Lajmet

Një rast me ethe të minjve në Kosovë, IKShPK me apel për qytetarët

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes nga ethet e minjve, pasi që sipas këtij instituti, në laboratorët e mikrobiologjisë për këtë vit është diagnostikuar rasti i parë me ethe të minjve.

Nga IKSHPK kanë thënë se për çdo vit paraqiten raste sporadike, të cilat në Kosovë janë të përhapura, në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe rajonin e Shalës, varësisht nga shumimi i minjve.

“Burimi i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjeprurëse”, thuhet nga IKSHPK.

Njoftimi i plotë:

Ethet e minjve Prindër të nderuar!

Kujdesuni për fëmijët tuaj!

Ruani ushqimet nga minjtë!

Mos përdorni fruta mali të palara sepse mund të sëmureni nga ethet e minjve! KUJDES!

Duke qenë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përcjell situatën epidemiologjike me ethet e minjve, për çdo vit paraqiten raste sporadike, të cilat në Kosovë janë të përhapura, në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe rajonin e Shalës, varësisht nga shumimi i minjve, në laboratoret e mikrobiologjosë diagnostikuam rastin e parë sivjet me ethe të minjve!

Burimi i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjepruese.

Në organizmin e njeriut shkaktari hy përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës.

Trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në qoftë se paraqiten me kohë. Poqese të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat.

Klinika Interne, gjegjësisht repartet e dializës janë të gatshme që të hemodializojnë përkohësisht pacientët. Ndërsa, Instituti Kombëtar me laboratorët e vet, e diagnostikon sëmundjen brenda ditës.

Masat parandaluese

  1. Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.
  2. Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.
  3. Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë
  4. Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar
  5. Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos tē konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar
  6. Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve
  7. Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies
  8. Mos hidhni mbeturina kudo
  9. Të bëhet klorimi i ujit të pijes
  10. Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve
  11. Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara