Lajmet

Numri i të vrarëve në Gazë rritet në mbi 38 mijë

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se numri i palestinezëve të vrarë gjatë luftës pothuajse nëntëmujore ka kaluar shifrën prej 38 mijë.

Kjo ministri tha se në 24 orët e fundit, në spitale janë dërguar trupat e 58 viktimave, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave të arrijë në 38 mijë e 11.

Po ashtu, autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës thanë se më shumë se 87.000 persona janë plagosur gjatë luftimeve.

Kjo ministri nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve, në shifrat që publikon për viktimat, por shumica e viktimave thuhet se ishin gra dhe fëmijë.

Lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor, pasi radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit. Nga sulmi i paprecedent i Hamasit, në Izrael u vranë afër 1 mijë e 200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë./REL

Lajmet

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës nis sot vizitën në Kosovë

Publikuar

nga

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka njoftuar se presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, nga sot nis vizitën zyrtare në Kosovë deri më 11 korrik.

“Vizita është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Zvicrës për të forcuar marrëdhëniet e saj bilaterale me Kosovën dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatën për media.

Krahas takimeve zyrtare, Nussbaumer do të vizitojë edhe SWISSCO-n (misioni paqeruajtës i Forcave të Armatosura zvicrane) në Mitrovicë, për të mësuar rreth punës së saj dhe situatës së sigurisë në veri të vendit.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Kombëtar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin Glauk Konjufca e drejtuesen e diplomacisë, Donika Gërvalla.

“Diskutimet do të fokusohen në bashkëpunimin teknik parlamentar ndërmjet Shërbimeve Parlamentare të Zvicrës dhe Kuvendit të Kosovës, e cila filloi në 2021 me mbështetjen e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është për të ndarë ekspertizën dhe praktikat më të mira në fushën institucionale të komunikimit dhe marrëdhëniet me publikun me qëllim rritjen e transparencës së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim për takimin me Konjufcën.

Nussbaumer do të zhvillojë takim edhe me Odën Ekonomike Zvicerane-Kosovare, e cila do të ofrojë një mundësi për të diskutuar mundësitë ekonomike për zviceranët ndërmarrës në Kosovë.

Eric Nussbaumer do të shoqërohet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Marc Jost dhe Cédric Wermuth.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Përmbytjet masive prekin miliona njerëz në Azinë Jugore

Publikuar

nga

Përmbytjet masive kanë përfshirë pjesë të Indisë, Nepalit dhe Bangladeshit ditët e fundit, duke mbytur shumë njerëz dhe duke prekur miliona të tjerë.

Operacionet e shpëtimit në shkallë të gjerë janë duke u zhvilluar, ndërsa autoritetet drejtojnë mijëra njerëz në strehimore dhe dërgojnë ushqim e furnizime për ata që janë bllokuar.

Lumenjtë e mëdhenj duke përfshirë Brahmaputra dhe Koshi, të cilët rrjedhin nëpër disa vende, kanë dalë nga shtrati për shkak të shiut të dendur.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut nuk janë të rralla gjatë sezonit të musoneve (ndryshim i erërave që shpesh shkakton një sezon me shumë shi ose një sezon shumë të thatë) të Azisë Jugore. Por, ekspertët thonë se çështja është përkeqësuar vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike.

Gjatë fundjavës në Nepal, autoritetet thanë se 14 persona kishin vdekur që nga e enjtja, autostradat kryesore ishin të bllokuara dhe disa ura të rrëmbyera nga lumenjtë e fryrë.

Autoritetet vlerësojnë se musoni i këtij viti ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 40 njerëzve deri më tani. Ata u kanë kërkuar banorëve në juglindje të vendit që të jenë në gatishmëri pasi lumi Koshi, i cili rrjedh nëpër Nepal dhe Indi, po rrjedh mbi nivelin e rrezikut.

Të hënën, zyrtarët mbyllën disa shkolla në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai pasi shirat e dendur pushtuan disa rrugë./BBC

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Pjesëmarrësit në “Marshin e Paqes” nisen drejt Srebrenicës

Publikuar

nga

Më 8 korrik, më shumë se 4.000 pjesëmarrës u nisën nga Nezuk, afër Tuzllës, në marshin prej 100 kilometrash drejt Srebrenicës. “Marshi i Paqes” organizohet për të nderuar viktimat e gjenocidit të vitit 1995 të kryer në zonën që ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara.

Pjesëmarrësit do të ecin për tre ditë në rrugët e njëjta që përdorën banorët e Srebrenicës, teksa tentuan të kalonin në Tuzlla apo Kladnje në korrik të vitit 1995.

Pjesëmarrësit planifikojnë të arrijnë në Potoçari më 10 korrik, në mënyrë që një ditë më pas të marrin pjesë në ngjarjet që shënojnë përvjetorin e gjenocidit dhe funeralet kolektive në Qendrën Memoriale për Srebrenicën në Potoçari.

“Marshi i Paqes” organizohet që nga viti 2005 dhe numri i pjesëmarrësve është rritur çdo vit.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që të ndërtojë, përmirësojë dhe nxisë kulturën e përkujtimit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë.

Gjatë ecjes treditore, pjesëmarrësit do të ecin mbi 30 kilometra në ditë. Rruga është e shënjuar dhe pjesëmarrësve u jepet ujë, ushqim dhe ndihmë mjekësore, nëse është e nevojshme.

Në korrik të vitit 1995, trupat e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë më shumë se 8.300 boshnjakë në Srebrenicë dhe qytetet përreth.

Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë lëshoi një vendim që thotë se Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Atëbotë, Srebrenica ishte zonë e mbrojtur e OKB-së.

Gjykata e njëjtë gjeti se Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit. Gjykata po ashtu tha se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar kryesit e gjenocidit.

Para këtij vendimi, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy janë dënuar me burim të përjetshëm./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vetëm gjatë muajit të kaluar gjashtë gazetarë vdiqën në Gaza

Publikuar

nga

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë ka njoftuar përmes një raporti se tre gazetarë u vranë si pasojë e sulmeve të drejtpërdrejta me raketa izraelite në shtëpitë e tyre. I katërti u vra pasi u godit nga një dron izraelit dhe i pesti u vra nga predha raketore izraelite.

I gjashti vdiq për shkak të mungesës së ilaçeve dhe trajtimit për shkak të mbylljes së pikave kufitare nga Izraeli.

Në raport gjithashtu thuhet se ushtria izraelite dhe kolonët kryen 127 shkelje në shënjestrimin e gazetarëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara