Lajmet nga UBT

Punime të shumta shkencore nga fusha e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë prezantohen në Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion

Published

on

Një numër i madh i punimeve dhe hulumtimeve shkencore janë prezantuar në aktivitetin e MBE-së në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion.

Të ndarë në sesione, studiuesit trajtuan një numër të madh temash dhe nxorën shumë konkludime e rekomandime, përmes ndjekjes së të cilave mund të zgjidhen problemet e botës moderne në këtë fushë.

Sesioni i parë u prezantuan temat për ekonominë e gjelbër, marrëdhënien midis kursit të këmbimit dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme në Turqi, efektin moderues të qasjes në financë në marrëdhënien midis gjinisë dhe prirjes për eksport, dhe impaktin moderues të fazave të zhvillimit në marrëdhënien midis ndërmarrësisë dhe rritjes ekonomike.

Ndërsa sesioni i dytë përfshin prezantime mbi temat e kursit të këmbimit, parashikimin e çmimeve të pasurive të pronësisë përmes mësimit makinerik, analizën e ekonomisë së gjelbër në Ballkanin Perëndimor, prokurimin publik të gjelbër, inovacionet e gjelbër, analizën e parashikimit të kursit të këmbimit, arsimin dhe trajnimin e shkurtra profesionale, menaxhimin e burimeve njerëzore, marrëdhënien midis mjeteve të huaja dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, dhe performancën e transformimit digjital.

E në sesioni e fundit u prezantuan temat: digjitalizimi i procesit të shitjes në biznes, besueshmërinë e raporteve financiare, analizën e kostove, inovacionet në startupe, regionalizimin ekonomik në Afrikë, krizën në Niger Delta, bujqësinë në Maqedoninë e Veriut, marketingun bashkëkohor, pranimin e kritereve të mishit, dhe shumë tematika të tjera ekonomike dhe biznesi.

Punimet që janë dorëzuar dhe prezantuar në konferencën e kësaj fushe janë:

Sesioni i parë

Chair: Edmond Hajrizi

Co – Muhamet Gërvalla

  • “Green Tourism and its Impact in Environmental Development” – Arta Kadriu
  •  “Examining the Relationship between Exchange Rate and Housing Sales to Foreigners in Turkiye” – Mustafa Serdar Acar and Haldun Soydal
  • “The moderating effect of access to finance on the relationship between gender and export propensity” – Arta Mulliqi
  • “The moderating impact of stages of development on entrepreneurshipeconomic growth relationship” – Ermal Lubishtani
  • “Turkish Foreign Policies in the Horn of Africa: A Case Study of Ethiopia and Somalia (Perspectives from Political Economics)” – Kamal Tasiu Abdullahi and Kalid Abdirahman
  • “The effect of Artificial Intelligence in Marketing” – Gonxhe Beqiri and Rajan Arapi.

Sesioni i dytë

Chair: Ermal Lubishtani

Co – Chair: Afërina Skeja

  • “Examining the Relationship between Exchange Rate and Housing Sales to Foreigners in Turkiye” – Haldun Soydal and Mustafa Serdar Acar;
  • “Prediction of Housing Prices Using Machine Learning Algorithms” – Visar Hoxha, Lorana Berisha and Jehona Hoxha;
  • “A PEST analysis for Western Balkans towards Green Economy” – Aseda Banushaj and Gentian Picari;
  • “The Impact of Green Public Procurement in Western Balkan Countries” – Ditjona Kule and Irisi Bleraj;
  • “Drivers of Green Innovations in Western Balkan Countries” – Aida Gjika and Etis Jorgji;
  • “Using an Advanced Analysis for Forecasting and Daily Exchange Rates”– Elmira Kushta, Miftar Ramosacaj and Astrit Denaj:
  • “How Far Can Brics Go?” – Plamen Iliev;
  • The Role of Vocational Education and Training in Bridging the Skills
  • “Gap in the Labour Market” – Kujtim Zylfijaj and Mentor Shaqiri;
  • “Enhancing Job Satisfaction and Organizational Commitment through Managerial Support: An Employee Perspective within the Private Sector in Kosova” – Fisnik Bytyqi;
  • “The Business Environment and the Impact of Foreign Direct Investments on Economic Growth in Kosovo”– Getoar Lubeniqi and Kestrim Avdimetaj;
  • “Examining the Impact of Strategic Human Resource ManagementSHRM and Organizational Behavior on Digital Transformation Performance in Regional Businesses” – Labeat Mustafa and Ludmilla Shkurtil;
  • “Lean Six Sigma and SMEs: Systematic Literature Review” – Engelbert Zefaj;
  • “Employment Practices Using Artificial Intelligence in Healthcare: A Systematic Literature Review” – Bojan Kitanovikj;
  • “Role and influence of MFIs in Kosovo’s socio-economic landscape” – Shpresim Vranovci;
  • “Personality Traits and Predispositions for Criminal Behavior” – Haris Muminovic and Fatime Ziberi.

Sesioni i tretë

Chair: Arta Mulliqi

Co – Chair: Shpresim Vranovci

  • “The Role of Organizational Culture in Employee Retention in Kosovar Businesses” – Mimoza Sylejmani;
  • “Impact of Entrepreneurship in Reducing Unemployment”– Enver Krasniqi and Akile Lipovica;
  • “Effects of using the Win-Loss Method for overcoming conflicts in organization” – Arsim Marmullaku and Bekim Marmullaku;
  • “Financial inclusion determinants in South-Eastern European Countries” – Albulena Jahja;
  • “An analytical approach to more sustainable and contemporary marketing strategy”– Ylber Limani and Argjenda Lubishtani;
  • “Enhancing Management Focus Toward Market Orientation: Unveiling Internal Perspectives within Publicly Owned Enterprises of Republic of Kosovo”– Nazmi Zeqiri;
  • “Gross Domestic Product and the Progress of Economic Growth in Kosovo”– Agim Berisha;
  • “The impact of IT investments on the performance of largest Middle East banks” – Rasha Mahboub and Amir Imeri;
  • “Factors influencing the use of electronic services in Kosovo” – Mirjeta Domniku, Mersiha Kalac and Fortesa Qerimi;
  • “Do we have enough information for e-commerce online security?” – Afërina Skeja and Gonxhe Beqiri
  • “Green Economy Induces Energy Crisis.Case: Europe – Ardian Uka and Erzana Uka;
  • “How Can Blockchain Technology Contribute to Risk Management in International Trade?” – Metehan Orta Karpuz;
  • “Informed Decision Making: Market Research and Its Role in Increasing Jobs in Kosovo” – Agim Zuzaku;
  • “Changing Consumer Behavior as a Result of Influencer Marketing” – Hamëz Rama;
  • “The Impact of Uncertain Times in Supply Chain Management” – Ylber Limani and Mergime Syla.

Sesioni katërt

Chair: Engelbert Zefaj

Co – Chair: Fisnik Bytyqi

  • “Digitalization Of Business Sales Process” – Muhamet Avdyli and Ernisë Sallahu;
  • “The impact of digitalization on existing gaps in reliability and independence of financial statements” – Blinera Sylejmani;
  • “The effect of costs on profit maximization” – Artan Haziri;
  • “The Role of Startup Hubs in Catalyzing Entrepreneurial Innovation” – Blerina Boshtraj and Hasan Metin;
  • “Economic Regionalization in Africa: Challenges and Perspectives of the African Continental Free Trade Area (AFCFTA)” – Kamal Tasiu Abdullahi;
  • “Impact of Niger Delta Crisis and National Security in Nigeria: Appraisal of the Amnesty Programme Granted”- Kamal Tasiu Abdullahi and Bashir Dan-Inna;
  • “Agriculture Development Strategy in The Republic of North Macedonia: Between Subsidies, EU Support And Pressure From Liberalizatio” – Ruzhdi Matoshi;
  • “ Marketing Evaluation from Traditional to Contemporary Methods at Dokufest” – Hamëz Rama and Sezen Xhara;
  • “Understanding the Drivers of Meat Criteria Adoption: An Empirical Analysis” – Fidane Spahija Gjikolli and Burim Prenaj;
  • “The Importance of Implementing IFRS in the Reporting of Assets of Kosovo Businesses” – Albesa Biraj and Artan Haziri;
  • “Lagrangian Statistical Management of Inequality Constraints” – Shaqir Elezaj and Ramë Elezaj;
  • “Foreign direct investment and business environment in western Balkan countries” – Mustafë Hasani and Blerina Hasani;
  • “The Importance of the Adoption and Application of Accounting Policies Transition Countries with Regard to Companies in Kosova” – Driton Fetahu.

Continue Reading

lajme

Mundësi akademike për profesionistët: UBT ndan bursa 20% për studimet Master

Published

on

By

Teksa po afrohen ditët e fundit të afatit për regjistrime në nivelin Master, UBT rikujton të gjithë profesionistët e angazhuar në tregun e punës se mund të përfitojnë nga iniciativa “Engaged Scholarship”, e cila ofron 20% bursë studimi për avancimin e tyre akademik.

Programi u dedikohet punonjësve në sektorin publik dhe privat që synojnë të ngrenë nivelin e tyre profesional. Përfitues të kësaj zbritjeje mund të jenë kategori të ndryshme, përfshirë zyrtarët e administratës publike, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, gazetarët dhe zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, avokatët, kontabilistët, si dhe stafi shëndetësor e teknologët e ushqimit.

Për t’ua lehtësuar procesin kandidatëve që janë në marrëdhënie pune, ligjëratat zhvillohen me orar fleksibil, kryesisht në orët e pasdites. Të gjithë të interesuarit kanë edhe pak ditë kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi para përmbylljes zyrtare të afatit të regjistrimeve për këtë vit akademik.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

lajme

Mundësi mobiliteti Erasmus+ KA171 në Sapienza University of Rome – Itali

Published

on

By

UBT hap thirrjen për studentët e nivelit Bachelor nga programet Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Juridik, Psikologji, Inxhinieri e Mekatronikës, Studime të Sigurisë, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, Arkitekturë, si dhe Media dhe Komunikim, për mobilitet studentor në Sapienza University of Rome, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për semestrin pranveror të vitit akademik 2026/2027.

Sapienza University of Rome është një nga universitetet më të mëdha dhe më të njohura publike në Itali, me traditë të gjatë akademike dhe një gamë të gjerë programesh studimore dhe kërkimore.

Linku për aplikim

Afati i fundit për aplikim: 02.11.2026

Kujdes: Thirrja do të qëndrojë e hapur vetëm për 4 ditë!

Pas përfundimit të afatit, aplikimet do të shqyrtohen sipas kritereve të përcaktuara. Kandidatët që kalojnë fazën e parë të vlerësimit do të ftohen për intervistë, ndërsa studentët e përzgjedhur do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në Sapienza University of Rome.

Ftojmë të gjithë studentët nga programet përkatëse që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të studiuar në një nga universitetet më prestigjioze të Italisë, për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të zhvilluar më tej kompetencat e tyre akademike dhe profesionale.

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: [email protected].

Continue Reading

Lajmet

Një dashuri e shkruar në letra dhe e ruajtur nga historia

Published

on

By

Në Reporting House, në Prishtinë, ekspozita “Një mur na ndan ” sjell para vizitorëve një histori të veçantë dashurie, përkushtimi dhe idealizmi përmes mbi 50 letrave të shkëmbyera ndërmjet çiftit të UÇK-së, Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, si dhe eksponateve të tjera që dokumentojnë rrugëtimin e tyre. Letrat u shkruan kryesisht gjatë kohës kur Fehmiu vuante dënimin si i burgosur politik në burgun e Stara Gradishkës në Kroaci.

Përmes fjalëve të shkruara, Xheva dhe Fehmiu ndanin mallin, emocionet dhe ëndrrat për një jetë të përbashkët, pavarësisht largësisë që i ndante. Letrat, të zbukuruara me lule të vizatuara, shkronja të shkruara me ngjyra kuqezi, poezi dhe prozë, dëshmojnë jo vetëm dashurinë e tyre të thellë, por edhe formimin intelektual, bindjet dhe përkushtimin ndaj Kosovës.

Ato pasqyrojnë dy njerëz që, krahas lidhjes personale, i bashkonte edhe ideali për lirinë e vendit. Një element i veçantë i ekspozitës është edhe kostumi i kuq i Xhevës, të cilin ajo e veshi kur u vendos në familjen Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit, pas vendimit për ta pritur Fehmiun gjatë viteve të burgimit.

Kjo veshje shënon një moment të rëndësishëm të jetës së tyre dhe e lidh historinë personale të çiftit me rrugëtimin e tyre atdhetar. Përveç letrave dhe veshjes, ekspozita përfshin edhe eksponate të tjera, ndër to intervistën e Fehmi Lladrovcit të vitit 1998 dhe pamje të burgut ku ai kaloi pesë vjet. Së bashku, këto materiale sjellin një dimension më njerëzor të historisë, duke zbuluar ndjenjat, mendimet dhe përvojat e dy figurave që shpesh kujtohen vetëm përmes rolit të tyre në luftën çlirimtare.

Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci u vranë më 22 shtator 1998, gjatë luftës në Kosovë. Sot, përmes letrave të tyre të ruajtura dhe të ekspozuara në Reporting House, historia e tyre vazhdon të rrëfehet, duke ndërthurur dashurinë personale me idealet dhe përkushtimin ndaj vendit.

Ekspozita “Një mur na ndan” na kujton se pas figurave historike qëndrojnë njerëz me ndjenja, shpresa dhe ëndrra.

Letërkëmbimi i Xhevës dhe Fehmiut mbetet një dëshmi e rrallë e një dashurie që i rezistoi ndarjes, kohës dhe rrethanave të vështira, si dhe e një lidhjeje të ndërtuar mbi barazinë, besimin dhe idealet e përbashkëta.

(Autore: Adile Muli, studente e vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT)

Continue Reading

Të kërkuara