Aktualitet

Një qytet i Ukrainës i shndëruar në “fantazmë”

Rusia ka vazhduar të godasë Ukrainën lindore në përpjekje për të marrë kontrollin e rajonit të Donbasit.

Published

on

Dy muaj pasi ra në duart e trupave ruse, qyteti lindor i Ukrainës, Popasna, që dikur ishte shtëpia e 20 mijë banorëve, është shndërruar në një qytet fantazmë me pak shenja jete.

Trupat ukrainase u tërhoqën nga Popasna në maj, pasi forcat ruse filluan një ofensivë përgjatë pjesës më të madhe të krahut lindor të Ukrainës, me sulme intensive dhe granatime rreth qytetit në rajonin e Luhanskut.

Në një vizitë në Popasna të enjten nga një gazetar i Reuters, qyteti dukej i shkretë, me pothuajse të gjitha ndërtesat e apartamenteve ose të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë. Rrugët nuk mbanin asnjë shenjë njerëzish apo kafshësh.

Një ish-banor, Vladimir Odarchenko, qëndroi në shtëpinë e tij të dëmtuar dhe vëzhgoi mbeturinat e shpërndara në dysheme.

Një ish-banor, i qytetit Popasna.
Vladimir Odarchenko, ish banori i qytetit Popasna.

Unë nuk e kam idenë se çfarë do të bëj. Ku të jetoj? Nuk e di. Vera është mirë, unë mund të marr me qira një apartament të vogël, nëse kam mjaftueshëm para“, tha ai për Reuters, përcjell UBTNews.

Rusia ka vazhduar të godasë Ukrainën lindore në përpjekje për të marrë kontrollin e rajonit të Donbasit. Moska në fillim të këtij muaji pushtoi provincën Luhansk, e cila është pjesë e Donbasit.

Rusia nisi atë që e quajti “operacionin e saj të posaçëm ushtarak” kundër Ukrainës më 24 shkurt, për të cilin Perëndimi thotë se është një luftë agresioni e paprovokuar.

Konflikti ka shkatërruar qytetet e Ukrainës dhe ka bërë që 5.2 milionë njerëz të ikin nga vendi, sipas Kombeve të Bashkuara. /UBTNews/

Aktualitet

Tentimvrasja në Pejë, i dyshuari në arrati

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për rastin e tentimvrasjes në Pejë, të martën, është në arrati.

Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se pas rastit viktima ka folur në Polici. Sipas raportit, ai ka treguar se ka ikur nga vendi i ngjarjes, pasi i dyshuari ka shtënë me armë.

“VRASJE NË TENTATIVË. Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë  22.04.2025 – 12:18. Viktima mashkull kosovar, ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri prapa tij, pastaj viktima nga paniku është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

Seanca konstituive vazhdon të premten në ora 10:00

Published

on

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pasi dështoi të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.

Ai tha se seanca do të vazhdojë sërish më 25 prill në ora 10:00.

“Në sallë kanë votuar 57 deputetë për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Në bazë të rezultateve të votimit nuk kalon kandidatja për kryetare dhe seanca ndërpitet për të premtën 25 prill në ora 10:00”, tha Dehari.

 

Continue Reading

Aktualitet

Burimet e Vatikanit zbulojnë detaje të momenteve të fundit të Papës

Published

on

Burime nga Vatikani kanë dhënë më shumë detaje për momentet e fundit të Papës.

Bëhet e ditur se të hënën në mëngjes, Papa u zgjua rreth orës 6 të mëngjesit dhe ishte mirë për të paktën një orë.

Por rreth orës 7 të mëngjesit, njësia mjekësore e Vatikanit mori një telefonatë urgjente nga apartamenti i tij në Casa Santa Marta.

Zyrtarët e Vatikanit konsideruan një transferim urgjent në Spitalin Gemelli në Romë dhe burime policore kanë konfirmuar se kanë marrë një kërkesë urgjente për shoqërim policor nga Vatikani pas orës 7 të mëngjesit, shkruan Skynews.

Mësuam më herët sot se infermierja personale e Papës Massimiliano Strappetti e pyeti atë përpara paraqitjes së tij të së dielës së Pashkëve nëse mendonte se mund ta menaxhonte atë.

Papa kishte insistuar se ishte në rregull. Më pas, Papa e falënderoi dhe i tha: “Faleminderit që më ktheve në shesh”.

Më pas ai kaloi një pasdite “të qetë” të së dielës dhe shijoi darkën e tij, bëhet e ditur nga Vatikani.

Continue Reading

Aktualitet

Ja parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët por dhe me diell.

Gjatë orëve të pasdites ka mundësi të ketë riga lokale shiu.

Temperatura minimale do të jetë 10°C, kurse ajo maksimale 20°C.

Edhe nesër pritet të jetë një mot i ngjashëm me temperatura që do të lëvizin nga 10 deri në 18°C. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara