Mobile

Nokia ridizajnon logon ikonike për t’ia kujtuar botës se nuk është më një kompani telefonike

Logoja e re u bë publike të dielën.

Publikuar

Nokia ridizajnoi logon e saj për herë të parë në dekada për t’u distancuar nga imazhi i saj publik si kompani telefonike. Logoja e re, që u bë publike të dielën, përmban pesë forma të ndryshme që bashkohen për të shqiptuar NOKIA.

“Ne ndërtuam trashëgiminë e logos së mëparshme, por e bëmë atë të ndihet më bashkëkohore dhe digjitale, për të pasqyruar identitetin tonë aktual”, shkroi kryeshefi ekzekutiv, Pekka Lundmark në një njoftim të dielën.

Dikur shitësi më i madh i telefonave celularë dhe sinonim i epokës së telefonave rrotullues, Nokia u përball me konkurrencë karshi Apple, Samsung dhe markave të tjera në tregun e smartfonëve. Nokia ia shiti Microsoft-it biznesin e saj të telefonisë celulare në vitin 2014 në një marrëveshje katastrofike që rezultoi në një humbje masive prej 8.4 miliardë dollarësh nga Microsoft një vit më vonë./UBTNews/

Lajmet

Me veçorinë e re, iPhone mund të klonojë zërin tuaj në vetëm 15 minuta

Ky funksion u bë publik të martën.

Publikuar

nga

Apple ka zbuluar një veçori të re në iOS që u mundëson përdoruesve të iPhone, iPad dhe Mac të bëjnë klonimin digjital të zërit të tyre në vetëm 15 minuta.

Funksioni Personal Voice, i cili u bë publik të martën, synon të ndihmojë ata që janë më të rrezikuar të humbasin zërin e tyre, siç janë personat e diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike ose kushte të tjera neurologjike. Ky funksion mund të integrohet në sistem nga fundi i këtij viti.

Shoqata e sëmundjes së neuroneve motorike sugjeron që klonimi i zërit, i njohur si bankingu i zërit, zakonisht zgjat mesatarisht dy orë ose më shumë me teknologjinë aktuale dhe mund të kushtojë qindra funta./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Mobile

Paralajmërohet ndalimi i shitjeve të iPhoneve në Evropë

Kjo në rast se do të kufizojë funksionalitetet e portit të mbushësit USB-C.

Publikuar

nga

Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar kompaninë Apple se në rast që do të kufizojë funksionalitetet e portit të mbushësit USB-C, mund t’ia ndalojë shitjen e pajisjeve në bllok, shkruan TechoNews.

Vitin e kaluar, BE-ja miratoi një ligj që do të kërkojë që iPhone dhe shumë pajisje të tjera të karikimit të kabllove të pajisen me një port USB-C para se të shiten. Apple ka afat deri më 28 dhjetor 2024 për të respektuar ligjin, por kalimi nga Lightning në USB-C pritet të ndodhë me modelet iPhone 15 më vonë këtë vit.

Në shkurt, dolën informacione se Apple mund të planifikojë të kufizojë shpejtësinë e karikimit dhe funksionalitetet e tjera të kabllove USB-C që nuk janë të certifikuara sipas programit “Made for iPhone”.

Në përgjigje të këtyre spekulimeve, komisioneri evropian, Thierry Breton i dërgoi Apple-it një letër duke paralajmëruar kompaninë se kufizimi i funksionalitetit të kabllove USB-C nuk do të lejohet dhe do të parandalojë shitjet e iPhoneit në BE kur ligji të hyjë në fuqi, sipas deklaratës. Letra është marrë nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, dhe raporti thotë se BE-ja e paralajmëroi Applein gjatë një takimi në mes të marsit.

Duke pasur parasysh se ka kohë deri në fund të vitit 2024 për të respektuar ligjin, Apple mund të vazhdojë ende me përfshirjen e një çipi në portin USB-C në modelet iPhone 15 më vonë këtë vit. Dhe me modelet e iPhone 16 që pritet të lansohen në shtator të vitit 2024, edhe ato pajisje do të jenë në treg përpara se ligji të hyjë në fuqi.

Megjithatë, për kufizimin e funksionalitetit të portit të mbushësit USB-C nga Apple ka pasur vetëm raporte në media. Kompania ende s’ka reaguar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Samsung shënon fitimin më të ulët tremujor në 14 vjet

Të enjten kompania njoftoi se fitimi i saj operativ ra me 95% nga një vit më parë.

Publikuar

nga

Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë, Samsung, raportoi fitimin më të ulët tremujor në 14 vjet, si pasojë e rënies globale të kërkesës për mikroçip që ngadalëson shitjet dhe fitimet.

Të enjten kompania njoftoi se fitimi i saj operativ ra me 95% nga një vit më parë. Gjithashtu kompania raportoi edhe për rënien prej 87.4% në të ardhurat neto për tremujorin e parë të vitit 2023 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Divizioni i çipave Samsung regjistroi humbjen e parë operative që nga viti 2009, kur bota po përballej me pasojat e krizës financiare të vitit 2008.

Prodhimi i çipave të gjigantit korean raportoi 4.58 trilionë won (afërsisht 3 miliardë euro) humbje./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Telefonat që paralajmërojnë se do të ndodhin tërmete

Ky sistem ka të ngjarë të shpëtojë jetë kur goditen tërmete më të forta.

Publikuar

nga

Pesëdhjetë vjet që nga telefonata e parë celulare, teknologjia që mbajmë në xhep po ndihmon në krijimin e sistemit më të madh të zbulimit të tërmeteve në botë.

Më 25 tetor 2022, një tërmet me magnitudë 5.1 goditi Zonën e Gjirit të Kalifornisë. Për fat të mirë, nuk ishte një tronditje shumë e dhunshme, por banorët vërshuan në Shërbimin Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) pasi e kishin ndjerë atë. Nuk u raportuan dëme, por tërmeti ishte i rëndësishëm në një mënyrë tjetër – shumë njerëz në zonë morën alarme në telefonat e tyre përpara se të fillonin lëkundjet.

Më e rëndësishmja akoma, shumë nga këta telefona ndihmuan në zbulimin e tërmetit në radhë të parë, gjithashtu.

Google ka punuar me USGS dhe shumë akademikë për të zhvilluar një sistem paralajmërimi të hershëm, që paralajmëron përdoruesit disa sekonda përpara se të ndodhin dridhjet. Është një kohë e shkurtër paralajmërimi, por disa sekonda mund të japin kohë të mjaftueshme për t’u strehuar nën një tavolinë apo diku tjetër. Mund të jetë gjithashtu kohë e mjaftueshme për të ngadalësuar trenat, për të ndaluar ngritjen ose uljen e avionëve dhe për të parandaluar hyrjen e makinave në ura ose tunele. Si i tillë, ky sistem ka të ngjarë të shpëtojë jetë kur goditen tërmete më të forta.

Ai përdor të dhëna nga dy burime. Fillimisht, sistemi u mbështet në një rrjet prej 700 sizmometrash – pajisje që zbulojnë dridhjet e tokës – të instaluara në të gjithë shtetin nga sizmologët në USGS, Instituti i Teknologjisë në Kaliforni dhe Universiteti i Kalifornisë Berkeley dhe qeveria e shtetit. Por Google ka krijuar gjithashtu atë që është rrjeti më i madh në botë i zbulimit të tërmeteve përmes telefonave në pronësi të anëtarëve të publikut.

Sensorët e Android janë çuditërisht të ndjeshëm dhe mund të veprojnë si një mini sizmometër.

Google ka prezantuar një funksion që i lejon përdoruesit të lejojnë që telefoni i tyre të dërgojë automatikisht të dhëna në Sistemin e Sinjalizimeve të Tërmeteve Android, nëse pajisja e tyre merr dridhje që janë karakteristike për valët kryesore (P) të një tërmeti. Duke kombinuar të dhënat nga mijëra apo edhe miliona telefona të tjerë, sistemi mund të përcaktojë nëse një tërmet po ndodhë dhe ku.

Më pas mund të dërgojë sinjalizime për telefonat në zonën ku valët sizmike ka të ngjarë të godasin, duke dhënë një paralajmërim të hershëm.

Dhe për shkak se sinjalet e radios udhëtojnë më shpejt se valët sizmike, alarmet mund të arrijnë përpara se të fillojë lëkundjet në zona larg nga epiqendra./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara