Lajmet

Një tërmet me magnitudë 6.3 Rihter godet pjesën jugore të Alaskës

Tërmeti ishte në një thellësi prej 125 km (77.67 milje), sipas EMSC.

Published

on

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi rajonin jugor të Alaskës të martën, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Tërmeti ishte në një thellësi prej 125 km (77.67 milje), sipas EMSC.

Sistemi i paralajmërimit të cunamit të SHBA-së tha se nuk kishte paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo dëme./UBTNews/

Lajmet

​Sveçla për rastin në Lipjan: Do të ketë drejtësi

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka shprehur ngushëllime familjes së të riut i cili humbi jetën në Lipjan, duke thënë se askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar.

Sveçla ka shkruar në Facebook se është thellësisht i prekur nga lajmi për vdekjen e qytetarit tonë para mëngjesit të djeshëm në Lipjan.

Ai ka shkruar që sapo është informuar për ngjarjen, ka kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës, si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi.

Në kuadër të kësaj, hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal. Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Pres që sa më shpejt, të zbardhet e vërteta dhe të gjitha rrethanat si dhe familjarët dhe opinioni publik të njoftohen me të gjitha të gjeturat dhe epilogun e këtij rasti. Askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar. Policia e Kosovës, falë profesionalizmit, transparencës dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve, vazhdon të jetë institucioni më i besuar dhe më kredibil në vend. Ky besim duhet ruajtur me çdo kusht dhe pa kursyer askënd pasi besimi qytetarë është jo vetëm vlerë por domosdoshmëri për punën e suksesshme të Policisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, atë do ta ruajnë me vendosmëri përmes drejtësisë dhe përgjegjësisë për secilin rast.

Continue Reading

Lajmet

“Është bllokuar buxheti”, Drejtoria për Sport në Prishtinë lëshon njoftim të rëndësishëm për sportistët dhe klubet sportive

Published

on

By

Drejtoria e Sportit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se sportistët dhe klubet sportive të kryeqytetit që kanë aplikuar për subvencionimin e tyre nuk do të mund të përfitojnë për shkak të bllokimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës nga niveli qëndror.

Ky është njoftimi i plotë i lëshuar nga Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtinës:

Të nderuar sportistë, trajnerë, klube dhe qytetarë të Prishtinës,

Drejtoria e Sportit e Komunës së Prishtinës ju njofton se ka përfunduar me kohë dhe në mënyrë të rregullt të gjitha procedurat ligjore dhe administrative për hapjen e thirrjes publike për subvencionimin e sportistëve dhe klubeve sportive të kryeqytetit, një proces ky që e kemi ndjekur çdo vit me seriozitet të lartë institucional.

Përkundër angazhimit dhe përgatitjes sonë të plotë, fatkeqësisht këtë vit jemi të pamundur të procedojmë me përkrahjen financiare për sportistët tanë, për shkak të bllokimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës nga niveli qendror. Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në pamundësinë për të ofruar mbështetjen financiare për sportistët që përfaqësojnë me dinjitet dhe krenari kryeqytetin tonë, brenda dhe jashtë vendit.

Sportistët tanë nuk meritojnë të jenë viktima të kalkulimeve politike, të cilat në vend që të forcojnë institucionet lokale dhe të mbështesin talentin vendor, po u pamundësojnë atyre ushtrimin e një të drejte themelore – përkrahjen institucionale që u takon me meritë.

Ne, si Drejtori e Sportit, shprehim keqardhje dhe ju sigurojmë se mbetemi të përkushtuar që, përkundër sfidave, të vazhdojmë angazhimin e pandërprerë në mbrojtje të të drejtave të komunitetit sportiv të kryeqytetit dhe në mbështetje të zhvillimit të mëtejshëm të sportit, si një prej shtyllave themelore të jetës sonë shoqërore dhe kulturore.

Shpresojmë fuqishëm që kjo situatë do të gjejë zgjidhje sa më parë dhe që do të na mundësohet rikthimi në funksionimin e rregullt institucional, për të vazhduar mbështetjen meritore për të gjithë ju që po e nderoni emrin e Prishtinës me përkushtim, sukses dhe profesionalizëm.

Continue Reading

Lajmet

Vasfije Krasniqi në Vogue, bashkë me të mbijetuarat e dhunës seksuale nga e gjithë bota

Published

on

By

Vasfije Krasniqi-Goodman, ajo që njihet si zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, është përfshirë në projektin e aktivistes Jadwiga Bronte, në revistën prestigjioze Vogue.

Të flasim për dhunimin” është projekti që ka përfshirë fotografitë e qindra grave, nga vende të ndryshme të botës, të dhunuara seksualisht.

Vasfije Krasniqi është ndër të parat gra në Kosovë që ka rrëfyer publikisht se ishte dhunuar seksualisht nga forcat serbe në vitin 1999.

Ajo është zëri i të mbijetuarve duke kërkuar drejtësi.

Vasfije Krasniqi është nderuar edhe çmimin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”.

Numri i personave të përdhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk dihet, por raportet flasin për rreth 20 mijë.

Deri më tani, nga gjykatat vendore është dënuar vetëm Zoran Vukotiq për dhunim seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Continue Reading

Aktualitet

Netanyahu nominon Trumpin për Nobel

Published

on

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë presidentit amerikan, Donald Trump, se do ta nominojë për çmimin Nobel për Paqe.

Dy liderët u takuan për herë të parë të hënën në mbrëmje, sipas kohës në SHBA, për herë të parë që kur u mbyll lufta me Iranin.

Trumpi pritej t’i bënte presion Netanyahut për një armëpushim në Gazë. Në fillim të takimit, Netanyahu ia dha një letër Trumpit, për të cilën ai ka thënë se ia ka dërguar komitetit për çmimin Nobel për Paqe, duke lavdëruar përpjekjet e Trumpit për t’iu dhënë fund luftimeve në Lindjen e Mesme.

“Dua të shpreh vlerësimin dhe admirimin jo vetëm të të gjithë izraelitëve, por të popullit hebre”, ka thënë Netanyahu para se ta prezantonte letrën. “Ju e meritoni këtë”, ka shtuar ai.

Vetë Trumpi në disa raste ka thënë se e ka merituar çmimin Nobel për paqe, pasi siç ka thënë, ka ndalur disa luftëra. Këtu në raste të ndryshme ka përmendur edhe çështjen Kosovë-Serbi.

Continue Reading

Të kërkuara