Lajmet

Norvegjia do të rrisë shpenzimet nga fondi i pasurisë për të ndihmuar Ukrainën

Kështu deklaroi sot kryeministri norvegjez.

Publikuar

Norvegjia do të rrisë shpenzimet nga fondi i saj i pasurisë sovrane në vitet e ardhshme për të financuar ndihmën ushtarake dhe civile për Ukrainën, tha të enjten në parlament kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere.

Fondi i pasurisë prej 1.3 trilion dollarësh i vendit nordik, një nga investitorët më të mëdhenj në botë, ka përjetuar një rritje të mprehtë në hyrjet e të ardhurave pasi çmimi i eksporteve norvegjeze të naftës dhe gazit u rrit pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ai nuk tregoi më hollësisht se sa para do t’i shpenzojë Norvegjia për ndihmën ndaj Ukrainës, por tha se do të jetë një angazhim shumëvjeçar.

“Kjo do të çojë në një rritje të përkohshme të shpenzimeve nga fondi sovran i pasurisë”, tha Stoere mes tjerash./UBTNews/

Lajmet

​25 vjet nga masakra në Izbicë

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë.

Publikuar

nga

Sot bëhen 25 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.

Sot 25 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Me rastin e 25-vjetorit të masakrës në Izbicë, Komuna e Skenderajt do të organizojë sot tubim përkujtimor në Kompleksin Përkujtimor në Izbicë, duke filluar nga ora 10:00.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Pakënaqësitë me ligjin e pagave, SBAShK-u paralajmëron protestë

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj tha se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për ndryshim të këtij ligji, pasi është për ironi.

Publikuar

nga

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka shprehur pakënaqësi për ligjin e pagave, duke paralajmëruar protestë, e pas saj veprime tjera sindikale të cilat nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj tha se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për ndryshim të këtij ligji, pasi është për ironi. Ai tha se përpjekja kryesore e mësimdhënësve ka qenë që me ndryshimin e ligjit të pagave, koeficienti të ishte 130 euro, por se qeveria aktuale dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk kanë ndërmarrë asnjë hap.

Jasharaj për KosovaPress, ka theksuar se gjendja e punëtorëve në arsim është shqetësuese dhe nëse vazhdon të mos ketë interesim nga qeveria për të gjetur një zgjidhje për plotësimin e kërkesave të tyre, SBAShK-u së bashku me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me datën 1 maj do të organizojë protestë.

“Është një pakënaqësi me ligjin e pagave, pakënaqësi që është shtuar me vendimin e ngutshëm dhe jokorrekt të qeverisë Kurti, për atë ngritjen ironike të koeficientit nga 105 euro në 110 euro. Ne kishim bërë kërkesa të shumta si SBAShK, si BSPK drejtuar kryeministrit Kurti, ministrit Murati dhe ministres Nagavcin, që të kenë kujdes me ligjin e pagave sepse ka pakënaqësi, por ne kemi pas shpresa që do të ketë lëvizje të dukshme. Kemi pritur dhe kemi bërë shkresa që ngritja e koeficientit për këtë vit që të jetë 130, ngritje e cila nuk do t’i bënte më të pasur mësimdhënësit. 02:13 Pakënaqësi është vet fakti se është bërë një ngritje ironike nëse e përkthejmë në para, i bie që me këtë lëvizje ngritja mesatare në arsimin para universitarë është 28 euro dhe mësimdhënësit kanë thënë që mos t’i marrim fare…… Ka kërkesa të vazhdueshme edhe për përmirësimin e kushteve në shkolla”, tha Jashari.

Jasharaj tha protesta që planifikohet të mbahet më 1 maj, është sinjali i parë për veprime sindikale. Sipas tij, nëse qeveria edhe pas protestës ka mungesë dialogu, të njëjtit nuk do të ndalen.

“Ne e kishim takimin e radhës të shtunën me kryetarë që përfaqësojnë gjithë arsimin, nga çerdhet deri në universitet dhe kanë filluar të dëgjohen se dialogu nuk po jep rezultate, po mungon dhe është mirë që të mendohet se çka tutje, kur nuk ka dialog, nënkupton veprime sindikale. Unë jam i bindur që nëse vazhdohet kështu, ne do të bëjmë përgatitjet gjatë prillit, që më datën 1 maj, që është dita e punëtorit në të gjithë botën mbahen protesta të ndryshme, edhe ne do të jemi në protestë. Uroj që në këtë protestë mos të jemi vetëm SBAShK, por të jetë në kuadër të BSKP. Më 1 maj do të jemi në një protestë, jo shumë masive, me kryetarë të shkollave, të shoqatave sindikale, kryetarë të kuvendit komunal dhe do të jetë sinjali i parë se do të fillojmë me veprime sindikale. Kam frikë se nuk do të ndalen pastaj, dhe nëse qeveria mbetet me këtë qasje të gabuar, duam ose jo do të përsëritet shatori i viti 2022, diçka që nuk e dëshirojmë”, theksoi Murati.

Kujtojmë se greva e fundit nga SBAShK-u është mbajtur në shtator të vitit 2022 dhe ka zgjatur më shumë se një muaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti përkujton demonstratat e vitit 1989: Ato kundërshtuan regjimin kriminal të Serbisë

Kurti tha se më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës.

Publikuar

nga

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar demonstratat popullore të vitit 1989 në 35-vjetorin e tyre.

Në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë.

Ai tha se ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës.

“Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1989 mes të rënëve në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri”, shkruan Kurti.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​25 vjet nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”

Themelimi i kësaj brigade ishte bërë me urdhrin e komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Publikuar

nga

Sot mbushen 25 vjet nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”. Krijimi i këtij formacioni ushtarak përbën një nga kapitujt më të rëndësishëm të luftës në Gjakovë dhe Kosovë.

Themelimi i kësaj brigade ishte bërë me urdhrin e komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Kjo brigadë u ngrit pas kërkesave të ushtarëve gjakovarë të UÇK-së për ndërhyrje në qytetin e tyre, me qëllim të ndalimit të masakrave dhe krimeve të ushtrisë serbe ndaj civilëve në këtë komunë.

Me datë 28 mars 1999 nga fshati Dashinoc, Komandant i ZOD-it, Ramush Haradinaj jep urdhëresën me nr. L8/862/99 për krijimin e njësitit në shkallë Brigade, të emërtuar Brigada 137 “Gjakova” e UÇK- së, bashkë me emërtimin e kuadrit komandues.

Një ditë pas themelimit, pra më 29 mars 1999 kjo brigadë me shumë pjesëtarë të armatosur, secili prej tyre i pajisur edhe me nga një armë dhe armatim shtesë, u futen në qytetin e Gjakovës. Kjo brigadë ishte ndarë në 4 grupe, të cilat ishin vendosur në 4 pozicione të qytetit, si pikat më të mira strategjike të mundshme për zhvillimin e aktivitetit ushtarak të kësaj brigade.

Tri grupet dhe Shtabi i Brigadës ishin vendosur në lagjet e Çabratit dhe një grupi vendoset në Orize. Në kuadër të detyrave të parashtruara, luftëtarët e kësaj brigade ndërmorën aksione të shumta për mbrojtjen e popullatës civile të Gjakovës.

Veçohet “Epopeja e Çabratit” kur në luftën frontale me armikun, në një distancë të afërt, në datat 7, 8 dhe 9 maj ranë heroikisht 17 dëshmorë të kësaj brigade.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara