Lajmet

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore në Mianmar shkon në 80

Ky po cilësohet se ishte sulmi ajror më i keq që kur ushtria mori pushtetin në shkurt 2021.

Published

on

Ushtria e Mianmarit thotë se sulmet ajrore kishin në shënjestër një grup të armatosur në Kachin dhe hedh poshtë raportet për vdekjet e civilëve si ‘thashetheme’.

Megjithatë, numri i të vdekurve nga një sulm ajror ushtarak i Mianmarit në shtetin verior Kachin është rritur në 80, sipas raporteve, pasi grupet e të drejtave të njeriut akuzuan gjeneralët në pushtet për shkelje të ligjeve të luftës dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendosë një ndalim për shitjen e armëve dhe karburantit të aviacionit për vendin.

Ky po cilësohet se ishte sulmi ajror më i keq që kur ushtria e Mianmarit mori pushtetin në shkurt 2021.

Rreth 80 njerëz u vranë dhe rreth 100 u plagosën, tha një zëdhënës i Shoqatës së Artistëve Kachin për agjencinë e lajmeve Associated Press. Raportet fillestare kishin numëruar 60 të vdekur, por burime pranë zyrtarëve thanë se rreth 80 njerëz tani dihet se kishin vdekur.

Ai tha se avionët ushtarakë hodhën katër bomba në festën të dielën në mbrëmje, ku morën pjesë nga 300 deri në 500 njerëz, duke përfshirë muzikantë dhe interpretues të tjerë./UBTNews/

Lajmet

Hapet konsullata e Shqipërisë në Strugë

Published

on

By

Shqipëria hapi konsullatën e përgjithshme në Strugë të Maqedonisë së Veriut. Dy ministrat e Jashtëm, Timço Mucunski dhe Igli Hasani e konsideruan atë një urë të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një kohë kur lëvizshmëria e qytetarëve tanë është rritur ndjeshëm si për arsye turizmi, edhe për angazhime sezonale e ekonomike, nevojat për shërbime konsullore janë bërë më urgjente. Por kjo konsullatë nuk do të jetë thjeshtë një zyrë dokumentesh por një urë funksionale mes shtetit shqiptar dhe qytetarëve të vet, një hapësirë që ofron shërbime dhe afirmon kujdesin insititucional”, deklaroi Igli Hasani, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Hasani tha se Shqipëria po dëshmon qasje aktive për integrim rajonal dhe zhvillim të përbashkët kurse theksoi edhe rolin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në procesin eurointegrues të Maqedonisë.

Faktori politik shqiptar ka luajtur dhe vazhdon të luaj një rol të pazëvendësueshëm, nga proceset e rëndësishme të shtetformimit dhe demokratizimit deri te mbështetja pa ekuivok për integrimin dhe rrugëtimin e përbashkët euroatlantik, kontributi i të cilit është themelor. E përshendes veçanërisht maturinë dhe bashkëpunimin që forcat politike shqiptare kanë treguar në mbështetje të kësaj rruge duke vënë interesin e përbashkët mbi interesat partiake”, tha Igli Hasani, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski tha konsullata do të jetë një lidhje më e afërt e qytetarëve me institucionet reciproke, shkruan Alsat.mk.

Konsullata e Përgjithshme do t’u mundësojë qytetarëve qasje më të lehtë te shërbimet konsullore dhe lidhje më të afërt të insiticioneve të të dy vendeve gjë që ka rëndësi të posaçme për njerëzit që çdo ditë lëvizin përtej kufirit për shkak te lidhjeve familjare, bizneseve, tranzitimit ose turizmit. Kjo do të përforcojë zhvillimin ekonomik si dhe shkëmbim më të lartë kulturor. Hapja e kësaj kosullate është edhe një hallkë me vlerë në mozaikun e pasur të marrëdhënieve të shkëlqyera që i kurojmë tashmë një kohë të gjatë”, theksoi Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm.

Konsull i përgjithshëm në Strugë është Petrit Musai.

Continue Reading

Lajmet

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

Published

on

By

Akropoli do të qëndrojë i mbyllur të martën, për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë Greqinë.

Ministria e Kulturës në Greqi njoftoi se monumenti i njohur në Athinë do të mbyllet nga ora 13:00 deri në 17:00, sipas kohës lokale.

Temperatura deri në 42 gradë Celsius priten të martën në disa pjesë të Greqisë, ndërsa për disa rajone është shpallur alarmi i nivelit katër për zjarre – që nënkupton rrezik shumë të lartë.

Zjarre tashmë kanë shpërthyer edhe në vende të tjera të Evropës, si Franca dhe rajoni i Katalonjës në Spanjë, pak javë pasi këto zona u përballën me një valë të të nxehtit që shkaktoi edhe viktima.

Mbyllja e Akropolit të martën – kur në qytet priten temperatura deri në 38 gradë Celsius – nuk ndodh për herë të parë.

I nxehti ekstrem e ka detyruar mbylljen e këtij atraksioni të njohur edhe në qershor, edhe në korrikun e kaluar.

Autoritetet thanë se mbyllja bëhet për “sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve” në këtë vend, i cili vizitohet nga dhjetëra mijëra njerëz çdo ditë.

Gjatë vitit 2024, atë e vizituan gjithsej 4.5 milionë njerëz.

Ministria e Punës e Greqisë ka vendosur tashmë edhe një ndalesë të detyrueshme të punës për pesë orë për punëtorët që punojnë jashtë, në zonat ku temperaturat pritet të jenë të larta.

Vala aktuale e të nxehtit do të vazhdojë deri të mërkurën, me temperatura që do të arrijnë deri në 40-42 gradë Celsius në jug të vendit. Pastaj, nga e enjtja, temperaturat pritet të bien gradualisht.

Një valë e fortë nxehtësie goditi pjesën perëndimore dhe jugore të Evropës në fillim të kësaj vere, duke shkaktuar evakuime masive dhe shkatërrime të shtëpive dhe bizneseve.

Sipas Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, valët e të nxehtit janë duke u shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Ai paralajmëron se moti i nxehtë do të bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në të ardhmen, ndërsa temperatura globale vazhdon të rritet.

Continue Reading

Lajmet

Kërkohet vëmendje e shtuar të OSBE-së për Luginën e Preshevës

Published

on

By

Një delegacion i Luginës së Preshevës po qëndron në Bruksel, ku sot kanë vizituar Ambasadorin e Finlandës, Kai Sauer.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar në Facebook se Ambasadori Sauer është një njohës i mirë i rajonit, meqë ishte pjesë e ekipit të Presidentit Ahtisari në procesin e dialogut për Kosovën.

Meqë Finlanda do të jetë kryesuese e radhës së OSBE-së, shtruam nevojën e vëmendjes së shtuar të OSBE-së për Luginën e Preshevës. Falënderojmë Ambasadorin Sauer për mikpritjen e përzemërt dhe përkrahjen për betejën tonë për të drejtat tona të cenuara”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Fushatën e korrje-shirjes po e nisim me një rekord të ri

Published

on

By

Fushata e korrje-shirjeve ka nisë gati në gjithë vendin, por kryeministri në detyrë, Albin Kurti zgjodhi komunën e Therandës për të parë nga afër korrjet.

Kurti, ka thënë se sivjet janë mbi 20 mijë hektarë më shumë sipërfaqe me grurë.

Fushatën e korrje-shirjes po e nisim me një rekord të ri: sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar. Me ministrin Faton Peci, u rikthyem në fshatin Sopijë të Therandës. Aty na mirëpriti fermeri Xhemë Beqiraj që ka të mbjellë 25 hektarë grurë”, ka shkruar Kurti.

Ai më tej ka thënë se me punën e zellin e fermerit Beqiraj dhe me mbështetjen që e ka marrë nga shteti përmes subvencioneve dhe granteve, tokën që për një kohë të gjatë ishte djerrinë, e ka kthyer në fushë të artë me grurë, që nesër të jetë bukë në sofrën tonë.

Kurti tha se përveç grurit, fermeri Beqiri ka edhe mbi 11 hektarë të mbjellë me bostan e pjepër.

Megjithatë, kryeministri në detyrë nuk ka dhënë detaje për rendimentin e sivjetmë dhe numrin e përgjithshëm të hektarëve për sipërfaqet me grurë.

Continue Reading

Të kërkuara