Lajmet

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar kalon 3000

Published

on

Tërmeti shkatërrues që goditi Mianmarin më 28 mars 2025 ka lënë pas një pasojë tragjike. Deri tani, numri i të vdekurve ka arritur në 3,003, ndërsa 4,515 janë të plagosur dhe 351 të tjerë janë të zhdukur. Ky tërmet me magnitudë 7.7 ishte një nga më të fortët në rajon në 100 vitet e fundit dhe ka goditur një rajon me 28 milionë banorë, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave dhe shkatërrimin e shumë komuniteteve.

Përpjekjet e shpëtimit janë bërë edhe më të vështira për shkak të parashikimeve të shiut josezonal, që mund të përkeqësojnë kushte për ata që janë ende nën rrënoja, sidomos në zonat më të goditura si Mandalay, Sagaing dhe Naypyidaw. Shiu i mundshëm mund të rrisë rrezikun e përmbytjeve dhe mund të vështirësojë mundësitë e gjetjes së të mbijetuarve që mund të jenë ende nën rrënoja.

Krahas përpjekjeve të autoriteteve të vendit, 1,900 shpëtimtarë nga 15 vende, përfshirë fqinjët dhe shtete si Kina, India dhe Rusia, kanë mbërritur për të ofruar ndihmë. Ndërkohë, 53 dërgesa ndihmash janë dorëzuar nga ajri për të ndihmuar në përballimin e nevojave emergjente të atyre që janë prekur nga katastrofa.

Në ndërkohë, një tjetër tragjedi ka goditur Tajlandën, ku një rrokaqiell në ndërtim u shemb, duke lënë 22 persona të vdekur dhe 72 të zhdukur. Shpëtimtarët po punojnë për të gjetur të mbijetuarit nën rrënojat e betonit të shembur.

Continue Reading

Aktualitet

Diplomojnë 100 kadetë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Published

on

By

Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) nga sot do t’i bashkohen 100 kadetë të rinj, të cilët kanë përmbyllur me sukses përgatitjen e tyre profesionale në kuadër të gjeneratës së 46-të.

Gjatë ceremonisë solemne të diplomimit, u vendos theksi te rëndësia e këtij brezi të ri për fuqizimin e sigurisë, rendit dhe proceseve të rehabilitimit brenda institucioneve korrektuese në të gjithë vendin.

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, u bëri thirrje zyrtarëve të rinj që detyrën ta ushtrojnë me profesionalizëm, integritet dhe respekt për dinjitetin njerëzor, duke e cilësuar këtë ditë si marrjen e një përgjegjësie të madhe shtetërore.

“Të jesh zyrtar korrektues nuk do të thotë të veshësh thjesht një uniformë. Do të thotë të mbash mbi vete besimin që institucionet e Republikës së Kosovës vendosin mbi ju. Ne duhet të garantojmë sigurinë, por njëkohësisht të krijojmë mundësi për rehabilitim dhe riintegrim,” deklaroi Dibrani gjatë adresimit të tij.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili vlerësoi përkushtimin e kadetëve të rinj dhe theksoi se kjo detyrë kërkon disiplinë dhe lartësim të figurës së shtetit.

“Të jesh zyrtar korrektues është përgjegjësi e madhe e cila kërkon disiplinë, integritet dhe përkushtim për sigurinë, rendin dhe dinjitetin e personave të privuar nga liria. Republika e Kosovës ka nevojë për ju dhe pret shumë prej jush,” u shpreh Kurti.

Me përmbylljen e kësaj përgatitjeje, 100 pjesëtarët e rinj pritet të marrin menjëherë detyrat zyrtare nëpër qendrat e ndryshme korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë. /Ekonomia Online/

 

Continue Reading

Lajmet

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, tentojnë t’i grabisin në Rahovec

Published

on

Dy persona kanë raportuar në Polici se një person i maskuar ka tentuar t’i grabisë në vendin e tyre të punës në Rahovec.

Sipas raportimit, i dyshuari i ka kërcënuar me armë, ndërsa dy ankuesit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjatë ikjes, i dyshuari dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, me ç’rast njëri nga ankuesit është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës me gaz.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje për një kontest pronësor, arrestohen gjashtë persona në Malishevë

Published

on

Gjashtë persona janë arrestuar në Malishevë pas një përleshjeje që dyshohet se ka nisur për shkak të një kontesti pronësor.

Sipas Policisë, të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, ndërsa gjatë rastit dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.

Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy brisqe, një pistoletë me një fishek dhe një gëzojë, që dyshohet se është përdorur për të shtënë në ajër.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar. Rasti mbetet në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shantazh përmes fotografive, arrestohet i dyshuari në Prizren

Published

on

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për shantazh dhe ngacmim, pas hetimeve që lidhen me një rast të nisur në qershor të vitit 2025.

Sipas Policisë, i dyshuari kosovar dyshohet se në vazhdimësi e kishte kanosur një grua se do t’i publikonte në rrethin e saj familjar dhe shoqëror fotografi që cenonin integritetin e saj, nëse ajo nuk i jepte para.

Pas hetimeve, përmes masave të veçanta hetimore, i dyshuari është kapur në flagrancë duke pranuar para nga viktima.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe 21 mijë e 100 euro, për të cilat ende nuk dihet prejardhja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara