Lajmet

Nuk miratohet as Projektligji për Shëndetësi

Bekim Haxhiu kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë për ngecje si dhe deputetët që refuzuan projektligjin.

Published

on

Projektligji për shëndetësi, i propozuar nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, nuk ka marrë perkrahje në parim nga deputetët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Zemaj tha se ky projektligj do të rregullonte disa çështje të shëndetësisë dhe se është i nevojshëm pasi që, sipas tij, që dy vjet nuk ka asnjë nismë nga Qeveria, ose nëse ka, është për interesat e tyre.

Ne kemi propozuar projektligj që ka qenë gjatë i konsultuar dhe nuk kemi ligj të ri në sektorin e shëndetësisë. Projektligji përbëhet prej 128 neneve. Propozon sistem funksional të zbatueshëm, bënë të zbatueshëm sistemin dytësor shëndetësor, barazon sistemin publiko-privat, rregullon orarin e shërbimit në vend, përcakton profilet e profesionistëve. Unë mund t’iu sjellë edhe dokumentacione se nga kanë ardhur propozime dhe ligj të ri për shëndetësi”.

Po hyjmë në vitin e dytë që nuk kemi iniciativë nga ministria dhe qeveria. Çdo draft tjetër që vjen mund të ketë vetëm ndërhyrje periferike që ka m’i mbrojtë interesat e njerëzve qoftë në bordin spitalor. Kërkoj përkrahje për jetë projkeltigj. Le ta merrë qeveria le ta bëjë produkt të vetin”, u shpreh ai.

Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, tha se e përkrah këtë iniciativë sepse sistemi i shëndetësisë ka nevojë për reformim.

Ligji për shëndetësi është kushtetuta e shëndetësisë. Ka pasur nevojë për reformim të sistemit dhe kjo bëhet me ndryshim të këtij ligji. Unë e mbështes këtë iniciativë tuajën. Kisha pas dëshirë që ligjin për shëndetësi të sjellë qeveria sepse ata janë edhe përgjegjës. Ligji bazik do të ishte mirë ta sjellë qeveria”.

Ndërsa, deputeti i PDK, Bekim Haxhiu, kritikoi ministrinë e shëndetësisë për ngecje si dhe deputetët që refuzuan projektligjin.

Ligjet i miratojnë deputet. Edhe ky ligj edhe ai paraprak ka ngecje në ministri. Para një muaji është funksionalizu grupi punues për ligjin për shëndetësi që ka marrë një vit. Është draft i gatshëm dhe pas leximit të parë me të gjithë akterët të bëjmë dëgjimin publik. Nëse një vit e gjysmë nevojitet një grup punues, cila është arsyeja me refuzu këtë nismë ligjore? Jam dakord për një ligj më të mirë”, tha Haxhiu,

Lajmet

Haxhiu mirëpret marrëveshjen për Presidentin: Tani përgjegjësia i kalon Kuvendit

Published

on

By

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për propozimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut si kandidat për President të Republikës.

Përmes një deklarate, Haxhiu e ka vlerësuar dakordimin e arritur mes dy liderëve, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku, si një moment kyç për kapërcimin e ngërçit politik në vend.

“E mirëpres marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës. Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve. Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës”, ka shkruar Haxhiu.

Pas këtij hapi zyrtar dhe mbështetjes nga kreu i shtetit, procedura pritet të zhvendoset në Kuvendin e Kosovës për thirrjen e seancës ku do të votohet kandidatura e Sejdiut për kryetar shteti. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Abdixhiku dakordohen për Bekim Sejdiun si kandidat për president

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kandidatit për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Palët janë pajtuar që për këtë pozitë të propozohet Profesor Doktor Bekim Sejdiu.

Abdixhiku ka bërë të ditur se që nga 9 korriku kanë zhvilluar takime të vazhdueshme dhe intensive, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për stabilitetin institucional.

Ai ka thënë se gjatë bisedimeve janë shqyrtuar disa emra, ndërsa në fund të dyja palët janë dakorduar për Bekim Sejdiun, të cilin e ka cilësuar si një personalitet me karrierë të shquar, përvojë profesionale dhe kontribut në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

KFOR viziton pjesëtarët në Mitrovicë, thekson gatishmërinë për sigurinë në veri

Published

on

Zyrtarë të lartë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë vizituar së fundmi pjesëtarët e misionit që veprojnë në Mitrovicë, me fokus në praninë e vazhdueshme dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Sipas KFOR-it, gjatë vizitës komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, MSU, ka vëzhguar aktivitetet e patrullimit dhe të sigurisë në terren.

Ndërkaq, shefi i shtabit të KFOR-it është takuar me pjesëtarë të MSU-së, si dhe me ekipet për ndërlidhje dhe monitorim, LMT, nga të cilat ka marrë informacione për zhvillimet dhe aktivitetet operative.

KFOR ka theksuar se prania e dukshme në terren dhe komunikimi i rregullt me komunitetet lokale ndihmojnë misionin të përshtatë praninë e tij dhe të jetë i gatshëm të reagojë në rast nevoje.

“Prania dhe gatishmëria përcaktojnë misionin”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni i NATO-s ka përsëritur përkushtimin për të ruajtur një prani të informuar dhe të gatshme në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun e vendit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sot takimi Kurti-Abdixhiku: Përpjekje e radhës për marrëveshjen për presidentin

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një tjetër takim në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin politik në vend.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, takimi mes dy liderëve është paraparë të mbahet në orën 12:00. Fakti vjen pas disa takimeve intenzive që dy krerët partiakë kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit, ku në fokus të diskutimeve mbetet arritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Përpjekja e fundit mes tyre u zhvillua të shtunën mbrëma, mirëpo pas përfundimit të saj nuk u dhanë detaje rreth përmbajtjes së diskutimeve. Kryeministri Kurti u mjaftua me një deklaratë të shkurtër, duke u shprehur se “do të ketë lajme atëherë kur të ketë rezultate konkrete”.

Takimi i sotëm konsiderohet vendimtar për të parë nëse palët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët apo nëse vendi po shkon drejt një krize të re politike. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Të kërkuara