Lajmet

Njerëzit me albinizëm përballen me diskriminim në Ugandë

50 mijë persona jetojnë me albinizëm në Ugandë.

Published

on

Aktivistët në Ugandë kanë pohuar se njerëzit me albinizëm (një gjendje e trashëguar që karakterizohet nga mungesa totale apo e pjesshme e pigmentit në lëkurë, flokë dhe sy, e cila shkaktohet si pasojë e mungesës së melaninës), po përballen me diskriminim.

Drejtori i Ombrellës së Albinizmit në Ugandë, Olive Namutebi tha se personave me albinizëm u mohohet punësimi, edhe nëse ata kanë kualifikimet e duhura.

“Fëmijëve tanë u mohohet punësimi, në disa shkolla u mohohet edhe shkollimi. Disa prindër i braktisin fëmijët me albinizëm”, tha ai.

Aktivistët thonë se ka qindra nëna beqare me fëmijë albino sepse burrat e tyre u larguan nga shtëpitë e për shkak të frikës se mos lidhen me albinos.

Peter Ogik, një aktivist i cili vetë vuan nga albinizmi, tha se megjithëse qeveria u përpoq ta luftonte diskriminimin, nuk është e lehtë të ndryshosh mentalitetin.

Sipas të dhënave të disponueshme me ombrellën e albinizmit, 50 mijë persona jetojnë me albinizëm në Ugandë.

Ogik përmendi një incident të kohëve të fundit ku një foshnjë lindi me albinizëm dhe prindërit e saj u detyruan të largohen nga fshati i tyre për shkak të paragjykimeve. Ai ka thënë se në disa shtëpi fëmijët me albinizëm mbahen në kafaze larg syve të njerëzve.

“Niveli i diskriminimit është shumë më i lartë në zonat rurale sesa në ato urbane. Gratë me albinizëm janë të rrezikuara për përdhunimit për shkak të besimit se marëdhënia seksuale me to mund të shërojë HIV/AIDS-in”, shtoi ai.

Jacinta Namukose, 39-vjeçare, një banore e fshatit Namwiwa në rrethin lindor të Ugandës të Kamuli, e cila lindi foshnjën me albinizëm tha se mamia që po ndihmonte në lindjen e foshnjës u largua nga salla e operacionit sikur të kishte parë një gjarpër./UBTNews/

Bota

​Zbulohet shkaktari i përmbytjes së trenit në Gjermani

Published

on

Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë pasi një bosht i tej mbushur i ujërave të zeza shkaktoi një rrëshqitje dheu që nxori nga binarët një tren pasagjerësh në Gjermani, thanë autoritetet lokale.

Prokurorët thanë se treni u përmbys midis Riedlingen dhe Munderkingen pranë Stuttgartit pas shirave të rrëmbyeshëm në zonë.

Besohet se përmbytja ka shkaktuar një tejmbushje, duke shkaktuar një rrëshqitje dheu në brigjet që shtrihen pranë shinave.

Policia e Ulmit tha se treni ishte në një rrugë 90 km midis Sigmaringen dhe Ulmit kur doli nga binarët.

Ata thanë se hetimi për shkakun e aksidentit ishte duke vazhduar dhe vendi i incidentit do të mbetej i mbyllur.

 

Continue Reading

Aktualitet

​Daçiq e quan marrëveshjen e Brukselit mashtrim

Published

on

Vetëm një ditë pasi deklaroi se bashkësia ndërkombëtare e kishte “mashtruar” Serbinë me marrëveshjen e Brukselit, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq është tërhequr nga kjo deklaratë, duke e mohuar një qëndrim të tillë.

“Ishte një mashtrim. Ne i lidhëm të gjitha ato marrëveshje me mirëbesim, vetëm për të arritur kompromise që do të ishin në interes të të gjithëve në Kosovë,” kishte deklaruar Daçiq.

Por vetëm një ditë më pas, ai demantoi veten, duke thënë se “kurrë nuk ka thënë, e as nuk do të thoshte” se Serbia, presidenti Aleksandar Vuçiq apo ai vetë janë mashtruar gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Nuk kam thënë kurrë, e as nuk do të thosha, se ne Serbia, Aleksandar Vuçiq apo unë jemi mashtruar për të nënshkruar marrëveshjen e Brukselit. Një formulim i tillë do të nënkuptonte se nuk e dinim çfarë po firmosnim, se nuk e kuptonim rëndësinë e dokumentit apo se ishim të paaftë për të vlerësuar realitetin politik,” tha Daçiq.

Sipas tij, ajo që kishte nënkuptuar në deklaratën e tij të mëhershme lidhej me zbatimin e marrëveshjes dhe jo me procesin e nënshkrimit,

Continue Reading

Bota

​Shkëmbi shembet në plazh në Angli

Published

on

Dy persona u ndanë nga notarët e tjerë pasi një shkëmb u shemb në një plazh në Devonin Lindor, ku mijëra ton gurë ranë në plazh dhe notarët ikën në panik. Ata u shpëtuan nga një ekuipazh varkash shpëtimi, raporton BBC.

Stacioni i Pavarur i Varkave të Shpëtimit në Sidmouth tha se dy persona ishin bllokuar në anën e gabuar të një shkëmbi të shembur në Plazhin Budleigh pardje pasdite.

Njerëzit u transferuan të sigurt në Plazhin Budleigh dhe ekipet kryen kërkime të mëtejshme, tha stacioni i varkave të shpëtimit.

Stacioni i Varkave të Shpëtimit në Sidmouth tha se ekipet e tij mbështetën ekipet e rojeve bregdetare nga Beer dhe Exmouth të cilat ishin tashmë në vendngjarje.

 

 

Continue Reading

Bota

​Të paktën tre të vdekur nga përmbytjet e mëdha në Rumani

Published

on

Përmbytjet e mëdha gjatë natës në Rumaninë lindore vranë tre persona, ndërsa mijëra shtëpi u dëmtuan, qindra njerëz u evakuuan dhe helikopterët po kërkojnë ata që nuk arritën të evakuohen, thanë zyrtarët e vendit.

Rreth 25 fshatra në nëntë rajone u goditën nga shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta që shkulën çatitë dhe shkulën pemët, duke bllokuar trafikun në rrugët kombëtare, tha agjencia e emergjencave.

Qarqet më të goditura në Rumaninë veriore ishin Neamt dhe Suceava, ku dy lumenj dolën nga shtrati, duke lënë të vdekur një 66-vjeçar dhe duke detyruar qindra njerëz të evakuoheshin. .

Agjencia e emergjencës tha më vonë se dy gra, të moshës 85 dhe 83-vjeç, gjithashtu vdiqën në përmbytje.

Continue Reading

Të kërkuara