrave me ngjyrë që ta përkrahin Harrisin

Published

on

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kritikuar sërish pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, dhe u ka bërë thirrje burrave me ngjyrë që të përkrahin kandidaten e demokratëve, Kamala Harris, teksa ka bërë fushatë në Pitsburg të Pensilvanisë, njërit prej shteteve të lëkundshme në zgjedhje.

Obama ka thënë se dëshiron t’i flasë “disa të vërteta”, pasi ka dëgjuar raportime në terren se ka më pak entuziazëm për Harrisin, në krahasim me kur ka qenë kandidat vetë, dhe që burrat me ngjyrë po mendojnë që të mos votojnë në këto zgjedhje.

Një pjesë e imja më bën të mendoj – dhe po u flas burrave direkt – që nuk jeni duke e ndjerë idenë që të keni një grua si presidente, prandaj po dilni me alternativa tjera dhe arsye tjera”, ka thënë Obama.

Ish-presidenti ka thënë se taktika e Trumpit për t’i ulur njerëzit, nuk është forca e tij e vërtetë.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama.

Po e shqyrtoni mundësinë që të rrini larg zgjedhjeve, apo të mbështesni dikë që historikisht ju ka denigruar juve, sepse besoni që ajo është shenjë e forcës, sepse ashtu duhet të jetë një burrë? Duke i ulur gratë? Kjo është e papranueshme”, ka thënë Obama.

Ish-presidenti demokrat ka nisur të vizitojë shtetet që lëkunden në qëndrimet e tyre në këto zgjedhje, teksa kanë mbetur më pak se katër javë deri te dita kryesore e votimit.

Obama, i cili e ka përfunduar mandatin tetë vjet më parë, është një prej zërave më me ndikimin në Partinë Demokratike.

Derisa është zgjedhur president, më 2020, edhe Joe Biden e ka pasur atë ndikim te demokratët, mirëpo këtë vit, meqë është duke i dhënë fund mandatit, nuk është përfshirë në fushatë.

Si Harris, ashtu edhe Trump, kanë qenë shumë të zëshëm për të fituar mbështetjen e amerikanëve me ngjyrë.

Një anketë e kryer së fundmi nga agjencia e lajmeve AP dhe Qendra NORC, ka gjetur se shtatë në 10 votues me ngjyrë kanë një qasje në favor të Harrisit, me disa dallime të vogla në mesin e burrave me ngjyrë dhe grave, rreth asaj se si e shohin kandidaten demokrate.

Mendimet e amerikanëve me ngjyrë, lidhur me Trumpin, janë kryesisht negative, sipas anketës.

Lajmet

Kaq kushton nafta sot në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.68 euro për litër, për benzinë 1.49 euro, ndërsa për gaz 0.82 cent.

Kjo rritje e çmimeve vjen si pasojë e tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme dhe pasigurisë në tregjet globale.

Edhe pse javë më parë u shënua një rënie e lehtë, situata gjeopolitike mes SHBA-së dhe Iranit ka bërë që çmimet e naftës të shënojnë përsëri trend rritës.

 

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një grua në Prizren

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet për zhdukjen e një gruaje në Prizren.

Sipas raportimit të familjarëve, viktima është larguar nga shtëpia që nga pasditja e së dielës dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për gjetjen e saj dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Shtetasi i Serbisë godet me veturë një këmbësor në Mitrovicën e Veriut

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet për një aksident trafiku me lëndime në Mitrovicën e Veriut, ku një shtetas i Serbisë ka goditur një këmbësor kosovar.

Sipas informacioneve të para, aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me vendimin e të cilit procesi ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim seksual

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale të ngacmimit seksual.

Sipas Policisë, i dyshuari ka ngacmuar seksualisht viktimën, ndërsa detajet e mëtejshme rreth rrethanave të ngjarjes nuk janë bërë të ditura.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

Continue Reading

Të kërkuara