Lajmet

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi rritet në 48 mijë e 448

Kështu tha Soylu në një konferencë shtypi.

Publikuar

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu deklaroi sot se numri i të vdekurve nga tërmetet që kanë goditur Turqinë jugore në muajin e kaluar është rritur në 48 mijë e 448.

“6 mijë e 660 nga të vdekurit ishin shtetas të huaj dhe shumica e tyre janë vëllezërit tanë sirianë”, tha Soylu në një konferencë shtypi në provincën Malatya të goditur nga tërmeti.

Ai tha se puna për heqjen e mbetjeve nga ndërtesat e shkatërruara vazhdon dhe se 10 mijë nga gjithsej 56 mijë ndërtesa të dëmtuara janë shkatërruar dhe mbetjet e tyre janë hequr.

Soylu u shpreh se Turqia vazhdon të plotësojë nevojat për strehim për të prekurit nga tërmeti. Ai tha se 21 mijë kontejnerë janë vendosur tashmë dhe gjithsej 85 mijë njerëz jetojnë atje, duke shtuar se vendi planifikon të vendosë 115 mijë e 585 kontejnerë në rajonin e goditur nga tërmeti, shkruan Anadolu Agency.

Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 kanë goditur 11 provinca: Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Lajmet

​Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj e shpalli këtë mbledhje të mbyllur.

Publikuar

nga

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj e shpalli këtë mbledhje të mbyllur.

“Fatkeqësisht nuk kemi kuorum të mjaftueshëm që të vazhdojmë më tutje në procesin e punës në këtë komision. Këtë mbledhje e shpalli të mbyllur”, tha Dreshaj.

Ndërkaq, deputeti nga partia në pushtet, Mefail Bajqinovci ka propozuar që mbledhjet e këtij komisioni të bëhen ditën e premte në ora 13:30. Më ketë u pajtuan deputetët që ishin prezent.

Përveç këtyre, në komision të pranishëm ishin, edhe deputetja Arjeta Fejza, Mirlinda Tishukaj-Sadiku dhe deputeti Bekim Haxhiu.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti akuzon Serbinë se është burim i kërcënimit të rajonit, thotë se pesë policë kosovarë po mbahen peng atje

Ai akuzoi Serbinë se është burim i kërcënimit të rajonit dhe se po kërkon tensione në Kosovë.

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pesë policë kosovarë po mbahen peng në Serbi. Ai akuzoi Serbinë se është burim i kërcënimit të rajonit dhe se po kërkon tensione në Kosovë.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se Serbia si shenjë hakmarrje të votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, ndali dhe maltretoi dje qindra qytetarë kosovarë që po kalonin tranzit në Serbi. Ai tha se zëvendësdrejtori i Policisë nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankoviq po vazhdon të mbahet në paraburgim në Rashkë.

Kurti bëri thirrje Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Evropës që në mbledhjen e muajit maj të pranojnë Kosovën në Këshill të Evropës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja i bëri thirrje aleatëve të ndërmarrin veprime.

Publikuar

nga

Presidentja Vjosa Osmani tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Presidentja i bëri thirrje aleatëve të ndërmarrin veprime.

“Është tejet e rëndësishme për të gjithë ne në të njëjtën kohë shënon kurorëzimin e mundit për t’u bërë gardianë të Republikës sonë. Ky diversitet që përfshin të gjitha komunat është nivelin e policisë sonë e cila është e të gjithëve. Nga sot të gjithë ju jeni policë të Kosovës. Tani e tutje jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës sonë pa dallim. Kushtetua e Kosovës është udhërrëfyese e juaja, ndaj do ti bashkoheni radhës së policisë për të siguruar siguri dhe përgjegjësi për ruajtjen e kufirit tonë. Edhe sot po përballemi me sfida, ku pesë nga policët tanë po mbahen të arrestuar nga shteti shovensit serb, i bëjmë thirrje aleatëve të ndërmarrin veprime të ndalin veprimet shovensite ndaj policëve dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Sulmohet me granatë shtëpia e afaristit serb në veri

Raportohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Publikuar

nga

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë qenë granatë, ka ndodhur mbrëmë pas orës 2:00 në shtëpinë e afaristit serb, Dragan Mllagjeviq, i njohur me nofkën Soni, në Zherovnicë të komunës së Zveçanit.

Raportohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar. Sipas mediave, Millagjeviq është sulmuar qëllimshëm për shkak të bashkëpunimit të ngushtë në biznes me shqiptarët, ndërsa së fundi përveç tjerash kishte furnizuar veriun edhe me qumësht “Vita”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara