Lajmet nga UBT

Nxitja e kreativitetit dhe emocioneve përmes teknologjisë dhe dizajnit fokusi kryesor i Konferencës së Dizajnit të Integruar dhe Modës në UBT

Published

on

Konferenca Ndërkombëtare e Dizajnit të Integruar dhe Modës në UBT u karakterizua me katër sesione të ndryshme që trajtuan tematika nga teknologjia në dizajn, roli i dizajnit në ndikimin e emocioneve të përdoruesve, dhe përdorimi i teknologjive të ndryshme në dizajn.

Trajtimi i këtyre temave ofroi një pasqyrë të gjerë të ndryshimeve në fushën e dizajnit të aspekteve të ndryshme të jetës së përditshme, si dhe vizione dhe përmbajtje emocionuese për rolin e dizajnit në shprehjen e ndjenjave në një mënyrë konceptuale.

Sesioni i parë:

Chair: Ariana Gjoni

Co – Mevludin Shabani

Keynote speaker:

  • “Exploring Resilience: The Aesthetics of Vintage Fabrics” – Prof. Ariana Gjoni, UBT College, Prishtina;
  • “Redesigning of the Multifunctional Mixer by the Ashby Chart Material Selection Method” – Prof. Mevludin Shabani, Zana Kume Tytynxhiu, Vesa Kuçi, UBT College, Prishtina;
  • “Colorimeters and Spectrophotometers – their professional use for measurement of colours in Design Prototyping” – Prof. Milot Gusia, UBT College, Prishtina;
  • “Asymmetry of Has clothing as a social category, serving the fashion industry” – Prof. Nexhat Çoçaj, UBT College, Prishtina;
  • “The importance of technology, the impact of innovations and design in improving production quality in Kosovo” – Prof. Naim Ostergllava, Afrim Loku and Prof. Mevludin Shabani, UBT College, Prishtina;
  • “The Use Of Technology In The Fashion Industry” – Prof. Hana Zeqa, UBT College, Prishtina;
  • “Design reflection in the challenges of time” – Prof. Ardita Rizvanolli, UBT College, Prishtina.

Sesioni i dytë:

Chair: Ariana Gjoni

Co – Chair: Mevludin Shabani

Keynote speaker:

  • “Illustration Techniques and Their Role in ‘Punch’ Magazine: A 19th-Century Perspective” – Prof. Kaltrina Veselaj Shllaku, Visar Shllaku, UBT College, Prishtina;
  • “Graphic Design Application in Marketing: Business Branding Challenges” – Prof. Ylber Limani, Era Hyseni, UBT College, Prishtina;
  • “Cause and Effect Analysis of Interior Design Failures” – Prof. Ylber Limani, Era Avdyli, UBT College, Prishtina;
  • “The Future of Sustainable Interior Design in the Context of the Impact of Digital Technologies on User Emotions” – Prof. Ylber Limani, Erblina Salihu, UBT College, Prishtina;
  • “The Involvement of Nature in the Urban Structure” – Prof. Ajhan Bajmaku and Prof. Sebil Spat Brahloka, UBT College, Prishtina;
  • “Universal Design for Children in the Education System” – Iliriana Kryeziu and Prof. Sebil Spat Brahloka, UBT College, Prishtina;
  • “How Urban Environments Impact Animal Adaptations” – Fatka Kabashi and Prof. Sebil Spat Brahloka, UBT College, Prishtina.

Sesioni i tretë:

Chair: Ariana Gjoni

Co – Chair: Mevludin Shabani

Keynote speaker:

  • “Creating Essential Spaces within the Orphanage Environment” – Altina Rexhbeqaj and Prof. Sebil Spat Brahloka, UBT College, Prishtina;
  • “Sourcing Sustainability: The Impact of Dead Stock Fabrics and Zero Waste Fashion” – Prof. Ariana Gjoni, Shkurte Ejupi, Zana Maxhuni, Donika Rexhepi, Edonita Telaku, UBT College, Prishtina;
  • “The Impact of Fashion on Sustainable Development” – Prof. Ariana Gjoni, Marigona Susuri, UBT College, Prishtina;
  • “Impact of the Application of Digital Technologies in Fashion Design in the 21-st Century” – Prof. Ariana Gjoni, Alma Salihi, UBT College, Prishtina;
  • “Embracing Imperfection in the Field of Fashion Design” – Prof. Arian Gjoni, Nertila Memaj, UBT College, Prishtina;
  • “COLLECTIVE MEMORY OF URBAN SPACES IN OLD PRISTINA AS A TRAITIN APPLIC ATIVE MEDIA”, Prof. Uran Krasniqi, UBT College, Prishtina;
  • “Waste Not – Want Not in Kosova” – Prof. Aferdita Statovci, UBT College, Prishtina;
  • “FASHION AND TECHNOLOGY – Graphic Design” – Amina Sofiu and Prof. Arbresha Hoxha, UBT College, Prishtina;
  • “Information design and UX, UI design, Marketing QR Code” – Prof. Arbresha Hoxha, UBT College, Prishtina.

Sesioni i katërt:

Chair: Ariana Gjoni

Co – Chair: Mevludin Shabani

Keynote speaker:

  • “Expressing Emotions in a Conceptual Way” – Prof. Laura Ymeri, UBT College, Prishtina.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku takohet me ekipin First Kosovo në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025

Published

on

Ekipi përfaqësues i Kosovës në First Global Challenge 2025, është takuar me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama, Heroina Telaku, dhe Sekretaren e Parë të Ambasadës, Gjylymsere Ahmetgjekaj, gjatë ceremonisë hapëse të kësaj gare prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe frymëzuese, ku u diskutua mbi punën, përkushtimin dhe arritjet e ekipit të Kosovës.

Ambasadorja Telaku shprehu mbështetjen për të rinjtë kosovarë, të cilët po e përfaqësojnë me dinjitet dhe krenari vendin në një skenë globale të dijes dhe inovacionit.

Continue Reading

Lajmet

Flamuri i Kosovës valon në mesin e mbi 190 shteteve në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025 në Panama

Published

on

Në një atmosferë madhështore, mes flamujve të mbi 190 shteteve dhe duartrokitjeve të mijëra pjesëmarrësve nga e gjithë bota, flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025 në Panama. Ky është momenti kur rinia e Kosovës, përmes ekipit First Kosovo, hyn në arenën botërore të inovacionit, teknologjisë dhe kreativitetit.

Në këtë ngjarje madhështore, ekipi përfaqësues i Kosovës – First Kosovo, i përbërë nga të rinj të talentuar që janë përgatitur me muaj në laboratorët e UBT-së, do të garojë për të treguar kreativitetin, dijen dhe shpirtin inovativ të rinisë kosovare. Ata do të përfaqësojnë Kosovën në një nga garat më të rëndësishme botërore në fushën e robotikës dhe teknologjisë.

Tema e sivjetshme e garës, “Biodiversiteti dhe ndryshimet klimatike”, synon të nxisë të rinjtë të krijojnë zgjidhje teknologjike që ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e jetës në planetin tonë.

UBT, si partneri institucional që ka mbështetur këtë iniciativë që nga fillimi, është vlerësuar më herët me medalje të artë ndërkombëtare për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e edukimit STEM dhe pjesëmarrjen e suksesshme të ekipeve kosovare në garat globale të robotikës.

Në këtë garë të dijes dhe inovacionit, të rinjtë e Kosovës po e bëjnë vendin tonë të njihet si një forcë e re kreative në hartën teknologjike botërore.

Continue Reading

Lajmet

Ish-deputetët austriakë vizitojnë UBT-në

Published

on

Një grup i ish-deputetëve të Parlamentit Federal të Austrisë, bashkë me politikanë dhe ekspertë të angazhuar në fushën e arsimit dhe çështjeve sociale, vizituan Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, e mirëpriti delegacionin dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me universitetet austriake, duke u angazhuar për të forcuar edhe më tej lidhjet akademike dhe shkencore. Ai gjithashtu falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen që Austria ka ofruar për zhvillimin e arsimit dhe kërkimit në Kosovë.

Delegacioni austriak ishte i udhëhequr nga prof. Josef Höchtl dhe përfshinte personalitete të rëndësishme si dr. Ernst Wurz, Stefanie Zobl, dhe Franz Fuchs, ndërsa takimi u zhvillua në praninë e drejtuesve të UBT-së, si dhe të stafit akademik dhe administrativ të universitetit.

Delegacioni u informua për sukseset dhe arritjet e UBT-së, si institucioni më inovativ në Kosovë, që ka një pozicion të fortë si lider në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, si dhe për angazhimin e tij në zhvillimin e teknologjisë dhe bizneseve inovative.

Continue Reading

Lajmet

Eksperti ndërkombëtar i harduerit open source, Jo Hinchliffe, mbajti ligjëratë në UBT

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u zhvillua një ligjëratë e veçantë tematike nga eksperti ndërkombëtar në fushën e harduerit open source, Jo Hinchliffe, në kuadër të aktiviteteve para konferencës Software Freedom Kosova (SFK).

Ligjërata u organizua në bashkëpunim me FLOSSK dhe tërhoqi studentë, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë nga fusha e inxhinierisë dhe harduerit inovativ.

Jo Hinchliffe, i njohur për projektet e tij kreative dhe pasionin që përcjell tek audienca, ka kontribuar rregullisht në Raspberry Pi Magazine, ndërsa gjatë karrierës së tij ka punuar në projekte të ndryshme të harduerit, përfshirë ndërtimin e raketave dhe zhvillimin e sistemeve inovative harduerike.

Në kuadër të ligjëratës me temën “Certifikimi i një projekti harduerik open source”, Jo Hinchliffe demonstronte dizajnimin e një komponenti në KiCad dhe shpjegonte procesin e aplikimit për certifikim të një projekti open source. Studentët u njohën me standardet ndërkombëtare të dizajnimit dhe certifikimit të projekteve harduerike open source, duke marrë këshilla praktike për zhvillimin e projekteve të tyre inovative.

Ky aktivitet ishte veçanërisht i përshtatshëm për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekatronike dhe fushave të ngjashme, të cilët shprehën interes të madh për zhvillimin e sistemeve harduerike dhe teknologjive moderne. Pjesëmarrësit vlerësuan mundësinë e jashtëzakonshme për të mësuar direkt nga një ekspert ndërkombëtar dhe për të marrë njohuri të vlefshme mbi praktikat më të mira në fushën e harduerit open source.

Continue Reading

Të kërkuara