Kulturë

Noah Cyrus njofton se është fejuar

Kjo dy muaj pasi bënë publike lidhjen e tyre.

Published

on

Noah Cyrus ka njoftuar fejesën e saj me të dashurin e saj Pinkus.

Këngëtarja ka konfirmuar se ajo dhe stilisti gjerman janë fejuar, dy muaj pasi bënë publike lidhjen e tyre.

Këngëtarja ndau një sërë fotosh me të fejuarin e saj tashmë, si dhe një pamje të unazës së saj të fejesës.

“Momenti më i madh i gjithë jetës sime ishte të thosha ‘po’ për të kaluar pjesën tjetër së bashku. Muaji i fundit i të qenit e fejuarja juaj dhe i të qenit në botën tonë të vogël të vetëm ne të dy ka qenë kaq e përsosur”, ka shkruar 23-vjeçarja.

Ajo tha se ai është “personi më i talentuar, më besnik dhe më i sjellshëm”, duke shtuar se “asnjëherë nuk është ndjerë më e dashur apo e dashuruar”.

Noah më parë ishte e lidhur me reperin Lil Xan./UBTNews/

Lajmet

Arianit Lakna hap ekspozitën personale “anGjelus Novus” në Open Art Gallery

Published

on

Artisti Arianit Lakna hap sonte ekspozitën personale “anGjelus Novus”, të kuruar nga Artrit Bytyçi, në Open Art Gallery. Hapja e ekspozitës do të mbahet duke filluar nga ora 19:30.

Ekspozita sjell një cikël veprash ku lajtmotivi i gjelit zë vend qendror, duke krijuar një dialog artistik me veprën “Angelus Novus” të Paul Klee dhe interpretimin filozofik të Walter Benjamin.

Sipas konceptit kuratorial, “anGjeli i Ri” i Laknës shkon përtej referencës klasike, duke ndërtuar një figurë simbolike që mishëron përditshmërinë, punën dhe përballjen me sfidat e jetës.

Një nga veprat qendrore të ekspozitës, “Zgjohu me Gjela”, paraqet figurën e gjelit përballë detyrimeve të përditshme, duke simbolizuar gatishmërinë për t’u përballur me sfidat pa pritur zgjidhje nga të tjerët.

Përmes këtij cikli punimesh, Arianit Lakna ndërton figurën e “anGjelit” si një simbol të ri që përfaqëson vlera dhe ideale të një utopie bashkëkohore. Ekspozita fton vizitorët të reflektojnë mbi jetën e përditshme, përgjegjësinë dhe mënyrën se si individi ndërton raportin e tij me realitetin përmes artit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Keep Going” përzgjidhet në DokuFest

Published

on

Filmi i shkurtër kosovar “Keep Going” është përzgjedhur për edicionin e sivjetmë të DokuFest, duke shënuar një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë vendore.

Lajmi u bë i ditur nga ekipi realizues i filmit, i cili shprehu kënaqësinë për këtë përzgjedhje dhe falënderoi aktorët, ekipin artistik e teknik, si dhe të gjithë mbështetësit që kontribuuan në realizimin e projektit.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë Eli Gashi, Luan Jaha, Adriana Matoshi dhe Era Balaj.

Skenari dhe produksioni janë realizuar nga Valmira Hyseni dhe Zgjim Terziqi, ndërsa drejtor i fotografisë është Almir Gjikolli. Ekipi krijues përfshin gjithashtu Leart Rama në montazh, Pellumb Ballata në dizajnin e zërit, Gazmend Nela në kolorim dhe Blerim Shala në skenografi.

Filmi është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, si dhe partnerëve Ujë Rugove dhe Onix Spa & Thermal Resort.

Me këtë përzgjedhje, “Keep Going” do të shfaqet para publikut të DokuFest në Prizren, duke iu bashkuar një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Galeria Kombëtare e Kosovës rihap dyert pas rinovimit dhe zgjerimit më të madh pas luftës

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës do të rihapë dyert për publikun më 9 korrik, në orën 19:00, pas përfundimit të procesit të rinovimit dhe zgjerimit, i cilësuar si më i rëndësishmi në historinë e saj të pasluftës.

Si institucioni qendror i vendit për artin modern dhe bashkëkohor, Galeria Kombëtare e Kosovës do ta shënojë këtë moment me një ceremoni të hapur për të gjithë qytetarët.

Rihapja pritet të shënojë një kapitull të ri për institucionin, duke ofruar hapësira të përmirësuara për ekspozita, aktivitete artistike dhe programe kulturore, në funksion të zhvillimit dhe promovimit të artit bashkëkohor në Kosovë.

Ngjarja do të mbahet më 9 korrik, duke filluar nga ora 19:00, ndërsa hyrja do të jetë e lirë për të gjithë të interesuarit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra “Amadeus” përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë

Published

on

Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar “Musica Orbis Festivals 2026”, i cili mbahet në Pragë të Çekisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur drejtuesit e orkestrës, duke njoftuar se kjo paraqitje vjen pas një sërë sukseseve dhe vlerësimeve të marra në gara të ndryshme ndërkombëtare.

Gjatë festivalit, Orkestra “Amadeus” do të marrë pjesë në koncertin e hapjes, koncertin gala, si dhe në garën ndërkombëtare të orkestrave, e cila konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të këtij aktiviteti.

Përveç performancave, anëtarët e orkestrës do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në masterklasa me dirigjentë dhe anëtarë të jurisë së festivalit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet të shtunën, më 11 korrik 2026, në orën 19:30, në “National House of Vinohrady” në Pragë.

Sipas drejtuesve të orkestrës, pjesëmarrja në këtë festival është rezultat i muajve të tërë punë, disipline dhe përkushtimi të të rinjve që përmes muzikës do të prezantojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare.

Orkestra “Amadeus” ka ftuar bashkatdhetarët që jetojnë në Pragë dhe zonat përreth që t’i bashkohen koncerteve të tyre dhe të mbështesin këtë paraqitje të rëndësishme./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara