Lajmet nga UBT

Një sërë temash me impakt të rëndësishëm u prezantuan në konferencën e Agrikulturës, Shkencave të Ushqimit, Nutricionit dhe Bioteknologjisë

Kjo konferencë është akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Infermierëve të Kosovës.

Published

on

Një numër i madh i punimeve dhe gjetjeve shkencore u prezantuan në konferencën e Agrikulturës, Shkencave të Ushqimit, Nutricionit dhe Bioteknologjisë. Kampusi i UBT-së në Lipjan ishte pikëtakimi i shkencëtarëve dhe akademikëve të fushave të ndryshme, të cilët patën mundësinë për të diskutuar dhe adresuar çështje të ndryshme, ndër të cilat edhe ajo e sigurisë ushqimore në nivel global. Mes tjerash u diskutua edhe lidhja midis rrjeteve sociale dhe zakoneve të konsumit të ushqimit, si dhe një laramani temash me impakt të rëndësishëm shoqëror.

Kjo konferencë është akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Infermierëve të Kosovës. Të gjithë studentët e Shkencave të Ushqimit me specializim nutricion patën mundësinë të poentohen me pikë, ku pjesëmarrësit aktiv u poentuan me 15 pikë, kurse ata aktiv me 20.

Punimet e dorëzuara dhe prezantuara në Konferencën e Agrikulturës, Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë janë:

Sesioni i parë:

Chair: Violeta Lajqi Makolli

Co – Chair: Eglantina Kraja Bardhi

Keynote speaker: Curtis R. Youngs (Iowa)

International speaker: Bujar Durmishi and Dean of Food Science & Nutrition – Fidan Feka

“Weight gain during the first and second trimesterof pregnancy, and its impact on subsequent diseases  such as hypertension and gestational diabetes”, Eglantina Kraja Bardhi, Egzona Isufi;

“The influence of social media on eating habits”, Diana Sejdiu Shala, Laura Binxhija Qeska and Florent  Bojku;

“Biodiesel synthesis from different waste cookingoil”, Betime Saliu, Edona Tahiri, Miribane Dërmaku-Sopjani, Arleta Rifati-Nixha;

“The impact of participation in international proficiency testing programs for UBT Laboratories”, Fisnik Laha*, Hajriz Mazreku, Arbër Sahiti;

“Development of Models for Predicting Trihalomethanes in Drinking Water: A Case Study of Tetova, Republic of North Macedonia”, Bujar H. Durmishi*, Arbana Durmishi, Pajtim Bytyqi, Osman Festoshi, Agim Shabani.

 

Sesioni i dytë:

Chair: Ismet Babaj

Co – Chair: Demokrat Nuha

Keynote speaker: Curtis R. Youngs (Iowa) 20

“The influence of ecological packaging design on consumer perception of purchasing food products: a case study in Ulqin”, Violeta Lajqi, Adisa Ljukovic, Saimir Dinaj*, Sami Makolli;

“Exploitation of UV light/TiO2 in the depolymerization of lemon pectin”, Betim Hajdari, *, Svatopluk Henke, Simona Gillarová, Tomáš Svoboda, Vladimír Pour & Zdeněk Bubník;

“Color intensity and flowering period of somecultivars of garden roses”, Nexhat Balaj*, Hyzer Rizani, Naser Kamberi, Shkumbin Shala;

“The effects of hygiene and good manufacturing practices on the quality of fresh milk in some farms in the Gjilan region”, Medin Zeqiri, Xhavit Bytyçi*, Mërgim Mestani, Valon Derguti, Fidan Feka, Vezir Januzi , Ylli Biçoku;

“Investigation of antibiotic residues in fresh cow’smilk”, Xhavit Bytyçi*, Medin Zeqiri, Nazmi Hasanaj.

 

Sesioni i tretë:

Chair: Smajl Rizani

Co – Chair: Fidan Feka

“Monitoring of the CIP system safety based on microbiological and physico-chemical indicators”, Luljeta Ajdini, Arianeta Nura, Fidan Feka, Emine Daci Zejnullahi, Veton Haziri, Irena Spaqi;

“Effect of Farmer Education on Productivity, Farm Management, and Sustainable Development of the Agricultural Sector”, Emine Daci Zejnullahi1*, Xhavit Bytyçi ,Elmedina Bajgora;

“Assessment of the Quality of Packaged Drinking Water Through Microbiological and Physico- Chemical Analyses in Kosovo”, Bahtir Gashi, Fidan Feka*, Smajl Rizani, and Arianeta Nura;

“Mediterranean diet: a healthy lifestyle”, Xheneta Osmani & Hyrije Koraqi;

“European rose chafer on cultivated high bushblueberries”, Maxhun Shehaj, Erzen Shehaj, Elbasan Çekaj, Agrinë Naqa, Blerinë Krasniqi;

 

Sesioni i katërt:

Chair: Drita Zogaj

Co – Chair: Laura Binxhija Qeska

“Household investment model – Recursive intertemporal programming model”, Fisnik Shaqiri & Alban Lika;

“Pollution of the Drenica River by physicalchemical parameters for this year 2022”, Shkumbin Shala, Mentor Shala, Shpresa Thaqi, Hyzer Rizani, Fidan Feka & Nexhat Balaj;

“Detection of dimethyl dicarbonate in multi-fruitjuice pet pack with Velcorin (DMDC) indicatorpaper”, Ardit Hoti, Agon Aliu & Namik Durmishi;

“Environmental Protection and Management”, Ibush Luzha, Fidan Feka & Berat Durmishi;

“Consumer Perception and the Environmental Impact of Fast-Food Packaging”, Azra Nuhia & Violeta Lajqi;

 

Sesioni i pestë:

Chair: Mergim Mestani

Co – Chair: Pajtim Bytyci

“Research on foodborne infections caused by Giardia Lamblia”, Arianeta Nura*, Luljeta Ajdini & Delvine Hoxha;

“Microbiological and physico-chemical analysis of traditional meat products in Prizren region, Kosova”, Brikena Gashi Rashiti, Drita Kutllovci Zogaj, Arbresha Jaka Loxha, Medin Zeqiri, Arianeta Nura, Flutura C. Ajazi*;

“Some Medicinal Plants of the Shala Montain”, Smajl Rizani, Shkëlzim Ukaj, Hyzer Rizani, Kimete Lluga-Rizani;

“Analysis of some microbiological and physicochemical parameters of water as a rawmaterial for the production of non-alcoholic beverages”, Ardit Hoti, Agon Aliu, Namik Durmishi;

 

Poster Session:

“Climate Change and its Impact on Plant Diseases: Current Trends and Future Perspectives”, Lumta Dida, Ben Dida;

“Concerns about the high content of acrylamides in food: A comprehensive review”, Violeta Lajqi Makolli, Mergim Mestani* & Blend Broqi;

“Mitigating Food Waste in the Retail Sector: Insights from Management Perspectives Mufail”, Fjolla Ejupi & Dhurata Axhami;

“Testing of some herbicides in Maize culture”, Mufail Salihaj, Hysni Tahiri & Diellon Salihaj;

“Investigating Aflatoxin M1 Contamination in Milk Samples: A Comprehensive Study in Kosovo”, Hasime Berisha, Demokrat Nuha*, Berat Durmishi, Pajtim Bytyci, Osman Fetoshi & Mergim Mestani;

“Performance of Three Lettuce Cultivars (Lactuca Sativa L.) Grown in the NFT (Nutrient Film Technique) Hydroponic System”, Ismet Babaj, Shpetim Salihu*, Blerina Krasniqi, Drilon Morina, Agrinë Neqa, Liridon Krasniqi, Aurora Beqa, Berat Hashani & Hysni Tahiri;

“Determination of Physicochemical and Microbiological Analyses in the Determinationof Rheological Quality in Turkish Delight”, Lorikë Salihu & Sara Spahiu;

“Monitoring the quality of liquid petroleum derivatives and their environmental impact – case study Kosovo”, Besa Veseli*, Kliton Bylykbashi, Shqiprim Ahmeti, Vehebi Sofiu.

lajme

Dekania e Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha pjesë e një ngjarjeje akademike për emigracionin shqiptar të viteve ’90

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, mori pjesë në prezantimin e librit “Zbarkimet shqiptare në Itali në fillim të viteve ’90: Histori jete” (Memoria, migrazione e libertà: Gli sbarchi albanesi in Italia nei primi anni Novanta), të autorit Mario Calivà, një ngjarje e mbajtur në Villa Ardizzone.

Gjatë diskutimit, Prof. Xhixha ndau një perspektivë personale dhe akademike mbi emigracionin shqiptar të viteve ’90, duke theksuar dimensionin njerëzor të këtyre ngjarjeve.

“Për mua, si shqiptare, kjo nuk është vetëm histori, por jetë. Pas çdo imazhi që kemi parë ndër vite qëndrojnë njerëz realë dhe histori të mbushura me sakrificë dhe shpresë”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi gjithashtu se emigrimi i shqiptarëve drejt Italisë përfaqësonte një kërkim për liri dhe dinjitet, ndërsa Italia për shumë shqiptarë ishte një dritare drejt botës dhe një lidhje e rëndësishme kulturore.

Pjesëmarrja e saj në këtë aktivitet nënvizon angazhimin e UBT-së në diskutime akademike ndërkombëtare dhe në trajtimin e temave me rëndësi historike dhe shoqërore.

Continue Reading

lajme

Në UBT nis workshop-i ndërkombëtar në fushën e arkitekturës

Published

on

By

Në UBT ka nisur një workshop i rëndësishëm ndërkombëtar, i cili po bashkon ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor, në kuadër të një bashkëpunimi akademik.

Aktiviteti u hap me fjalë përshëndetëse nga Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, Dekani i Studimeve në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në TU Wien, Thomas Dillinger, si dhe Dekani i Fakultetit të Arkitekturës në UBT, Binak Beqaj.

Në fjalimet e tyre u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë, veçanërisht në periudhën kur vendi po ndërtonte institucionet dhe një sistem modern arsimor.

Rektori Edmond Hajrizi ndau me të pranishmit një nga momentet më domethënëse të rrugëtimit të programit të arkitekturës në UBT: “Ishte një vendim shumë i rëndësishëm për mua që të kthehesha në Kosovë, në një kohë kur vendi po ndërtonte shoqërinë, shtetin, institucionet dhe sistemin e ri arsimor. Në këtë kontekst, e pashë si thelbësore të sillja përvojën time nga Vjena dhe të nisja një program të ri, fillimisht me vetëm shtatë studentë.

Sot, UBT ka mbi 1300 studentë. Me mbështetjen e Universitetit Teknik të Vjenës, hapja e programit të parë master në arkitekturë dhe planifikim hapësinor në vitet 2007–2008 ishte një hap i guximshëm, që ka lënë gjurmë të qëndrueshme”,tregoi rektori Hajrizi Kjo javë pune dhe workshop-i synojnë të forcojnë bashkëpunimin akademik, të nxisin shkëmbimin e përvojave profesionale dhe të avancojnë programet studimore në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Workshop-i ka mbledhur studentë, profesorë dhe ekspertë të fushës së arkitekturës dhe planifikimit hapësinor, duke krijuar një platformë bashkëpunimi për trajtimin e sfidave urbane dhe zhvillimin e ideve inovative për qytetet.

Në kuadër të aktiviteteve, pjesëmarrësit janë duke punuar në analiza konkrete të hapësirave urbane të Peja, duke propozuar zgjidhje të qëndrueshme dhe moderne në përputhje me standardet evropiane të planifikimit urban. Ky bashkëpunim ndërkombëtar synon të forcojë shkëmbimin e njohurive dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve në Kosovë.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Profesori i UBT-së, Visar Sutaj, përfaqëson Kosovën në programin prestigjioz të Cern-it në Zvicër

Published

on

By

Profesori i shkollës së mesme të UBT-së, Visar Sutaj, do të përfaqësojë Kosovën në programin prestigjioz “International Teacher Weeks Programme” (ITW2026), që mbahet në qendrën më të madhe botërore të fizikës, CERN, në Zvicër.

Në këtë rrugëtim shkencor, profesori Sutaj do të jetë në mesin e 42 mësimdhënësve të përzgjedhur nga 32 shtete të botës, duke sjellë përvojat më të reja të fizikës moderne direkt te nxënësit tanë.

Ky sukses dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të kuadrove të UBT-së për rritje profesionale në nivel global.

Duke u shprehur i privilegjuar për këtë arritje, profesori Sutaj theksoi se ky trajnim do t’i shërbejë për të thelluar njohuritë e tij dhe për të sjellë përvoja të reja shkencore te nxënësit e tij.

“Është privilegj të jem pjesë e këtij programi prestigjioz në CERN-Zvicër, ku do të kem mundësinë të thelloj njohuritë e mia në fizikën e grimcave. Shpresoj që kjo përvojë të më ndihmojë të frymëzoj edhe më shumë nxënësit drejt botës së mrekullueshme të shkencës”, shprehet Sutaj.

 

Continue Reading

Lajmet

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Published

on

By

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të cilësisë përfaqëson vendin në nivel evropian.

Edmond Hajrizi, themelues dhe president i Quality Kosovo, si dhe vizionari pas UBT Smart City dhe rektori i UBT-së, është emëruar Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ).

Hajrizi është një figurë e njohur në Kosovë dhe në Evropë në fushën e akademisë dhe biznesit, i dalluar për lidershipin dhe inovacionin e tij. Ai është anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe profesor universiteti. Gjithashtu, është vlerësuar me çmime të shumta, si “Lider Universitar i Vitit” dhe “Profesori Sipërmarrës i Vitit”. Po ashtu, ka fituar çmimin prestigjioz “European Quality Leader of the Year”.

Vitin e kaluar ka marrë edhe një çmim nga presidenti i Austrisë për kontributin e tij.

Në rolin e tij të ri në EOQ, Hajrizi do të kontribuojë në formësimin e strategjive evropiane për menaxhimin e cilësisë, praktikat e qëndrueshme të organizatave dhe inovacionin, duke forcuar pozitën e Kosovës në hartën profesionale evropiane.

“Jam thellësisht i nderuar që shërbej si Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi. Ky rol më lejon të sjell ekspertizën e Kosovës në skenën evropiane dhe të promovoj ekselencën, inovacionin dhe cilësinë në organizata në të gjithë Evropën”, u shpreh Hajrizi.

Organizata Evropiane për Cilësi është një platformë kryesore për profesionistë dhe institucione, e dedikuar për avancimin e menaxhimit të cilësisë, inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm në të gjithë Evropën.

Continue Reading

Të kërkuara