Lajmet

Nobelisti Arno Penzias: Historia e pabesueshme që e çoi tek Teoria e Big Bang-ut

Djali i tij David e dha lajmin për New York Times.

Published

on

Bota e fizikës po mban zi për vdekjen e fizikanit dhe astrofizikanit amerikan Arno Allan Penzias, i cili vdiq të hënën më 22 janar në një shtëpi të moshuarish në San Francisco, në moshën nëntëdhjetëvjeçare. Djali i tij David e dha lajmin për New York Times, duke specifikuar se shkaku i vdekjes ishin ndërlikimet që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit.

Studimi i tij astronomik ndihmoi në sigurimin e dëshmive të padiskutueshme të thelbit dinamik, në zhvillim, të pikës së origjinës së universit, duke konfirmuar teorinë e Big Bang-ut si një shpjegim i pranuar gjerësisht i origjinës dhe evolucionit të kozmosit. Por jo vetëm kaq, falë kontributit të tij u konsolidua baza shkencore e të kuptuarit tonë të universit dhe puna e tij mbetet një shtyllë themelore në kozmologjinë moderne.

Historia e pabesueshme e jetës së tij

Bota mundi të njihte gjeniun e tij të madh falë një historie të pabesueshme që përfshiu familjen e tij në prag të Luftës së Dytë Botërore, kur së bashku me prindërit dhe vëllain më të vogël jetonin në Gjermaninë naziste, e cila shpejti do të shkaktonte atë pjesë të dhimbshme të historisë që të gjithë e njohim.

Në prag të Luftës së Dytë Botërore, një pronar dyqani bojërash në Belleville, New Jersey dëgjoi një trokitje të drojtur në derë. Ishte një emigrant gjerman 28-vjeçar i quajtur Leo Gelbart, i cili shkonte shtëpi më shtëpi duke kërkuar ndihmë nga anëtarët e komunitetit hebre të qytetit, në mënyrë që të sillte familjen Penzias, të përbërë nga Karl dhe Justine dhe djemtë e tyre Arno dhe Guenther, nga Gjermania, për t’i shpëtuar regjimit nazist.

Për ta e vetmja alternativë ndaj kampit të përqendrimit ishte arratisja. Por për ta bërë këtë, atyre u nevojiteshin një sërë deklarimesh: dokumente zyrtare që vërtetonin ekzistencën e një të afërmi dhe një rrjet sigurie financiare në Shtetet e Bashkuara. Gelbart dyshohet se dha dokumentin e parë, duke pretenduar se miku Karl Penzias ishte kushëriri i tij. Por si kamarier nuk kishte para të mjaftueshme për të qenë garant financiar i familjes. Kështu ai po kërkonte dikë që të firmoste deklaratën e dytë dhe të merrte përgjegjësinë për familjen, nëse do të ishte e nevojshme.

Ndihma që ndryshoi historinë

Tregtari i bojërave pranoi t’i ndihmonte: “Do të jem i lumtur t’u jap një dorë derisa të jenë në gjendje të mbajnë veten,” shkroi ai në deklaratë. Kështu, familja Penzias u shpërngul në Amerikë nga Gjermania, jo me pak vështirësi, dhe Arno, djali i madh, u bë një nga fizikantët dhe astrofizikanët më të mëdhenj në botë. Në vitin 1978, së bashku me Robert Woodrow Wilson, ai fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin, në vitin 1964, të rrezatimit kozmik të sfondit mikrovalor, mbetjet e një shpërthimi që i dha jetë universit rreth 14 miliardë vjet më parë. Ai shpërthim, i njohur si Big Bang, është sot shpjegimi i pranuar gjerësisht për origjinën dhe evolucionin e universit.

Jeta e Arno Allan Penzias

Ai lindi në Mynih në vitin 1933, kur filloi ngritja e Hitlerit në pushtet. Në vitin 1938 familja u mblodh me hebrenj të tjerë që mbanin pasaporta polake dhe u detyrua të hipnin në një tren për t’u larguar në Poloni. Por treni u vonua dhe zyrtarët polakë ua shpallën të pavlefshme pasaportat para se të arrinin në kufi. Në vitin 1939, ndërsa po nxitonin të organizonin nisjen për në Amerikë, prindërit e Arnos dërguan dy djemtë e tyre të vegjël në Angli falë Kindertransport, një nismë humanitare britanike falë së cilës u shpëtuan 10,000 fëmijë, kryesisht hebrenj, nga territoret naziste.

Të dy kaluan nëpër familje të ndryshme kujdestare derisa Karl dhe Justine Penzias, falë ndihmës së marrë nga pronari amerikan i bojës, arritën të kishin të gjitha dokumentet e nevojshme për t’u larguar për në Shtetet e Bashkuara. Thuhet se në udhëtimin me anije për të kaluar Oqeanin Atlantik, siç raporton National Geographic, ata u mbijetuan uraganeve të forta dhe sulmeve të nëndetëseve gjermane.

Mundësia për të qenë në gjendje të studionte

Me të mbërritur në New York, familja u vendos në Bronx dhe Arno ishte në gjendje të studionte në Shkollën e Lartë Teknike të Brooklynit, e të diplomohej në City College, duke përfunduar, pas shërbimit ushtarak, një doktoraturë në fizikë në Universitetin e Kolumbias. Më pas ai iu bashkua Bell Laboratories ku nga viti 1972 mbajti postin e drejtorit të departamentit të kërkimit të radiofizikës, duke punuar në projekte pioniere, përfshirë komunikimet satelitore dhe fibrat optike.

Ai gjithashtu dha mësim në universitete të shumta amerikane, duke përfshirë Princeton dhe Kembrixh. Ai u bë anëtar i Shoqatës Amerikane të Astronomisë dhe Shoqatës Amerikane të Fizikës, si dhe i Unionit Ndërkombëtar Astronomik. Në vitin 1965, ndërsa me Robert W. Wilson po përpiqej të reduktonte zhurmën e sfondit të pranishëm në komunikimet me satelitët artificialë, ai zbuloi rrezatim të vazhdueshëm në 4.35 cm i cili, së bashku me rrezatimin e zbuluar pak më vonë në 20.7 cm, disponohej në një kthesë rrezatimi termik rreth 3°K. Për këtë zbulim, i cili përbën një nga të dhënat kryesore në mbështetje të teorisë kozmogonike të Big Bang-ut, të dy u nderuan me Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 1978, së bashku me urimet e presidentit të atëhershëm Jimmy Carter. Pikërisht në përgjigje të atij telegrami ai i shkroi presidentit mirënjohjen, që pati mundësinë të jetonte në Shtetet e Bashkuara.

Fjalët prekëse

“Kam mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tridhjetë e nëntë vjet më parë pa para, si refugjat nga Gjermania naziste. Për mua dhe familjen time, Amerika përfaqësonte një strehë të sigurt, një vend të lirë plot mundësi. Në një kohë kur premtimet dhe rëndësia e institucioneve amerikane shpesh vihen në dyshim, ndihem i detyruar të dëshmoj se si është realizuar premtimi amerikan në përvojën time personale të jetës. Jam thellësisht krenar që jam amerikan dhe shumë mirënjohës për Amerikën dhe popullin amerikan. Përfitoj pra nga rasti, t’ju shpreh juve, si përfaqësues i popullit amerikan, një pjesë të vogël të falënderimit tim për të gjithë amerikanët”. (Bota.al)

Lajmet

Donika Emini kritikon interpretimin e këngës nacionaliste serbe në forumin e BE-së në Bruksel

Published

on

Ekspertja e politikës së jashtme, Donika Emini, ka kritikuar interpretimin e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke e cilësuar të papranueshme përzgjedhjen e një kënge që përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Gjatë fjalimit të mbajtur më 16 nëntor, Emini tha se ngjarja e kishte detyruar ta ndryshonte tërësisht fjalimin e përgatitur. Ajo e nisi paraqitjen duke cituar disa vargje të këngës, të interpretuar një natë më parë.

“Popull serb, thërrit fort. Kosovë, nuk do të të dorëzojmë. Ti gjithmonë ke qenë e jona. Kështu ka qenë që nga kohët e lashta”, citoi Emini, duke theksuar se teksti përmban pretendime të drejtpërdrejta territoriale ndaj Kosovës.

Ajo ngriti pikëpyetje nëse institucionet evropiane i kuptojnë kompleksitetet politike dhe ndjeshmëritë historike të Ballkanit Perëndimor.

“Pas asaj që ndodhi mbrëmë, vërtet pyes veten nëse ata i kuptojnë kompleksitetet e rajonit, edhe pse po flasim për një Komision Evropian që është mjaft afër këtij rajoni”, deklaroi ajo.

Emini tregoi se kishte vendosur të merrte pjesë në forum pasi kishte vërejtur mungesën e përfaqësuesve nga Kosova në listën e folësve. Megjithatë, ajo theksoi se prania e saj si përfaqësuese e shoqërisë civile nuk mund ta zëvendësonte përfaqësimin institucional të vendit.

Ajo tha se nuk do të befasohej nëse një këngë e tillë do të interpretohej në tubime nacionaliste apo në një tubim të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq, por u shpreh e befasuar që ajo u dëgjua në një aktivitet të Komisionit Evropian.

“U befasova shumë kur e dëgjova në Komisionin Evropian, një projekt paqeje, një projekt që po e udhëheq rajonin drejt demokracisë”, u shpreh Emini.

Ekspertja sqaroi se kundërshtimi i saj nuk kishte të bënte me gjuhën apo muzikën serbe, duke theksuar se do ta mirëpriste interpretimin e këngëve shqipe dhe serbe që promovojnë bashkëjetesën dhe tejkalimin e ndarjeve.

Në përfundim të fjalimit, Emini i bëri thirrje Bashkimit Evropian të mos riprodhojë narrativa nacionaliste dhe revizioniste që, sipas saj, kanë penguar procesin e pajtimit në Ballkan.

“A mundeni të paktën të mos i riprodhoni narrativat revizioniste dhe propagandistike të një regjimi që e përçau rajonin dhe që e bëri pajtimin kaq të vështirë deri më sot?”, pyeti ajo.

Fjalimi u mbajt në kuadër të forumit “Përmes pajtimit drejt zgjerimit të Bashkimit Evropian”, më 16 nëntor, një ditë pas interpretimit të këngës në mbrëmjen hapëse të aktivitetit në Bruksel./A.K/

Continue Reading

lajme

Studentët e Masterit në Agrokulturë me Mjedis nisin hulumtimin eksperimental për kultivimin e sallatës së gjelbër pa tokë

Published

on

By

Studentët e programit Master në Agrokulturë me Mjedis, Sihana Bokshi dhe Shpëtim Salihu, nën udhëheqjen e profesorit Ismet Babaj, kanë dizajnuar metodikën e hulumtimit dhe kanë nisur punën eksperimentale për kultivimin e sallatës së gjelbër (Lactuca sativa L.) në sistemin e kultivimit pa tokë.

Qëllimi i këtij eksperimenti është vlerësimi i efekteve të sistemit të prodhimit dhe furnizimit me azot në formë të nitratit mbi statusin ushqyes të bimëve, akumulimin e nitrateve dhe nitriteve, prodhimin e biomasës, si dhe morfologjinë e sistemit rrënjor.

Në kuadër të hulumtimit po testohen tre trajtime me tretësira ushqyese në dy sisteme të hapura të prodhimit pa tokë, përmes vazove me vëllim prej 1 litri: njëri sistem përdor vermikulitin si substrat rritës, ndërsa tjetri përdor cocopeat (torfë kokosi).

Puna kërkimore do të përmbyllet me analiza kimike dhe matje të parametrave të rritjes së bimëve. Të dhënat dhe rezultatet e përfituara do t’u shërbejnë studentëve për përgatitjen e punimeve të tyre të diplomës, si dhe për publikime në revista shkencore, duke dëshmuar gërshetimin e suksesshëm të teorisë me praktikën shkencore.

Continue Reading

lajme

Rama kritikon interpretimin e melodisë së këngës nacionaliste serbe në Bruksel

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar interpretimin e melodisë së një kënge nacionaliste serbe në koncertin e organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel. Ai e bëri këtë në fillim të një debati në “Forumin e Zgjerimit“, duke thënë se kjo çështje nuk mund të mbetet pa u përmendur.

“Nuk mund të heshtet ajo që ndodhi mbrëmë me muzikën e interpretuar në një mbrëmje në prag të këtij forumi. Nuk e di a ishte e qëllimshme apo injorancë, por ishte një këngë nacionaliste këtu, në mbrëmjen e këtij eventi. Për ta shtuar ironinë, u bë nën logon ‘Meloditë e Unitetit’”, tha Edi Rama.

“Asnjëherë nuk mund të lëmë anash diçka që na kthen nga e kaluara. E kam thënë për vite se sa e rëndësishme është Serbia për rajonin tonë, sa e rëndësishme është ta mbajmë Serbinë në anën tonë. Por dua të sigurohem që ajo që them të mos shkojë kundër kësaj bindjeje. Por, në të njëjtën kohë, mendoj se nuk duhet të tolerojmë hapësirë që betejat e mesjetës të bëhen motivim për ndasitë e sotme”, ka thënë Rama.

“Sa më shpejt Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për të gjithë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë. /KOHA/

Continue Reading

Vendi

Ndalohet një zyrtar i Gjykatës së Prishtinës, dyshohet për keqpërdorim detyre

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Policinë e Kosovës, ka ndaluar sot për 48 orë personin me inicialet A.B., udhëheqës i Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë pas hetimeve disamujore, nën dyshimin se A.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ai dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe persona të tjerë, ka krijuar dosje fiktive duke vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një kontrate të falsifikuar të shitblerjes.

Përmes këtyre veprimeve, shtetasit të Serbisë me inicialet M.B. — i cili aktualisht ndodhet në arrati — i është mundësuar regjistrimi i kundërligjshëm i një banese me sipërfaqe prej 55.89 m² në Zonën Kadastrale në Matiçan, pranë Zyrës Kadastrale në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit ka paralajmëruar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara