Lajmet nga UBT

Në sesione të ndara, studiues të Energjisë Efiçiente prezantojnë punime në Konferencën Shkencore të UBT-së

Konferenca e Energjisë Efiçiente për synim kishte promovimin dhe ndërgjegjësimin e njohurive lidhur me energjinë e ripërtërishme dhe efikasitetin energjitik në ndërtim.

Published

on

Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion vazhdoi punimet me aktivitetin në fushës së Energjisë Efiçiente, në prani të shumë pjesëmarrësve të interesuar, shumica prej të cilëve edhe prezantuan online punimet e tyre shkencore dhe dhanë rekomandime mbi temat që trajtuan.

Konferenca e Energjisë Efiçiente për synim kishte promovimin dhe ndërgjegjësimin e njohurive lidhur me energjinë e ripërtërishme dhe efikasitetin energjitik në ndërtim.

Në këtë konferencë u trajtuan temat si: ndikimi i direktivës EPBD (Energy Performance of Building Directive) në sistemin e energjisë dhe vlerën e sistemeve fotovoltaike, tranzicioni i energjisë në mbështetje të kushteve klimatike për Burimet e Rinovueshme të Energjisë (RENE) dhe eksplorimi i tendencave aktuale, inovacioneve dhe përparimeve në energjinë e erës, zhvillimi i arkitekturës së ndërtesave të efikshme energjetike dhe kontrolli i ndotjes, si dhe trajtimi i ujërave të ndotura urbane.

Sesioni i parë

  • “The new European Directive EPBD (Energy Performance of Building Directive) and the added value of the photovoltaic system”- Kliton Bylykbashi, Besa Veseli, Shqiprim Ahmeti, Vehebi Sofiu, Luca Rubini;
  •  “Evaluating the impact of demand-side response in Kosovo during the energy crisis: What can we learn?” – Arven Syla, Avni Alidemaj, Martin Patel;
  • “Historic solar thermal development”-Drita Qerimi, Ardita Jusaj;
  • “Possibilities of utilizing the potential of solar energy in Kosovo” – Nexhmi Krasniqi, Armend Ymeri, Blinera Bislimi;
  • “Solar Energy and Smart Grids: Analyzing the integration of solar energy within smart grid systems, encompassing aspects such as demand response, energy management, and grid stability” – Arbesa Nikaj, Agron Bislimi;

Sesioni i dytë

  • “Energy transition in support of climate conditions for Renewable Energy Sources” – Vehebi Sofiu; Sami Gashi, Besa Veseli, Armend Ymeri, Muhaxherin Sofiu;
  • “Exploring Current Trends, Innovations, and Advancements in Wind Energy, as well as its Potential and Future Prospect” – Agron Bislimi, Rrezarta Jetullahu, Arbesa;
  • “Reforming the energy sector through transition”- Avni Alidemaj, Adlum Ramadani, Dasar Gashi;
  • “The new EPBD directive, A case study of a renovation of a country house  in Kosovo” – Kliton Bylykbashi, Besa Veseli, Visar Krelani;
  • Distance protection and the importance of precision measuring equipment” – Qendresa Syla.

Sesioni i tretë

  • “Advantages of a Gas Insulated Substation (GIS)”- Armend Ymeri, Nexhmi Krasniqi, Gentian Kicaj, Diellza Morina;
  • “learning adaptive modeling buildings and their impact on creation of the smart cities in Kosovo, challenges and opportunities” – Fuat Pallaska, Visar Hoxha.
  • “Efficient energy building and pollution control”- Afrim Syla.
  • “Urban wastewater before and after treatment at the Plant of Skenderaj” – Sami Gashi, Vehebi Sofiu, Shkëlzim Ukaj, Besa Veseli;
  • “Advancing Toward Net-Zero Cities: Integrating Solar Energy Systems for Sustainable Urban Development – Exploring Challenges, Opportunities, and Innovation” – Agron Bislimi, Blinera Bislimi;
  • “The impact of renewable energy sources and their impact  on the energy system”- Rexhep Shaqiri, Vezir Rexhepi;
  • “The new nzeb homes set by europe and a case study for Kosovo” – Kliton Bylykbashi, Besa Veseli, Shqiprim Ahmeti, Vehebi Sofiu, Luca Rubini.

Lajmet

Mundësi akademike për profesionistët: UBT ndan bursa 20% për studimet Master

Published

on

By

Teksa po afrohen ditët e fundit të afatit për regjistrime në nivelin Master, UBT rikujton të gjithë profesionistët e angazhuar në tregun e punës se mund të përfitojnë nga iniciativa “Engaged Scholarship”, e cila ofron 20% bursë studimi për avancimin e tyre akademik.

Programi u dedikohet punonjësve në sektorin publik dhe privat që synojnë të ngrenë nivelin e tyre profesional. Përfitues të kësaj zbritjeje mund të jenë kategori të ndryshme, përfshirë zyrtarët e administratës publike, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, gazetarët dhe zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, avokatët, kontabilistët, si dhe stafi shëndetësor e teknologët e ushqimit.

Për t’ua lehtësuar procesin kandidatëve që janë në marrëdhënie pune, ligjëratat zhvillohen me orar fleksibil, kryesisht në orët e pasdites. Të gjithë të interesuarit kanë edhe pak ditë kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi para përmbylljes zyrtare të afatit të regjistrimeve për këtë vit akademik.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

lajme

Mundësi mobiliteti Erasmus+ KA171 në Sapienza University of Rome – Itali

Published

on

By

UBT hap thirrjen për studentët e nivelit Bachelor nga programet Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Juridik, Psikologji, Inxhinieri e Mekatronikës, Studime të Sigurisë, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, Arkitekturë, si dhe Media dhe Komunikim, për mobilitet studentor në Sapienza University of Rome, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për semestrin pranveror të vitit akademik 2026/2027.

Sapienza University of Rome është një nga universitetet më të mëdha dhe më të njohura publike në Itali, me traditë të gjatë akademike dhe një gamë të gjerë programesh studimore dhe kërkimore.

Linku për aplikim

Afati i fundit për aplikim: 02.11.2026

Kujdes: Thirrja do të qëndrojë e hapur vetëm për 4 ditë!

Pas përfundimit të afatit, aplikimet do të shqyrtohen sipas kritereve të përcaktuara. Kandidatët që kalojnë fazën e parë të vlerësimit do të ftohen për intervistë, ndërsa studentët e përzgjedhur do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në Sapienza University of Rome.

Ftojmë të gjithë studentët nga programet përkatëse që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të studiuar në një nga universitetet më prestigjioze të Italisë, për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të zhvilluar më tej kompetencat e tyre akademike dhe profesionale.

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: [email protected].

Continue Reading

Lajmet

Një dashuri e shkruar në letra dhe e ruajtur nga historia

Published

on

By

Në Reporting House, në Prishtinë, ekspozita “Një mur na ndan ” sjell para vizitorëve një histori të veçantë dashurie, përkushtimi dhe idealizmi përmes mbi 50 letrave të shkëmbyera ndërmjet çiftit të UÇK-së, Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, si dhe eksponateve të tjera që dokumentojnë rrugëtimin e tyre. Letrat u shkruan kryesisht gjatë kohës kur Fehmiu vuante dënimin si i burgosur politik në burgun e Stara Gradishkës në Kroaci.

Përmes fjalëve të shkruara, Xheva dhe Fehmiu ndanin mallin, emocionet dhe ëndrrat për një jetë të përbashkët, pavarësisht largësisë që i ndante. Letrat, të zbukuruara me lule të vizatuara, shkronja të shkruara me ngjyra kuqezi, poezi dhe prozë, dëshmojnë jo vetëm dashurinë e tyre të thellë, por edhe formimin intelektual, bindjet dhe përkushtimin ndaj Kosovës.

Ato pasqyrojnë dy njerëz që, krahas lidhjes personale, i bashkonte edhe ideali për lirinë e vendit. Një element i veçantë i ekspozitës është edhe kostumi i kuq i Xhevës, të cilin ajo e veshi kur u vendos në familjen Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit, pas vendimit për ta pritur Fehmiun gjatë viteve të burgimit.

Kjo veshje shënon një moment të rëndësishëm të jetës së tyre dhe e lidh historinë personale të çiftit me rrugëtimin e tyre atdhetar. Përveç letrave dhe veshjes, ekspozita përfshin edhe eksponate të tjera, ndër to intervistën e Fehmi Lladrovcit të vitit 1998 dhe pamje të burgut ku ai kaloi pesë vjet. Së bashku, këto materiale sjellin një dimension më njerëzor të historisë, duke zbuluar ndjenjat, mendimet dhe përvojat e dy figurave që shpesh kujtohen vetëm përmes rolit të tyre në luftën çlirimtare.

Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci u vranë më 22 shtator 1998, gjatë luftës në Kosovë. Sot, përmes letrave të tyre të ruajtura dhe të ekspozuara në Reporting House, historia e tyre vazhdon të rrëfehet, duke ndërthurur dashurinë personale me idealet dhe përkushtimin ndaj vendit.

Ekspozita “Një mur na ndan” na kujton se pas figurave historike qëndrojnë njerëz me ndjenja, shpresa dhe ëndrra.

Letërkëmbimi i Xhevës dhe Fehmiut mbetet një dëshmi e rrallë e një dashurie që i rezistoi ndarjes, kohës dhe rrethanave të vështira, si dhe e një lidhjeje të ndërtuar mbi barazinë, besimin dhe idealet e përbashkëta.

(Autore: Adile Muli, studente e vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT)

Continue Reading

Të kërkuara