Kronikë e zezë

Një vit burgim pasi pranoi se vodhi 7 mijë e 500 euro para të gatshme dhe rreth 6 mijë euro stoli ari

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Sh.S, është shpallur të premten në Gjykatën Themelore të Gjilanit dega në Viti.

Published

on

Sh.S është dënuar me 1 vit burgim efektiv dhe është obliguar t’ia kthejë të dëmtuarës 7 mijë e 500 euro pasi ka pranuar se më 1 gusht të këtij viti, në shtëpinë e të dëmtuarës R.H, vodhi 7 mijë e 500 euro para të gatshme, si dhe stoli ari e argjendi në vlerë prej 6 mijë euro.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Sh.S, është shpallur të premten në Gjykatën Themelore të Gjilanit dega në Viti, nga gjykatësja Drane Simani,  raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata të njëjtin përmes aktgjykimit e ka detyruar që në emër të dëmit të shkaktuar të dëmtuarës R.H,  t’ia paguajë shumën prej 7 mijë e 500 euro, ndërsa për pjesën e stolive e dëmtuara është udhëzuar në kontest civil.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit Sh.S.do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë.

Po ashtu, obligohet i akuzuari që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor t’i paguajë kësaj gjykate shumën prej 20 euro si dhe shumën prej 30 euro në Fondin e Viktimave të Krimit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan më 18 gusht 2022, ka ngritur aktakuzë kundër Sh.S,  me arsyetimin se më 1 gusht 2022, në Viti, në shtëpinë e të dëmtuarës R.H, me dashje, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për veten e tij, i ka marrë pronën të dëmtuarës, përkatësisht të holla në vlerë të përgjithshme prej 7 mijë e 500 euro dhe bizhuteri ari në vlerë rreth 6 mijë euro.

Aktakuza thotë se më parë, i pandehuri Sh.S, e ka parë të dëmtuarën R.H, në një dasmë në një restorant në Ferizaj dhe pas një kohe për të përfituar nga mungesa e viktimës ka dalë nga lokali dhe është larguar me makinën e tij “Mercedes”, shkon në Viti në rrugën “Çerçiz Topulli”, ku ka parkuar automjetin, e më pas ka shkuar në shtëpinë e të dëmtuarës dhe fillimisht ka kërcyer murin dhe është futur në oborr.

Më pas, thuhet se me një send të përshtatshëm me përdorim të forcës ka ngritur grilat dhe ka hapur dritaren dhe ka hyrë brenda dhe në një dhomë të vogël dhe nga dollapi, nga kompleti, ka marrë një çantë në të cilën kishte para në vlerë prej 7 mijë e 100 euro dhe bizhuteri- ari, përkatësisht 8 byzylykë, 6 unaza, 3 varëse, 1 zinxhir, 1 byzylyk që mbyllet, një unazë martese, si dhe dy perla, një byzylyk argjendi, një komplet argjendi konkretisht vathë, një unazë dhe një varëse.

Në aktakuzë thuhet se më pas ka hyrë në dhomën e gjumit dhe nga dollapi, nën lavanderi, ka marrë para në vlerë prej 400 euro si dhe 1 rreth-unazë martese, e cila ishte në një kuti dhe kur gruaja- e dëmtuara ka hyrë në dhomën e gjumit, i pandehuri me çantën dhe paratë e vjedhura është hedhur nga dritarja, ka kaluar mbi mur, shkon në automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas disa ditësh një pjesë të arit të vjedhur e ka shitur në argjendaritë NTP “Roni” dhe NTP “Brilant” në Ferizaj.

Me këto veprime, i pandehuri Sh.S akuzohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, nga neni 315, paragrafi 2, nënparagrafi 2.1 të Kodit Penal.

Lajmet

Ekstradohen nga Shqipëria dy persona të kërkuar nga Policia e Kosovës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka realizuar sot ekstradimin e dy personave nga Shqipëria, të cilët kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

Ky aksioni u krye nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me institucionet e drejtësisë. Të dyshuarit ishin arrestuar më parë nga autoritetet shqiptare pas kërkesës së Kosovës për përfshirje në vepra të ndara penale.

Njëri nga të ekstraduarit kërkohej për veprën penale “kultivim i lëndëve narkotike”, ndërsa tjetri për “vjedhje të rëndë”.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, ata u janë dorëzuar njësive policore në rajonin e Pejës dhe atij të Prizrenit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky sukses erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë dhe do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve për parandalimin e aktiviteteve kriminale.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Zhduket një person në Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës sipas raportit të fundit 24 orësh ka nisur hetimet pas raportimit për zhdukjen e një personi në komunën e Rahovecit.

Sipas policisë, viktima është larguar nga shtëpia e tij gjatë paradites së të shtunës dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore, të cilat janë vënë në kërkim të personit të zhdukur.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Polica konfiskon një dron në Gjilan

Published

on

By

Në Raportin 24 orësh të Policisë se Kosovës  në Gjilan, fshatin Muçibabë është raportuar për një dron të paidentifikuar.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë konfiskimin e dronit.

Mjeti fluturues është vërejtur në një zonë malore nga dëshmitarët.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe pronësinë e këtij mjeti.

Është raportuar se në pyll është vërejtur një dron i paidentifikuar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar dronin, si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Armëmbajtje pa leje dhe të shtëna në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri dhe gëzhoja në dy raste të ndara në kryeqytet.

Në rrugën e Gjilanit në Prishitnë është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë me dhjetë fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në rrugën e Ujmanit policia ka ndërhyrë pas raportimeve për të shtëna.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori dhe hetimet po vazhdojnë.

Rastet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar për veprën penale- Mbajtje në pronësi kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës/ Përdorim i armës

Continue Reading

Të kërkuara