Sport

Nuk përmbahet Mourinho pas eliminimit, kap për hunde trajnerin kundërshtar

Published

on

José Mourinho ka qenë protagonist i një episodi të pahijshëm pas eliminimit të skuadrës së tij nga Fenerbahçe në çerekfinalet e Kupës së Turqisë. Pas humbjes 2-1 ndaj Galatasaray-t, dhe ndërsa lojtarët dhe stafi teknik i Galatasaray-t po drejtoheshin drejt tifozëve të tyre, Mourinho e ka kapur për hunde trajnerin e kundërshtarëve, Okan Buruk. Ky veprim ka shkaktuar një skenë të tensionuar, ku Buruk u rrëzua në tokë dhe mbajti duar mbi fytyrë, si një lojtar pas një faulli të rëndë.

Pas ngjarjes, Buruk kërkoi të përballej me Mourinhon, i zemëruar nga sulmi, por u qetësua me ndërhyrjen e lojtarëve të tij dhe vazhdoi ecjen pa pasoja të tjera. Ky incident është një tjetër moment polemik për Mourinhon, i cili ka pasur përplasje të ngjashme edhe me trajnerë dhe figura të tjera, duke përfshirë një të famshëm me Tito Vilanovën në vitin 2011, kur i vuri gishta në sy gjatë një klasike mes Real Madridit dhe Barcelonës. Pas atij momenti, Mourinho ka kërkuar më vonë falje.

Ky veprim ka ngritur përsëri pyetje për sjelljen e trajnerit portugez, që shpesh është shoqëruar me polemika dhe situata të tensionuara.

Continue Reading

Lajmet

Interesi i klubeve për Armando Brojën

Published

on

Lojtari Armando Broja mund të jetë përpara një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi që katër klube jashtë Anglisë kanë shfaqur interes konkret për të. Sulmuesi shqiptar i Chelsea-t është në kërkim të një transferimi që mund ta ndihmojë të rikthehet në formën më të mirë të tij, kjo pas një periudhe të vështirë të mbushur me dëmtime dhe pak minuta loje.

Sipas mediave britanike, Chelsea ka hyrë në fazën e largimeve këtë verë, dhe ndonëse vëmendja është përqendruar te emra si Nicolas Jackson apo Axel Disasi, edhe e ardhmja e Brojës është një çështje e hapur.

Pas një huazimi zhgënjyes te Everton sezonin e kaluar ku luajti në 13 ndeshje pa shënuar apo asistuar duket se ka ardhur momenti që ai të zbresë një nivel për të grumbulluar minuta dhe të fokusohet në zhvillimin personal. Në këtë panoramë, emri i PSV Eindhoven është shtuar së fundmi në listën e klubeve që e duan.

Fituesit e Tripletës dhe kampionët në fuqi të Holandës e kujton mirë periudhën e Brojës te Vitesse, ku u shfaq si një talent premtues dhe tani po konsideron seriozisht të bëjë një ofertë, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja.

Përveç PSV-së, edhe tre klube të tjera kanë hyrë në garë për sulmuesin 23-vjeçar. Parma në Serie A, që kërkon të zëvendësojë Ange-Yoan Bonny pas kalimit të tij te Interi;

Broja mbetet një lojtar me potencial të madh, por dëmtimet e përsëritura e kanë penguar që ta tregojë plotësisht. Aktualisht, prioriteti kryesor për të është të gjejë një ekip ku të luajë rregullisht dhe të rikthejë vetëbesimin.

Nëse arrin të qëndrojë i shëndetshëm dhe të gjejë një ambient të qëndrueshëm, sulmuesi kuqezi ka ende kohë për ta kthyer karrierën në drejtimin e duhur. Të gjitha ekipet që e duan ofrojnë një mundësi reale për ringritje – tani gjithçka varet nga zgjedhja e duhur dhe rikthimi në formë.

Continue Reading

Sport

Ballkani nis sonte aventurën evropiane

Published

on

Ballkani nis sonte aventurën e tyre evropiane në Conference League.

Nënkampioni i Kosovës, do të jetë nikoqir i skuadrës malteze, Floriana në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ballkani, merr pjesë në këtë garë për herë të 4-të radhazi, duke arritur fazën e grupeve në sezonet 2022-23 dhe 2023-24 dhe është skuadra më e suksesshme kosovare në garat evropiane.

Kujtojmë se ndeshja mes Ballkanit dhe Florianës, do të zhvillohet sonte në orën 20:30.

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Interit i vetofrohet Barcelonës

Published

on

Klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh në kontratën e Denzel Dumfries me Interin është e vlefshme deri më 31 korrik, por Barcelona nuk po ushtron presion për ta marrë lojtarin.

Agjenti Jorge Mendes ia ka ofruar shërbimet e holandezit klubit katalanas, por presidenti Laporta dhe drejtuesit po i qëndrojnë besnikë opsionit aktual: Jules Koundé, me të cilin janë në bisedime për rinovim.

Dumfries, që u transferua te Interi nga PSV në vitin 2021 për 14.25 milionë euro, ka zhvilluar 179 ndeshje, me 22 gola dhe 26 asiste. Në nëntor rinovoi deri në 2028 me një pagë prej 4 milionë euro neto në sezon.

Ndërkohë, në rolin e mbrojtësit të djathtë përmendet edhe Wilfried Singo i Monacos, për të cilin interesohen Milani dhe Galatasaray.

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Garat në EYOF, garojnë notarë nga Kosova

Published

on

Dior Krasniqi dhe Joana Jasiqi janë dy notarët kosovarë që kanë vazhduar garat edhe në ditën e dytë të EYOF Shkupi 2025.

Diori garoi në 100 metra stil i lirë dhe ndali kronometrin në 57.37 sekonda dhe në renditjen e përgjithshme doli i 37-ti.

Ndërkohë që, Joana garoi në 400 metra stil i lirë dhe përfundoi me kohë 4 minuta e 48.48 sekonda. Në baterinë e saj doli e treta, kurse në total e 34-ta.

Të dy do të garojnë edhe në ditët në vijim, mirëpo në disiplina të ndryshme.

 

Continue Reading

Të kërkuara