Aktualitet

Një studim i ri mbi suksesin e vaksinave zbulon se kujt i duhet një dozë e tretë

Mesatarisht 30 për qind e njerëzve me imunitet të komprometuar nuk zhvillojnë imunitet ndaj virusit korona pas vaksinimit.

Published

on

Vaksinat antiCOVID-19 janë më pak efektive te njerëzit me një sistem imunitar të dobësuar, kanë treguar tri studime më të vogla italiane dhe studiuesit thonë se këtyre njerëzve u duhet dhënë një dozë përforcuese.

Studimi tregoi se mesatarisht 30 për qind e njerëzve me imunitet të komprometuar nuk zhvillojnë imunitet ndaj virusit korona pas vaksinimit, raporton Reuters.

Pjesa tjetër prej 70 për qind kanë një përgjigje ndaj vaksinës, veçanërisht pas dozës së dytë, tha spitali Bambino Gesu nga Roma, i cili kreu studimet.

Studimet u kryen në grupet e 21 pacientëve me imunodeficiencë parësore, 34 fëmijë dhe të rinj që kishin nevojë për transplant të zemrës dhe mushkërive, si dhe në 45 të rinj që kishin transplant të mëlçisë dhe veshkave.

Rezultatet tregojnë se është e nevojshme të rritet niveli i mbrojtjes së njerëzve më të rrezikuar nga shëndeti me doza përforcuese, shtoi spitali.

“Rezultatet e studimeve tona tregojnë se është thelbësore të mbrohen kategoritë më të prekshme duke u dhënë atyre një dozë përforcuese të vaksinës, duke rregulluar dozën për të rritur përgjigjen e tyre imune ndaj virusit dhe duke e mbajtur atë për një kohë,” tha profesori Paolo Palma, shef i imunologjisë dhe vaksinimit pranë spitalit Bambino Gesu.

Aktualitet

Aksident trafiku në Klinë të Ulët, një e vdekur dhe katër të lënduar

Published

on

Një aksident trafiku ndodhi sot në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, pikërisht në fshatin Klinë e Ulët.

Policia e Kosovës njoftoi se në aksident u përfshinë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara humbi jetën viktima një femër rreth 65 vjeçare, ndërsa u lënduan edhe katër persona të tjerë, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Continue Reading

Aktualitet

Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 1 maj

Published

on

Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës njoftoi për organizimin e një proteste më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të kërkuar paga më dinjitoze dhe kushte më të mira pune për punëtorët e sektorit energjetik.

Protesta do të mbahet të mërkurën, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë publik, Sindikata thekson se puna e tyre përmban lodhje ekstreme, rrezik të përhershëm dhe sakrificë të përditshme, duke theksuar se “kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë”.

Për të ilustruar realitetin e vështirë, sindikata ka shpërndarë edhe një fotografi të një punëtori me fytyrë të mbuluar nga pluhuri i zi, simbol i kushteve të rënda në të cilat punojnë minatorët dhe teknikët e KEK-ut.

“Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në thirrjen publike, ku organizatorët ftojnë qytetarët dhe përfaqësuesit sindikalë të solidarizohen me kërkesat e tyre.

Continue Reading

Aktualitet

Zhduket një person në Shtime

Published

on

Një person është raportuar i zhdukur në Shtime tash e dy ditë.

Sipas njoftimit nga Policia, babai i viktimës ka raportuar në polici të hënën pasdite se djali i tij është  larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e fundit të prillit

Published

on

Sipas parashikimit të motit për sot, ditë e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht i kthjellët.

Nuk mungojnë rrezet e diellit, por në viset malore ka mundësi që të ketë shi.

Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 19°C. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara