Lajmet

Katër të vdekur, 171 raste të reja dhe 85 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Publikuar

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur katër pacientë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit u kryen 952 testime, prej të cilave rezultuan 171 raste pozitive me COVID-19. Bëhet e ditur se u shëruan edhe 85 qytetarë.

Ministria njofton se në spitalet COVID po trajtohen 244 pacientë, 14 janë në terapi intensive, kurse pesë prej tyre janë të intubuar./UBTNews

🦠COVID19 Situata epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: 🔴Janë kryer 952 testime, nga të cilët 171…

Posted by Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale on Monday, October 12, 2020

Lajmet

Kush fitoi e kush humbi në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore?

Siljanovska-Davkova dhe Pendarovski shkojnë në balotazh.

Publikuar

nga

Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë Veriore do të vazhdojnë në raundin e dytë. Në zgjedhjet që u mbajtën të mërkurën, kandidati shqiptar nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, doli i treti, ndërsa kandidati tjetër shqiptar nga koalicioni VLEN u rendit në vendin e katër. Balotazhi do të mbahet mes Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE, dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, do të shkojnë në balotazh në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore.

Siljanovska Davkova, sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor nga votat e numëruara, ka fituar 349.746 vota – 40,23 përqind, përderisa Pendarovski 173,612 vota përkatësisht 19,97 përqind.

Në këto zgjedhjet, shqipatër garuan me dy kandidatë, Bujar Osmani nga Fronit Evropian dhe Arben Taravari nga koalicion VLEN.

Osmani nga BDI mori 116.319 vota (13,38), më pas Arben Taravari me 81.671 (13,38).

Ndërsa, Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 76.894 (8,85), Biljana Vankovska me 39.660 (4,56) e mbështetur nga E Majta, dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 7.898 vota.

Çka thanë Osmani e Taravari?

Bujar Osmani pak orë pasi dolën rezultate e para, shpalli fitoren e Frontit Evropian.

Osmani tha se që kanë shënuar fitore pothuajse në çdo komunë, teksa e pati një porosi për kundërshtarin të tij Arben Taravarit nga VLEN.

“Arben pavarësisht goditjeve të ulëta patëm një fushatë të ndershme dhe fer që me dinjitet sot të pranohet humbja dhe poashtu dhe fitorja. Vullneti i popullit është ai që përcakton karierat tona. Duhet të pranojmë këtë vullnet por edhe mesazhin që e dërguan sot shqiptarët dhe gjitha komunitetet tjera.” – ka thënë Osmani.

Nga ana tjetër, Arben Taravari, kandidat i koalicionit VLEN, ka thënë se ‘ata janë fitues të votës shqiptare’.

Kështu tha Taravari në një deklaratë për gazetarë:

“Jemi fitues të votës shqiptare. VLEN është përfaqësues i vetëm në qeverinë e ardhshme. BDI e ka humbur legjitimitetin te shqiptarët prandaj në zgjedhjet e 8 majit ne do të fitojmë. Do ta përmbysim rezultatin që sot BDI e mori me metoda kriminale. Ne treguam që jemi opsion demokratik që respektojmë vlerat evropiane. Me angazhimin e madh për ndryshim do ta kthejmë situatën. BDI arriti ta shkatërrojë mundësinë që presidenti të zgjidhej me zgjedhje të drejtpëdrejta. BDI do të shkruhet me shkronja të zeza në historinë e re politike, si një parti që punon për interesa të saj.” – ka thënë ai.

Këto zgjedhje patën vëmendje të madhe edhe në Kosovë, për shkak se Qeveria e Kosovës bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, dolën hapur në përkrahje të kandidatit, Arben Taravari.

Ndaj Kurtit pati shumë kritika për përçarjen e shqiptarëve atje dhe humbjen e një mundësi që presidenti të jetë shqiptar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti fton mërgatën për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë

Kurti mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”.

Publikuar

nga

Gjatë qëndrimit në Hanover të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”.

Kurti së bashku me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka takuar edhe pjesëtarë të mërgatës atje, me të cilët bisedoi për përfshirjen e tyre në shoqërinë e Kosovës, pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë, zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti dhe tema tjera me interes.

“Kryeministri Kurti i njoftoi ata për zhvillimet e fundit në vend, dhe me rezultatet e qeverisjes tash më shumë se tri vjet, dhe me politikat sociale dhe zhvillimore të qeverisë, përfshirë ato të punësimit të të rinjve dhe ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës frymëzuar nga modelet e arsimit dual që i gjejmë pikërisht në Gjermani, Zvicër e Austri”, thuhet në njoftim të lëshuar nga zyra e kryeministrit.

Kryeministri ftoi edhe inkurajoi mërgatën që të investojnë në Kosovë.

“Atyre që kanë biznese në Gjermani u bëri thirrje që të hapin degë në Kosovë, ku ju ofrohen kushte të favorshme për investime. Në kohën kur po zhvillohet procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kryeministri përfitoi nga rasti për t’ua rikujtuar dhe për t’i ftuar mërgatën që të regjistrohen nëpërmjet platformës online ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj. Ai theksoi se ky proces na mundëson që të dimë se sa e kemi diasporën dhe është përcaktues për politikat zhvillimore të dekadës së ardhshme”, thuhet tutje.

Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, kryeministri porositi të gjithë ata që janë qytetarët të shteteve të Bashkimit Evropian të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë dhe të jenë pjesëmarrës në proceset demokratike të vendeve tyre dhe të kontinentit evropian.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Seanca është paraparë të zgjasë nga ora 09:00-16:30.

Publikuar

nga

Në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”.

Seanca është paraparë të zgjasë nga ora 09:00-16:30.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Osmani: Kosova duhet të ecë përpara me statusin e vendit kandidat për BE

Osmani theksoi progresin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transparencës.

Publikuar

nga

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor me të cilët ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Osmani theksoi progresin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transparencës, qeverisjes së mirë dhe në veçanti respektimit të të drejtave të njeriut.

Ajo rikujtoi se Kosova ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE, në dhjetor të vitit 2022 dhe se është e përkushtuar për t’i përmbushur obligimet dhe kriteret për anëtarësim.

“Kosova është në linjë të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Rrjedhimisht duhet të ecet përpara me statusin e vendit kandidat”, tha Osmani.

Duke folur për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë në funksion të rritjes së efektivitetit të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim, duke u dhënë atyre qasje në mekanizmat për të drejta të njeriut.

Osmani theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetje të mëtejme nga shtetet edhe në fazën e fundit, në votimin që mund të mbahet në muajin maj, në Komitetin e Ministrave.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara