Kulturë

Njerëz të famshëm nga e gjithë bota shprehin mbështetjen për rastin e Britney Spears

Published

on

Mariah Carey, Halsey, Keke Palmer dhe më shumë njerëz të famshëm po flasin në mbështetje të Britney Spears.

Më 23 qershor, të gjithë sytë ishin drejt Britney Spears teksa ajo personalisht foli për konservatoritetin e saj 13-vjeçar publikisht për herë të parë.

Në seancën 24-minutëshe, ajo tregoi për marrëveshjen ligjore në të cilën ajo ka qenë që nga viti 2008, duke bërë zbulime të shumta përpara se të kërkonte përfundimisht që konservatoriteti të përfundoj.

Ky konservatoritet po më bën më shumë dëm sesa dobi. Unë meritoj të kem një jetë. Unë kam punuar gjithë jetën time. Unë meritoj të kem një pushim dy deri në tre vjet dhe thjesht, e dini, të bëj atë që dua të bëj”, deklaroi Britney. “Ndihem e ngacmuar dhe ndihem e lënë anash dhe e vetme. Dhe jam lodhur duke u ndjerë e vetme. Unë meritoj të kem të njëjtat të drejta si çdokush”.

Më poshtë, janë disa nga figurat publike që kanë shprehur mbështetje dhe dhembshuri për këngëtaren Britney Spears.

Mariah Carey

Mariah Carey ishte një nga të famshmet e para që shprehu publikisht mbështetjen e saj për Britney pas përfundimit të seancës. “Të duam Britney !!! Qëndro e fortë ”, shkroi këngëtarja në Twitter.

Halsey

Halsey gjithashtu shkoi në Twitter për të shkruar një mesazh për këngëtaren pas dëgjimit. “Shpresoj që me gjithë zemrën time asaj t’i jepet liria nga ky sistem abuziv. Ajo e meriton atë më shumë se gjithçka. Unë e admiroj guximin e saj duke folur vetë sot”, shkruajti ajo. “Për më tepër, në djall kushdo që mendon se ka autoritetin si institucion ose individ për të kontrolluar shëndetin riprodhues të një personi“, shtoi më vonë Halsey me hashtag #FreeBritney në lidhje me zbulimin e IUD të Britney.

Tinashe

“Ne të duam shumë”, shkroi Tinashe në Twitter duke etiketuar Britney.

Brandy

“Shumë dashuri dhe mbështetje nga ana ime për Britney Spears dhe fansat e saj,” shkroi Brandy në Twitter. “#FreeBritney”, shtoi ajo në një tweet të veçantë.

Jesse Tyler Ferguson

Ylli i Modern Family ribotoi një artikull në lidhje me dëgjimin e Britney dhe shtoi, “Britney meriton liri. Ajo meriton të merr shpërblimet e viteve të saj të mundit. Britney meriton të jetë e lumtur”. Ai gjithashtu përfshiu hashtag #FreeBritney dhe një emoji zemre në tweet-in e tij.

Khloé Kardashian

“Askush nuk duhet të trajtohet kështu. Qëndro e fortë mbretëreshë! Ti meriton më mirë”, shkroi Khloé Kardashian në Twitter së bashku me disa emoji dhe hashtag #FreeBritney.

Ziwe

“FREE BRITNEY !!!!!!!!!!!” Ziwe i Teen Vogue, 2021 Young Hollywood, shkroi duke ndarë transkriptin e seancës.

Eiza Gonzalez

Pafjalë. Kjo është komplet gjepurë e një sistemi të korruptuar. Unë jam zemërthyer për Britney-n. Unë jam rritur duke e ndjekur aq shumë dhe tani të zbuloj se ajo është privuar plotësisht nga jeta e saj për këtë kohë është e rëndë. Drejtësi për Britney-n”, shkroi aktori Eiza Gonzalez, duke shtuar hashtag #FreeBritney.

Rosie O’Donnell

“Dëgjoni gratë”, shkroi Rosie O’Donnell krahas hashtag-ut #FreeBritney dhe pamjet e ekranit të intervistave të saj të kaluara me yllin.

Vera Wang

Dizenjatorja e modës Vera Wang shkroi në Twitter për të treguar mbështetjen e saj për Britney. “Pa fjalë”, shkroi ajo krahas hashtag-ut #FreeBritney.

Chrishell Stause

“Unë do të rebelohem 1000% nëse Britney nuk lirohet. Ne jemi shumë krenar për ty @britneyspears! Ta dëgjosh thirrjen e saj është e barabartë tronditëse dhe tërbuese. #freebritneyNOW dhe më pas ndrysho ligjet #FreeBritney”, shkroi ylli i shfaqjes Selling Sunset.

Jameela Jamil

“I dëshiroj të gjithë fatin e botës shoqes së mirë të Tahanit, Britney Spears sot”, shkroi aktori i The Good Place në Twitter. “Është vjedhja më e çuditshme e lirisë që ka ndodhur para syve tanë për më shumë se një dekadë tani, dhe shpresoj që ajo të gjejë ndihmë për të organizuar jetën e saj me të cilën është rehat tani”.

Justin Timberlake

Justin Timberlake, i cili i kërkoi falje publike Britney dhe Janet Jackson në fillim të këtij viti, postoi një shkrim të gjatë në Twitter si reagim ndaj seancës. “Pas asaj që pamë sot, ne të gjithë duhet të mbështesim Britney-n në këtë kohë“, fillon shënimi i tij. “Ajo që po ndodh me të nuk është thjesht e drejtë. Asnjë grua nuk duhet të kufizohet kurrë nga marrja e vendimeve për trupin e saj. Askush nuk duhet të mbahet kurrë kundër vullnetit të vet… ose kurrë nuk duhet të kërkojë leje për të hyrë në gjithçka që kanë punuar aq shumë. Unë dhe Xhes i dërgojmë dashurinë dhe mbështetjen tonë Britney-it gjatë kësaj kohe. Ne shpresojmë që gjykatat dhe familja e saj ta bëjnë këtë të drejtë dhe ta lënë atë të jetojë, sido që ajo dëshiron të jetojë“.

Dhe shumë të tjerë të cilët shprehën përkrahjen e tyre publike të Britney-t e cila po kërkon cili nga konservatoriteti i saj që e kufizon në të gjitha aktivitet e jetës.

(Artikulli nga TeenVogue, i përkthyer dhe përshtatur nga UBTNews)

Kulturë

Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të rikthehet para publikut më 17 prill 2026 me një koncert të radhës, duke sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në këtë mbrëmje muzikore do të interpretohen vepra nga Baki Jashari, Francis Poulenc dhe Ludwig van Beethoven, duke ofruar një përvojë artistike që ndërthur traditën dhe klasikën botërore me krijimtarinë vendore.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Continue Reading

Kulturë

Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni

Published

on

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një koncert solemn, i organizuar në nder të Shën Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj, si dhe për të shënuar 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni.

Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni “Kardinal Domenico Bartolucci”, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë, nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Koncerti u hap nga Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, së bashku me sopranon Arta Jashari, të cilët interpretuan veprën “Rri me ne” të kompozitorit Marco Frisina, nën dirigjimin e motrës Lidvina Marku dhe me shoqërim në organo nga Emanuel Mates.

Në vijim, performoi Kori i Fondacionit “Bartolucci”, nën drejtimin e dirigjentit Adriano Caroletti dhe organistit Josep Solé Coll, duke sjellë një program të pasur me vepra me tematikë pashkore, që u prit me emocione të veçanta nga publiku.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, Kardinali Ernest Simoni, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, si dhe përfaqësues institucionalë, diplomatë, artistë dhe besimtarë të shumtë.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Terminal” për herë të parë në Çeki

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar për herë të parë në Republikën e Çekisë shfaqjen “Terminal”, në qytetin e Trutnovit, duke zgjuar interes të veçantë te publiku vendas.

“Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Roland Petite, solli një rrëfim bashkëkohor, i cili u komunikua fuqishëm me audiencën përmes lëvizjes dhe interpretimit artistik.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Ilir Tepelena, së bashku me diplomatë dhe dashamirë të artit, të cilët e përjetuan nga afër këtë ngjarje kulturore.

Kjo paraqitje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të artit kosovar dhe dëshmon rolin e fuqishëm të diplomacisë kulturore në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve.

Continue Reading

Kulturë

“Nderi” prezantohet në Prishtinë pas rrugëtimit në festivale ndërkombëtare

Published

on

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe një prezantimi të mëhershëm në Podgoricë, filmi artistik me metrazh të gjatë “Nderi” u shfaq edhe për publikun në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes. Kjo premierë përkoi simbolikisht me shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, vend nga i cili vjen edhe produksioni i filmit.

Me regji të Nikola Vukčević, “Nderi” është rezultat i një pune disavjeçare, që i ka marrë regjisorit rreth tetë vite për ta sjellë në ekran. Filmi ndërton boshtin e tij narrativ mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke trajtuar tema të thella si morali, nderi dhe sakrifica.

Ngjarja bazohet në një histori të vërtetë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Rrëfimi ndjek fatin e një fëmije ortodoks që, duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehim te një familje muslimane shqiptare. Pikërisht në këtë raport zhvillohet drama e filmit, duke vënë në pah besën shqiptare dhe vendosmërinë për të mbrojtur jetën e tjetrit, edhe përballë rrezikut ekstrem.

Në rolet kryesore paraqiten aktorët Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović dhe emra të tjerë të njohur të skenës.

“Nderi” është propozuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi për çmimin Oscar, megjithatë nuk arriti të përfshihet në listën e ngushtë. Pavarësisht kësaj, filmi ka shënuar suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmime dhe duke u shfaqur në festivale prestigjioze, përfshirë edhe ato të kategorisë A, si në Kajro, Goa dhe Palm Springs.

 

Continue Reading

Të kërkuara