Lajmet

Nuk votohet plotësim-ndryshimi i Ligjit për festat zyrtare

Publikuar

Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare. Në këtë votim ishim vetëm 33 për, 26 ishin kundër dhe 3 abstenime.

Arben Gashi i LDK-së kërkoi që të largohet 9 maji nga festat zyrtare, si dhe largimi i dispozitave ku flitet se në rastet kur festa bie në ditë pushimi, dita pasuese e ditës së punës bëhet ditë pushimi.

Ndryshimi i këtij projekt-ligji nënkuptonte që 24 qershori të njihet si festë e Komunitetit Egjiptian në Kosovë./UBTNews

Lajmet

Çitaku reagon pas vrasjes së gruas në Pejë: Situata është alarmante

Çitaku në Facebook ka shkruar se situata është alarmante.

Publikuar

nga

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas raportimeve për vrasjen e një gruaje në Pejë.

Çitaku në Facebook ka shkruar se situata është alarmante.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani: Të rizgjohemi si shoqëri, ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Osmani tha se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku u diskutua për dhunën ndaj grave.

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar vrasjen e një gruaje në Pejë që po dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti i saj, duke theksuar se të gjithë e kanë për detyrë të mbrojnë gratë dhe vajzat. Presidentja Osmani tha se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku u diskutua për dhunën ndaj grave.

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar të gjithë në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të e një gruaje nga bashkëshorti saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në çoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shet e si komb. Rizgjohemi të gjithë në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash e grashë për të humbur. Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi baza gjinore i cili siç e përmenda po e njollosë shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda. E kemi detyrë që ta luftojmë këtë fenomen dhe ti mbrojmë vajzat e gratë dhe qytetarët”, ka thënë ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Tahiri: Shumica dërmuese janë në anën tonë

Ai ka thënë gjatë diskutimeve se Kosova i plotëson standardet dhe kushtet.

Publikuar

nga

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ai ka thënë gjatë diskutimeve se Kosova i plotëson standardet dhe kushtet.

“Këtë e kanë thënë tashmë juristët eminent dhe te tri raportueset. Anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Është WIN-WIN, fitore e të gjithëve”, ka thënë Tahiri.

Tahiri po ashtu shtoi se në të dy takimet e Komiteteve, në atë për Barazi dhe Mosdiskriminim dhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut, diskutimet dhe votimet treguan se shumica dërmuese janë në anën e Kosovës.

“Në të parin votimi ishte i qartë, 30 vota ishin PËR, 2 KUNDËR dhe 4 abstenime ndërsa në të dytin, në Legal 23 vota PËR dhe 3 KUNDËR. Ky trend i votimit tregon saktë se 2/3 e votave janë reale për votimin e sotshëm. Për pak do të kemi edhe një betejë atë të mos votimit të 16 amandamendeve, shumica të iniciuara nga delegacioni serb”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Anëtarësimi i Kosovës, sot votimi në Asamblenë Parlamentare të KiE

Në Strasburg ndodhet shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla dhe zëvendësministri Kreshnik Ahmeti.

Publikuar

nga

Të martën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të zhvillohet diskutimi dhe votimi për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo vjen pas miratimit me sukses të raportit të raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, përmes të cilit u konstatua që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Në Strasburg ndodhet shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla dhe zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, për të zhvilluar takime dhe koordinuar veprimet me partnerët dhe aleatët, të cilët po e mbështesin Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Po ashtu ndodhet edhe një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i cili udhëhiqet nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci. Kosova ka aplikuar në maj 2022 për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Serbia është kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka thënë se propaganda dhe fushata e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është jashtëzakonisht e egër dhe bie në kundërshtim të plotë me marrëveshjet e vitit të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Por shprehim bindjen tonë se shtetet anëtare të KiE-së vendimin e tyre do ta marrin jo bazuar në këtë propagandë, por bazuar në kriteret dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar Këshilli i Evropës”, thuhet në komunikatë.

Nevojiten 2/3 e votave të Asamblesë për t’i rekomanduar Këshillit Ministror të KiE pranimin e Kosovës. Pas këtij votimi, për anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE do të mbetet hapi i fundit, i cili do të ishte vendimi i Këshillit Ministror më 16 maj.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara