Kronikë e zezë

Një vit burgim për të akuzuarin që vodhi në market

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një vit burgim të akuzuarit M.R, për shkak se në vitin 2018 së bashku me persona të tjerë kishte thyer një market, dhe nga aty marrin para nga arka dhe gjësende tjera në vlerë prej 238 euro.

Sipas gjykatës më datë 4 nëntor 2018, pas mesnate në Prizren, në një lokal – market, duke vepruar edhe me persona tjerë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, thyejnë lokalin, në atë mënyrë që duke vepruar me forcë, i pandehuri M.R., hap derën e hyrjes së lokalit dhe hyn në lokal, dhe nga aty marrin para nga arka dhe gjësende tjera në vlerë prej 238 euro dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes me veturë, e cila veturë është hasur tek i pandehuri edhe në një rast tjetër – vjedhje e rëndë në qytetin e Gjakovës, ku edhe janë hasur në flagrancë.

“Andaj Gjykata të akuzuarin M.R., e gjykon me dënim me gjobë në shumën prej pesëqind euro, dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim do të ekzekutohet në afatin ligjor prej pesëmbëdhjetë ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Për të akuzuarin M.R. Gjykata kishte lëshuar urdhëresat, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtim gjyqësor i akuzuari M.R. e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej”, thuhet në komunikatë./UBTNews

Vendi

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Aktualitet

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se janë regjistruar tri raste të dhunës në familje. Rastete janë regjistruar në qytetet Shtërpcë, Pejë dhe Skenderaj.

Në qytetin e Shtërpcës, policia ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

Lidhur me këtë rast, policia bën të ditur se “me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Pejë rreth orës 20:20, ku burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka njoftuar se “i dyshuari ndodhet në kërkim policor” dhe se hetimet po vazhdojnë për lokalizimin e tij.

Rasti i tretë ka ndodhur në Skenderaj, ku një person është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Pas marrjes në pyetje të palëve të përfshira, “me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

 

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunë në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor njofton se janë regjistruar katër raste të dhunës në familje. Rastet e raportuara janë shënuar në Gjakovë, Vitomericë dhe dy në Fushë Kosovës.

Në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona për dy raste të ndara për veprën e njëjtë penale- dhunë në familje.

Në rastin e parë arrestimi i të dyshuarit erdhi pas një mosmarrëveshje e cila përfundoi në sulm ndaj viktimës grua.

Sipas raportit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin e dytë, i dyshuari është arrestuar pasi ofendoi dhe sulmoi viktimën grua.

Gjithashtu, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Edhe në Gjakovë është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale- dhunë në familje ndaj viktimës grua.

Lidhur me rastin i dyshuari nën përcjellje të policisë  është dërguar për trajtim mjekësor dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërsa, në Vitomericë është arrestuar një grua shtetase e Shqipërisë e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqik dhe fizike ndaj viktimës burrë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara