Shëndeti

Njihuni 8 përfitimet shëndetsore të mollës së sheqerit

Published

on

Molla e sheqerit ose ndryshe Annona cherimola, është një frut i gjelbër, në formë të rrumbullakët, me lëkurë me luspa dhe me një shije të ëmbël. Mendohet se origjinën e ka në malet Ande të Amerikës së Jugut dhe rritet në zona tropikale me lartësi të mëdha.

Molla e sheqerit ka një shije të ëmbël të ngjashme me frutat e tjera tropikale, të tilla si bananet dhe ananasi. Shpesh ajo konsumohet me lugë dhe shërbehet e ftohtë në formën e kremit. E pasur me fibra, vitamina dhe minerale, ky frut unik mund të rrisë imunitetin, të luftojë inflamacionin dhe të përmirsojë shëndetin e syve dhe të zemrës.

Në këtë artikull ju njohim me 8 përfitimet befasuese të mollës së sheqerit.

E pasur me antioksidantë
Molla e sheqerit është e pasur me antioksidantë, të tillë si vitamina C dhe karotenoidet, të cilët luftojnë radikalet e lira që mund të kontribuojnë në zhvillimin e shumë sëmundjeve. Kërkimet tregojnë se ushqimet e pasura me karotenoide mund të përmirësojnë shëndetin e syve, të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të disa lloje të kancerit.

Mund të përmirësojë humorin tuaj
Molla e sheqerit është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës B6. Vitamina B6 luan një rol të rëndësishëm në krijimin e neurotransmetuesve, përfshirë serotoninën dhe dopaminën, të cilat ndihmojnë në rregullimin e humorit tuaj. Në fakt, nivelet e ulëta të vitaminës B6 në gjak janë të lidhura me depresionin, veçanërisht tek të rriturit.

Mund të përmirësojë shikimin
Ky frut është i pasur me luteinë, një nga antioksidantët kryesorë që mbrojnë shikimin duke luftuar radikalet e lira. Luteina gjithashtu mund t’ju mbrojë nga sëmundje të tjera të syve, përfshirë kataraktin, që shkakton dobësi dhe humbje të shikimit.

Mund të parandalojë presionin e lartë të gjakut
Molla e sheqerit është e pasur me lëndë ushqyese që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, siç janë kaliumi dhe magnezi. Kaliumi dhe magnezi nxisin zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë uljen e presionit të gjakut.

Mund të përmirësojë tretjen
Fibrat mbështesin lëvizjet e shëndetshme të zorrëve dhe ndihmojnë në shtimin e baktereve të mira në zorrë. Molla e sheqerit duke qenë e pasur me fibra dhe mund të përmirësojë tretjen dhe të mbrojë sistemin tretës nga sëmundje të ndryshme.

Ndihmon në eliminimin e qelizave të dëmshme
Ky frut tropikal është i pasur me antioksidantë flavonoidë, të cilët kanë treguar se mund të parandalojnë rritjen e qelizave tumoriale. Në disa studime të kryera, ku qelizat kancerogjene u trajtuan me flavovonoidë, u vu re se këto qeliza të dëmshme ndaluan së rrituri. Për më tepër, studimet sugjerojnë që individët që konsumojnë ushqime të pasura me flavonoide kanë një rrezik më të ulët për të zhvilliuar kancer, si për shembull atë të stomakut dhe zorrës së trashë.

Mund të luftojë inflamacionin
Inflamacioni kronik është i lidhur me disa sëmundje të rrezikshme, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Molla e sheqerit ka përbërje të shumta anti-inflamatore, të tilla si acidi kaurenoik, katekina dhe epikatekina. Ulja e niveleve të inflamacionit kronik mund të zvogëlojë rrezikun e shumë sëmundjeve.

Mund të rrisë imunitetin tuaj
Ashtu si frutat e tjera tropikale, ky frut është i pasur me vitaminë C, një lëndë ushqyese që rrit imunitetin duke luftuar infeksionet dhe sëmundjet Konsumimi i ushqime të pasura me këtë vitamin, është një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur shëndetin dhe për të forcuar imunitetin tuaj./AgroWeb

Continue Reading

Shëndeti

Qumështi nuk është i mirë vetëm për forcimin e kockave, ja si e ndihmon trupin

Published

on

Përveç shtimit të qumështit në filxhanin të preferuar të kafesë ose me drithërat e mëngjesit, duhet të përfshini më shumë nga kjo pije në dietën për përfitimet shëndetësore që shkojnë përtej shëndetit më të përmendur të kockave.

Qumështi ofron një burim të pasur të lëndëve ushqyese thelbësore që mbështesin shëndetin e përgjithshëm. I njohur për rolin e tij në forcimin e kockave, qumështi ofron disa përfitime shtesë shëndetësore që e bëjnë atë një shtesë të vlefshme për një dietë të ekuilibruar.

Një nga përfitimet më të përmendura është roli në forcimin e kockave, pasi ai është i mbushur me kalcium, vitaminë D e fosfor, tha dietologia Sarah Heckler. Qumështi ndihmon në ruajtjen e densitetit të kockave dhe zvogëlon rrezikun e frakturave.

“Këto lëndë ushqyese punojnë së bashku për të forcuar kockat dhe për të parandaluar kushte si osteoporoza, e cila me kalimin e kohës çon në kocka të brishta dhe të dobëta”, tha ajo.

Qumështi nxit rritjen e rikuperimin, burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi, përmban të nëntë aminoacidet thelbësore të nevojshme për riparimin e muskujve.“Kjo e bën veçanërisht të dobishme për atletët, fëmijët e të moshuarit që duan të ruajnë masën muskulore”, tha ajo.

Kombinimi i proteinave dhe karbohidrateve e bën atë pije efektive rikuperimi pas stërvitjes, duke ndihmuar në rimbushjen e rezervave të energjisë dhe mbështetjen e rikuperimit të muskujve. Ndihmon me hidratimin dhe thithjen e lëndëve ushqyese. qumështi është gati 90 për qind ujë, tha Heckler duke e bërë pije hidratuese që jep elektrolite thelbësore si kaliumi dhe magnezi.

“Këto minerale ruajnë ekuilibrin e lëngjeve, rregullojnë funksionin nervor e mbështesin kontraktimet e muskujve”, tha ajo.

Prania e vitaminës A në qumësht ndihmon funksionin imunitar dhe shëndetin e shikimit, vitaminat B kontribuojnë në prodhimin e energjisë dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ofron mbështetje për sistemin imunitar. Marrja e vazhdueshme e qumështit ose jogurtit ndihmon në ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm imunitar, sipas faqes së internetit Undeniably Dairy.

Përmbajtja e proteinave dhe zinkut në qumësht ndihmon në ndërtimin dhe funksionimin e qelizave imune dhe molekulave sinjalizuese imune në trup, tha Matthew Black, një dietolog i regjistruar në Columbus, Ohio.

Continue Reading

Shëndeti

Vitamina Q: Çka është dhe pse duhet ta përfshini në rutinë?

Published

on

Vitamina Q është molekulë organike e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien. Me fuqi të lartë antioksiduese, ndihmon në ngadalësimin e plakjes së qelizave dhe lufton lodhjen, duke dhënë doza energjie.

Vitamina Q është emri i dytë me të cilin identifikohet koenzima Q, e quajtur ubiquinone sepse është substancë e prodhuar në të gjitha qelizat e trupit. Është molekulë organike që ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të vitaminës K dhe vitaminës E.

Klasifikohet si vitaminë e tretshme në yndyrë, ruhet nga trupi për t’u përdorur kur është e nevojshme, s’duhet të merret vazhdimisht.

Për çfarë përdoret vitamina Q?

Ka fuqi të lartë antioksiduese e ndihmon në transferimin e energjisë nga qelizat, e pranishme në sasi të mëdha në qelizat e organeve të rëndësishme të trupit; Zemra, mëlçia, pankreasi e veshkat. Kjo koenzimë e bën lëkurën më elastike, lufton rrudhat dhe strijat, ndërkohë që i siguron trupit forcën e nevojshme për të eliminuar të gjitha llojet e lodhjes.

Veprimi kundër plakjes vjen nga fakti se kjo molekulë shmang humbjen e elastinës dhe kolagjenit, duke ngadalësuar formimin e rrudhave e duke nxitur ruajtjen e freskise së lëkurës. Koenzima Q është e pranishme në kremrat kundër rrudhave.

Ajo luan rol të rëndësishëm në sistemin imunitar, duke e forcuar e duke luftuar infeksionet dhe radikalet e lira.

Rregullon insulinën se ul nivelin e sheqerit në gjak dhe arrin të reduktojë nivelet e LDL (kolesteroli i tepërt).

Cilat ushqime e përmbajnë atë?

Gjendet në mishin e pulës e viçit, me përqendrimin më të lartë në mëlçi. Përqendrimet e koenzimës Q gjenden në ushqimet e detit e në disa lloje peshqish: Ton, salmoni, sardelet dhe skumbri. Molekula prodhohet dhe nga vetë trupi me kalimin e kohës, çlirohet gjithnjë e më pak.

Cilat janë nevojat ditore për vitaminë Q?

Nevojat ditore për vitaminë Q variojnë nga 100 në 200 mg.

Nuk është e qartë se ata që ndjekin një dietë të pasur me ushqime të pasura me koenzimë Q janë në gjendje të mbajnë nivele të larta ubiquinone. Me kalimin e moshës, p.sh mëlçia është gjithnjë e më pak e aftë të konvertojë ubikinonet nga ushqimet e t’i asimilojë, ndaj rekomandohet marrja e suplementeve të vitaminës Q (sidomos pas moshës 50 vjeç).

Dozat s’duhet të tejkalohen: Për të rriturit rekomandohet marrja e maksimumit prej 50 deri 200 mg vitaminë Q në ditë.

Duke qenë se është një molekulë e tretshme në yndyrë, preferohet të merret me një vakt të pasur me yndyrë për të lejuar trupin ta përthithë më mirë. Disa suplemente kombinojnë ubiquinone me vaj ulliri për ta bërë atë më të tretshëm. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ja gabimet që bëni kur nisni dietën për rënie në peshë

Published

on

Zbatimi i një regjimi më të shtrënguar ushqimor kërkon disa elementë të rëndësishëm: mendësinë e duhur, aktivitetin fizik dhe një plan ushqimor që plotëson shumë nevoja të organizmit.

Në këtë artikull shpjegohen katër gabimet që bëni në nisjen e dietës, të cilët pengojnë suksesin e saj.

Zgjedhja e ushqimeve të lehta – Në ditët e sotme, tregjet janë të mbushura me produkte të ashtuquajtura të lehta që kanë pak kalori e janë gënjeshtare se mund të kenë më pak kalori por kjo nuk do të thotë se nuk kanë sheqer ose yndyrna.

P.sh lëngjet e gazuara që reklamohen si pa sheqer, padyshim që kanë sheqer, thjesht në forma të ndryshme. Për rënien nga pesha, hiqni dorë nga lëngjet dhe pini ujë. Një shembull tjetër është lëngu i portokallt. Ai është natyral ama në mungesë të fibrës është i gjithi sheqer.

Mosplotësimi i dëshirave të caktuara – Nëse i nënshtroheni një regjimi shtrëngues ushqimor, kjo nuk do të thotë të hiqni dorë nga llastimi i vetes. Nëse dieta ndalon të ëmblat e juve ju pëlqen çokollata, ju nuk do reshtni së menduari për të.  Kjo është e gabuar.

Nuk duhet të hiqni dorë nga çokollata, por të zgjidhni atë që ka sasinë më të madhe të kakaos në përmbajtjen e saj. Mjafton pak çokollatë në ditë dhe trupi dhe mendja do të jenë të kënaqur.

Uria e vazhdueshme – Gabimi i tretë që bëjnë njerëzit që janë në dietë është se qëndrojnë gjatë në kthetrat e urisë. Dieta nuk ka të bëjë me urinë por me shëndetin. Hani më shumë fruta, perime dhe ushqime natyrale, mos lini nivelin e kalorive në një minimum të rrezikshëm.

Nëse hani mbi 3 vakte në ditë, në sasitë e duhura dhe me ushqime të shëndetshme jo vetëm që nuk do ju marrë uria, por edhe do humbisni më shumë në peshë.

Mos merrni dieta në internet

Interneti është i tejmbushur me receta e dieta të ndryshme që premtojnë rënie të shpejtë nga pesha. Mos u gënjeni!  Jo çdo dietë bën për ju. Nëse dëshironi të ndryshoni regjimin ushqimor, bëjeni këtë me ndihmën e një eksperti. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Këshilla të domosdoshme se si të kujdeseni vazhdimisht për mëlçinë

Published

on

Mëlçia, sistemi limfatik dhe trakti tretës ndonjëherë janë oraganet më të neglizhuara në trup, edhe pse funksioni i tyre është primar për mirëfunksionimin e këtij të fundit.

Por, ja si të kujdeseni:

Çfarë të shtosh?

Lëngjet e mëposhtme shtoni në regjimin ushqimor të përditshëm dhe piji gjatë vakteve dhe vakteve të ndërmjetme.

Nuk duhet t’i kalosh ditët vetëm duke pirë këto lëngje. Sigurohu të ushqehesh mjaftueshëm ndërmjet tyre, që të mos jesh i uritur.

Pavarësisht nga mënyra si ushqehesh, për t’u shëruar shpejt, sigurohu që disa prej ushqimeve dhe suplementeve shëruese të kapitullit pasardhës të jenë pjesë e rutinës sate ditore.

• Pi çdo mëngjes esëll rreth 500 ml lëng selinoje. (Sigurohu të jetë i freskët, shqeto dhe të mos ketë përbërës shtesë).

Nëse je i ndjeshëm dhe 500 ml janë shumë, fillo me një sasi më të vogël dhe shtoje me kalimin e kohës.

Lëngu i selinosë është ilaç, jo pije kalorike, duhet të hash patjetër mëngjes më pas, për të pasur energjinë e duhur për të përballuar ditën.

Konsumo diçka tjetër pesëmbëdhjetë minuta pasi ke pirë lëngun e selinosë.

• Pi 500 ml ujë me limon ose laim në mesditë ose pasdreke. (Shtrydh gjysmë limoni ose laimi në 500 ml ujë.)

Continue Reading

Të kërkuara