Sport

Nuno Santo: Lucas dhe Bergwijn në dyshim kundër Chelseat

Published

on

Trajneri Nuno Espirito Santo nuk është i sigurt nëse Lucas Moura dhe Steven Bergwijn do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës së Tottenham në Premier Ligën angleze kundër Chelseat.

Skuadra e Tottenham mbrëmë zhvilloi ndeshje si mysafirë kundër Rennes, në të cilën barazoi me rezultat 2:2, ku lëndime pësuan Lucas dhe Bergwijn, përcjell KosovaPress.

Gjatë konferencës për media, Nuno u pyet nëse dyshja Lucas dhe Bergwijn do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Chelseat, ai nuk u tregua optimist.

“Është shumë herët për të dhënë prognoza. Stafi mjekësor është duke punuar me ta”, tha Nuno.

Po ashtu, trajneri portugez foli për formën jo të mirë që Tottenham që po e kalon në ndeshjet e fundit, duke treguar që njëra nga arsyet është edhe mungesat e shumta të lojtarëve.

“Ka qenë e tmerrshme, duhet të jem i sinqertë. Nuk duhet të fshihemi prapa asgjëje. Pas ndeshjes kundër Watford, çdo gjë që ka ndodhur nuk ka qenë e mirë për ne. Por e gjithë kjo do të na shërbejë për të kaluar pengesat, sigurisht kjo do të na bëjë më të fortë për të ardhmen”, shtoi trajneri portugez.

Ndeshja e radhës e Tottenham do të jetë kundër rivalit londinez Chelsea, ku “Gjelat” do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, pasi nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Heung-Min Son, Eric Dier, Cristian Romero, Giovani Lo Celso dhe Davinson Sanchez.

Continue Reading

Sport

Flaka Loxha kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

Xhudistja kosovare Flaka Loxha është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke bërë një tjetër hap drejt medaljes.

Në luftën e parë, Loxha u përball me italianen Michela Terranova, të cilën e mposhti në kohën shtesë me “Yuko”.

Loxha po garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa tash synon të sigurojë një vend në finale dhe të luftojë për medaljen në Lojërat Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Sport

Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare

Published

on

By

Akil Gjakova e ka nisur me fitore garën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudisti kosovar e mposhti qipriotin Andreou Kyprianos në luftën e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Dueli ishte i barabartë dhe fituesi u përcaktua në kohën shtesë. Gjakova realizoi një hedhje për “Yuko”, duke siguruar fitoren dhe kualifikimin në çerekfinale.

Në çerekfinale, Gjakova do të përballet me francezin Maxime Gobert.

D.L

Continue Reading

Sport

Dardan Cena kalon tutje, në çerekfinale përballet me serbin Mihajlo Simin

Published

on

By

Dardan Cena e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudisti kosovar, në kategorinë deri në 81 kilogramë, e mposhti spanjollin Jose Maria Mendiola pas një dueli të fortë.

Cena triumfoi me “Yuko”, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale.

Në këtë fazë, kosovari do të përballet me xhudistin serb Mihajlo Simin, në duelin për një vend në gjysmëfinale.

D.L

Continue Reading

Sport

Fenerbahçe veçon Muriqin pas golit ndaj Benficas

Published

on

By

Vedat Muriqi ishte protagonist të mërkurën, duke shënuar një gol të rëndësishëm për Fenerbahçen në ndeshjen që i siguroi skuadrës turke rikthimin në fazën e ligës së Champions League pas 18 vjetësh.

Dy ditë pas ndeshjes, gjiganti nga Stambolli ka bërë një postim të veçantë për sulmuesin kosovar, duke zbuluar edhe bisedën që i parapriu golit të tij.

Muriqi kishte komunikuar me bashkëlojtarin Oguz Aydin, i cili po përgatitej për të harkuar topin në zonë.

“Harkoje topin lart dhe gjuaje në mes”, i kishte thënë Muriqi bashkëlojtarit të tij, duke i kërkuar një krosim të përshtatshëm për të sulmuar topin.

Disa momente më vonë, gjithçka ndodhi pikërisht ashtu siç e kishte parashikuar sulmuesi kosovar.

Aydin harkoi topin në zonë, ndërsa Muriqi u ngrit dhe goditi me kokë. Pas rikthimit të topit, kosovari reagoi shpejt dhe e dërgoi sërish në rrjetë për epërsinë 1:0 në minutën e 24-t.

Fenerbahçe më pas e shënoi edhe golin e dytë dhe, pavarësisht se kundërshtari ngushtoi rezultatin, skuadra turke e ruajti fitoren 2:1, duke siguruar një vend në elitën e futbollit evropian.

Për Muriqin, ky ishte një tjetër moment i rëndësishëm në rikthimin e tij te Fenerbahçe, ndërsa klubi turk nuk ka ngurruar ta veçojë kontributin e sulmuesit kosovar në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara