Aktualitet

Një student italian bën tatuazh kodin e vaksinës, funksionon me skanerë

Published

on

Andrea Colonneta nuk ka pse të brengoset asnjëherë për mbajtjen e kartonit të vaksinimit i cili kërkohet në çdo vend në Itali për të hyrë në shumicën e ambienteve të brendshme.

Studenti italian 22-vjeçar ka bërë tatuazh kodin e vaksinës në krahun e tij të majtë, duke thënë se “është diçka origjinale dhe i pëlqen të jetë ndryshe”.

Tatoja e Colonnetas është bërë virale në TikTok. Në një video, një shok skanon tatuazhin e Colonnetas me telefonin e tij dhe arrin që të sigurojë provën e vaksinës. Në një tjetër ai përdor tatuazhin e tij për të hapur derën në një dyqan të McDonaldsit.

Herët në gusht, kryeministri i Italisë në gusht ka lansuar sistemin e kalimit të gjelbërt, me të cilin qytetarët mund të shkojnë në kafene, restorante, teatër dhe muze. Në shtator gjithashtu do të kërkohet për disa kalime dhe në shkolla.

Për këdo që mund të inspirohet nga Colonneta, duhet mbajtur mend se tatuazhi me kodin mund të jetë sfidues. Ata duhet të lënë hapësira të mjaftueshme brenda vijave të zeza dhe duhet të vendoset në zonë të sheshtë./koha

Video:

@gabrielepelleronereal

Green pass tatuato, scan al Mc. #tatuaggi #tatuatori #mcdonalds #mc #greenpass

♬ suono originale – gabrielepellerone

Continue Reading

Vendi

Punëtori humb jetën në vendin e punës në Gjakovë

Published

on

By

Një punëtor ka humbur jetën gjatë orarit të punës sot në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima dyshohet se ka rënë nga një objekt i lartë teksa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në këtë komunë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e punëtorit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se lidhur me rastin një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Raporton Koha.net.

Continue Reading

Vendi

Nesër ditë zie në Kosovë për nder të akademik Rexhep Qosjes

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, të shpallet ditë zie shtetërore në tërë territorin e vendit. Ky vendim vjen si shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e jashtëzakonshme të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Përmes këtij akti zyrtar, institucionet e shtetit shprehin mirënjohjen e thellë për kontributin e pazëvendësueshëm të akademikut Qosja në ndërtimin e autoritetit shkencor dhe kulturor të Kosovës.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas vendimit të nënshkruar nga u.d. Presidentja Haxhiu, Protokolli i Shtetit është ngarkuar që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e kësaj zije shtetërore. Ky vendim pason lajmin për vdekjen e akademikut dhe përmbylljen e ceremonisë së varrimit, e cila, sipas dëshirës së të ndjerit, u zhvillua në mënyrë private.

Continue Reading

Live

Përshkallëzohen tensionet: SHBA-ja sekuestron anijen iraniane

Published

on

By

Ushtria amerikane ka sekuestruar këtë të enjte një tjetër cisternë me naftë iraniane, duke përshkallëzuar më tej tensionet me Teheranin.

Operacioni u zhvillua në Oqeanin Indian, vetëm një ditë pasi Garda Revolucionare e Iranit mori nën kontroll dy anije në Ngushticën strategjike të Hormuzit. Departamenti i Mbrojtjes publikoi videopamje të forcave amerikane në kuvertën e anijes “Majestic X”, ndërsa përmes një deklarate, Pentagoni bëri të ditur se do të vazhdojë zbatimin e ligjit detar për të ndërprerë rrjetet që ofrojnë mbështetje materiale për Iranin.

Të dhënat e gjurmimit treguan se anija, e cila ishte nisur drejt Kinës, u ndalua midis Sri Lankës dhe Indonezisë, në të njëjtin rajon ku forcat amerikane sekuestruan më parë edhe cisternën “Tifani”. Deri më tani, nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Irani për këtë aksion.

Ky sekuestrim vjen në një kohë kur sulmet ndaj transportit detar kanë destabilizuar rrugën kryesore ujore, ku kalon rreth 20% e naftës botërore.

Megjithëse presidenti Donald Trump ka zgjatur armëpushimin me Iranin, ai po vazhdon ta mbajë në fuqi bllokadën e porteve iraniane, duke e lënë konfliktin pa një zgjidhje në horizont.

Si pasojë e kësaj bllokade, çmimet e naftës bruto Brent kanë shënuar rritje drastike duke kaluar mbi 100 dollarë për fuçi, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostos së ushqimeve dhe produkteve të tjera në mbarë botën.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet Ligji për Lojërat Mesdhetare mes përplasjeve për transparencën dhe rolin e BE-së

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës, me 64 vota për, ka miratuar Projektligjin për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Megjithatë, miratimi u shoqërua me debate të ashpra mes opozitës dhe udhëheqjes së Kuvendit, kryesisht për shkak të vërejtjeve të Zyrës së Bashkimit Evropian lidhur me menaxhimin e parasë publike.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kritikoi ashpër nxitimin për kalimin e këtij ligji, duke cituar shqetësimet e ndërkombëtarëve për mungesë transparence.

“Është e padrejtë forma si neglizhoni amendamentet e deputetëve dhe se si nuk i respektoni kërkesat e BE-së që kërkon ruajtje të transparencës, llogaridhënies dhe parasë publike. Është e çuditshme si po mundoheni ta eskivoni këtë”, u shpreh ajo, duke shtuar se PDK nuk është kundër lojërave, por kundër shkeljes së rregullave në emër të afateve politike.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, iu përgjigj këtyre kritikave duke vënë theksin te sovraniteti i institucionit dhe urgjenca e situatës politike, duke pasur parasysh afatin për zgjedhjen e presidentit.

“Ne i respektojmë partnerët tanë, por nuk mund ta marrë më tepër parasysh një letër të Zyrës së BE-së sesa vullnetin e qytetarëve të shprehur në Kuvend. Nëse ky Kuvend nuk e zgjedh deri më 28 prill presidentin, shpërndahet me automatizëm. Paramendoni, Kosova ka marrë përgjegjësi t’i organizojë lojërat dhe ne jemi shumë vonë”, deklaroi Haxhiu.

Ajo madje u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos bëhen “zëdhënës të Zyrës së BE-së”, por të përfaqësojnë interesat e qytetarëve që presin suksesin e këtij organizimi sportiv.

Përveç Lojërave Mesdhetare, seanca e sotme përmbylli edhe disa nisma të tjera ligjore

U miratua Projektligji për financimin e menaxhimit të resurseve ujore.

Në lexim të dytë kaluan me nga 69 vota Projektligji për Banim Social dhe të Përballueshëm si dhe Projektligji për Shtetësinë e Kosovës.

 

Continue Reading

Të kërkuara