Botë

“Nuk më intereson Kievi”, Zelensky: Jam gati të jap territore për Rusinë

Published

on

Ukraina është gati të japë territore për Rusinë. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, gjatë një interviste për median e njohur britanike “The Guardian”.

Zelenskyy e lidh fatin e Ukrainës me angazhimin e Donald Trump dhe se nëse ky i fundit e ul Rusinë në negociata, atëherë Kievi do të japë territore, por këtë herë në formën e një shkëmbimi me Rusinë.

Nëse Trump arrin të ulë Ukrainën dhe Rusinë në tryezën e bisedimeve, atëherë Ukrainë planifikon t’i ofronj Rusisë një shkëmbim të drejtpërdrejtë territori, duke hequr dorë nga toka që Kievi ka mbajtur në rajonin Kursk të Rusisë. Ne do të shkëmbejmë një territor me një tjetër. Nuk e di se kë territor por do të shohim. Por të gjitha territoret tona janë të rëndësishme për ne, nuk ka prioritet”, deklaroi Zelensky.

Sipas Zelensky, siguria e Ukrainës do të varet vetëm nëse në lojë janë edhe Shtetet e Bashkuara, pasi BE pa SHBA nuk mjafton. Nëse Donald Trump tërheq mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, Evropa e vetme nuk do të jetë në gjendje të kapërcejë hendekun. Ka zëra që thonë se Evropa mund të ofrojë garanci sigurie pa amerikanët, dhe unë gjithmonë them jo. Garancitë e sigurisë pa Amerikën nuk janë garanci reale të sigurisë”, u shpreh Zelensky.

Zelensky do të udhëtojë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ai pret të takojë zëvendëspresidentin e SHBA, JD Vance, një nga armiqtë ndaj Ukrainës në rrethin e brendshëm të Trump.

Në konferencën e vitit të kaluar, Vance, asokohe senator, refuzoi të takonte Zelenskyy dhe ai më parë ka thënë se nuk i intereson vërtet se çfarë ndodh me Ukrainën, në një mënyrë apo në tjetrën.

Aktualitet

Tërmeti i fuqishëm në Filipine lë të paktën 16 viktima, qindra të lënduar

Published

on

By

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi të hënën jugun e Filipineve, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave dhe plagosjen e më shumë se 200 të tjerëve, sipas autoriteteve vendase.

Lëkundjet e forta u regjistruan pranë ishullit Mindanao, ndërsa dëmet më të mëdha u raportuan në qytetin bregdetar të General Santos. Disa ndërtesa u shembën ose pësuan dëmtime serioze, ndërsa rrëshqitjet e dheut dhe rënia e objekteve shkaktuan shumicën e viktimave.

Pas tërmetit, autoritetet lëshuan paralajmërime për cunami në disa zona bregdetare të Filipineve dhe vendeve fqinje. Megjithatë, alarmi u hoq disa orë më vonë pasi rreziku u vlerësua si i kaluar. Valë deri në 1.4 metra u regjistruan në disa pjesë të provincës Sarangani.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., urdhëroi mobilizimin e ekipeve të emergjencës dhe pezullimin e mësimit në zonat më të prekura. Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa numri i viktimave mund të rritet pasi ekipet po kontrollojnë ndërtesat e dëmtuara dhe raportet për persona të zhdukur.

Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, një nga rajonet më aktive sizmike në botë, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.

 

Continue Reading

Lajmet

Zelensky i bën thirrje Putinit të përgjigjet për letrën e armëpushimit

Published

on

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Vladimir Putin duhet t’i përgjigjet letrës së tij të hapur për të rritur mundësinë e arritjes së një armëpushimi në Ukrainë.

Në një intervistë për Sky News, Zelensky tha se letra e dërguar të premten presidentit rus ishte një nga mënyrat e pakta për komunikim mes dy vendeve.

Në letrën e tij, Zelensky kishte propozuar një takim të drejtpërdrejtë me Putinin, me qëllim përfundimin e luftës në Ukrainë.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin, duke folur në një forum ekonomik në Shën Petersburg, tha se e kishte parë letrën, por se nuk shihte “asnjë kuptim” në një takim të tillë.

Zelensky, duke iu referuar letrës, u shpreh se ajo ishte dërguar publikisht pasi, sipas tij, nuk ka garanci se do të lexohej në mënyrë tjetër.

“Një letër e hapur do të thotë që ai duhet të përgjigjet për atë që është e rëndësishme për shoqërinë e tij,” tha Zelensky, duke shtuar se Rusia po i mohon realitetin e luftës publikut të saj.

Ai gjithashtu theksoi se komunikimi i drejtpërdrejtë mbetet mënyra e vetme reale për të ndalur konfliktin, duke përsëritur gatishmërinë për një takim me Putinin nëse kjo do të çonte drejt paqes.

Continue Reading

Aktualitet

Irani ka goditur dy baza ajrore izraelite

Published

on

By

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) njofton se ka goditur dy baza ajrore izraelite në Nevatim Airbase dhe Tel Nof Airbase, sipas mediave shtetërore iraniane.

Islamic Republic News Agency raporton se IRGC-ja ka deklaruar se operacioni u krye si kundërpërgjigje ndaj raketave që Izraeli kishte lëshuar “kundër disa vendeve me radarë në tri lokacione” në Iran.

Televizioni shtetëror iranian kishte njoftuar për shpërthime të dëgjuara në tri qytete: Tehran, Tabriz dhe Isfahan, pasi Izraeli deklaroi se forcat e tij ajrore kishin goditur objektiva ushtarake në vend./BBC/

Foto: Reuters

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna pranë kampit të Anglisë në SHBA, disa të plagosur

Published

on

Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën të shtunën në mëngjes pranë kampit bazë të kombëtares së Anglisë për Kupën e Botës në Kansas City, Missouri.

Sipas policisë amerikane, të paktën nëntë të rritur janë dërguar në spitalet e afërta pas incidentit që ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Troost Avenue, rreth katër milje larg kampit të Anglisë në Swope Soccer Village.

Autoritetet kanë bërë të ditur se të plagosurit kanë pësuar lëndime jo kërcënuese për jetën dhe pritet të mbijetojnë. Sipas kapitenit të policisë së Kansas City, Jake Becchina, deri tani nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar dhe hetimet janë në vazhdim.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se lojtarët dhe stafi i Anglisë nuk ndodheshin në vendngjarje, pasi ekipi po stërvitet në Florida në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës.

Banorët e zonës kanë raportuar se të shtënat nuk janë të pazakonta në atë lagje, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Anglia ndërkohë ka vazhduar përgatitjet e saj dhe të shtunën ka fituar 1-0 ndaj Zelandës së Re në një ndeshje miqësore në Tampa.

Continue Reading

Të kërkuara