Lajmet

Norvegjia do të dhurojë 7.4 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Norvegjia do të jetë një nga donatorët më të mëdhenj në botë për Ukrainën.

Published

on

Parlamenti i Norvegjisë ka nënshkruar një ndihmë prej 75 miliardë koronash (7.4 miliardë dollarë) për Kievin, në kuadër të një pakete mbështetjeje pesëvjeçare, duke e bërë vendin nordik një nga donatorët më të mëdhenj në botë për Ukrainën që u shkatërrua nga lufta.

Paratë do të ndahen në mënyrë të barabartë mes ndihmës ushtarake dhe humanitare gjatë pesë vjetëve./UBTNews/

Kronika e zezë

Tronditëse në Fier: Vajza mbyt me tel babain, tenton të fshehë ngjarjen

Published

on

Policia e Fierit në Shqipëri ka zbardhur një ngjarje të rëndë kriminale në një familje, e cila fillimisht u kallëzua si aksidentale nga vetë autorja, vajza në bashkëpunim me nënën e saj në fshatin Frashër.

Rreth orës 23:00, Emanilda Rama 26 vjeçe, njoftoi Policinë se babai i saj, shtetasi Anesti Rama, 56 vjeç, kishte ndërruar jetë aksidentalisht në banesën e tyre. Por gjatë deponimeve të para dhe veprimeve të menjëhershme hetimore, oficerët e Policisë konstatuan mospërputhje në versionin e dhënë dhe dyshime të forta për një vrasje të mundshme.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se 26-vjeçarja kishte vrarë babain e saj, për motive ende nën hetim, duke e mbytur me një tel. Pas krimit, dyshohet se ajo ka bashkëpunuar me nënën e saj, shtetasen V. R., 53 vjeçe, për të pastruar trupin dhe për të inskenuar ngjarjen si një aksident.

Në përfundim të veprimeve të deritanishme hetimore, Emanilda Rama është arrestuar për veprën penale të vrasjes, ndërsa e ëma është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku po merret në pyetje për rolin e saj në ngjarje dhe për përpjekjen për të penguar zbardhjen e saj.

Hetimet janë në vijim, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për të dokumentuar plotësisht me prova ligjore të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë penale të përfshira në këtë rast tronditës.

Continue Reading

Bota

​Britania e India nënshkruajnë marrëveshje tregtare rreth 6 miliardë funte

Published

on

Kryeministri britanik Keir Starmer i tha homologut të tij nga India Narendra Modi se nënshkrimi i marrëveshjes tregtare ishte një “ditë historike” për të dy vendet.

Në rezidencën e kryeministrit në Chequers, Starmer tha se marrëveshja përfaqësonte një “ndryshim të madh” në marrëdhënie, raporton BBC.

Modi tha se ata po “shkruanin një kapitull të ri” në historinë e përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë.

Marrëveshja vlen rreth gjashtë miliardë funte investime nga kompanitë indiane dhe britanike në ekonominë britanike dhe pritet të ketë një ndikim prej 4.8 miliardë funte në produktin e brendshëm bruto të Mbretërisë së Bashkuar.

Marrëveshja pritet gjithashtu të krijojë 2 mijë e 200 vende pune në vend. Tarifat për një gamë mallrash britanike do të ulen nga një mesatare prej 15 për qind në tre për qind, me qëllim rritjen e eksporteve në Indi me 11 miliardë funte.

Negociatat për marrëveshjen filluan në vitin 2022, kur Boris Johnson ishte kryeministër i Britanisë së Madhe dhe përfunduan në maj të këtij viti.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Instiutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vendin tonë do të mbaj mot kryesisht me temperatura të larta dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do sillen nga 15 deri 20°C, kurse ato maksimale: 35-39°C.

Vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara vende vende.

Continue Reading

Aktualitet

Laura e Argjendtë – UBT dhe Kosova përfaqësohet denjësisht në lojërat universitare botërore në Gjermani

Published

on

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për sportin kosovar dhe për UBT. Studentja dhe xhudistja e njohur, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e parë në historinë e Kosovës, atë të argjendtë, në Lojërat Universitare Botërore “FISU World University Games”, të mbajtura në Rhine-Ruhr, Gjermani.

Laura tregoi performancë mbresëlënëse në kategorinë e saj, duke e nisur garën në mënyrë të fuqishme:

Xhiroja e dytë – Mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina

Çerekfinalja – Triumfoi ndaj Viktoria Folgen nga Gjermania

Gjysmëfinalja – Shënoi fitore të madhe kundër Flavia Favorini nga Italia

UBT dhe mbarë Kosova janë krenarë me Laura Fazliun. Suksesi i saj është frymëzim për të gjithë studentët dhe të rinjtë që synojnë të arrijnë majat e suksesit në sport.

Continue Reading

Të kërkuara