Kronikë e zezë

Një qytetar nga Kaçaniku dorëzon në polici portofolin e gjetur

Sipas njoftimit, pas verifikimit, ajo i është kthyer pronarit.

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 22-vjecar nga Kaçaniku e ka dorëzuar një kuletë me para dhe dokumente qe e kishte gjetur në rrugë.

Sipas njoftimit, pas verifikimit të pronarit, ajo i është kthyer një 68-vjecari, poashtu nga Kaçaniku.

Njoftimi i plotë:

Me datën 13.10.2021 rreth orës 11:55 një qytetar nga fshati Bob i Kaçanikut Fidan Dema i moshës 22 vjeçar , në rrugën “Ismajl Raka “në Kaçanik ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Portofoli i përkiste qytetarit Beqir Koxha i moshës 68 vjeçar, nga Kaçaniku.

Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit Beqir Koxhës i kthehen paratë 32.00 euro dhe dokumentet e tij ( patentë shoferi , letërnjoftimi dhe dokument tjera).

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Fidan Demën për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Lajmet

Ndalohet një zyrtar publik nën dyshimin për keqpërdorimin e mbi 8.8 milionë eurove

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë.

Sipas njoftimit, gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informata që mundësojnë dyshimin se një zyrtar publik ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme.

“Vlera totale e tenderëve në fjalë tejkalon 8.8 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese.

“Personi i dyshuar është intervistuar dhe, me urdhër të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Rasti vazhdon të hetohet dhe Policia e Kosovës dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë do të ndërmerren veprime tjera./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Zveçan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Korilë, Zveçan 17-20.10.2025 – NN. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rrëmbyen një person në Veternik, arrestohen katër të dyshuar, i përfshirë edhe një polic

Published

on

Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga hetuesit policor dhe identifikimit të personave të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të raportuar më 19 shtator 2025, në lagjen Veternik të Prishtinës, ka rezultuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Sipas njoftimit, menjëherë pas kësaj është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) të cilët në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë kanë arrritur të sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.

“Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër (imitim i armës AK-47). Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin për zyrtarin policor”, thuhet në njoftim.

Hetuesit policor dhe ata të IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, po vazhdojnë veprimet e mëtejme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.

Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me këtë rast arrin në tetë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një shtetase e huaj në Shtërpcë

Published

on

Një grua shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në Shtërpcë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas identifikimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë.

“Shtërpcë 19.10.2025-NN. Është raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara