Aktualitet

Një qasje e re për strategjinë e ardhshme për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në Kosovë

Published

on

Strategjia aktuale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm 2015 – 2020 ka përfunduar vitin e kaluar, dhe kjo paraqet një mundësi për një qasje të re, e cila fokusohet në zgjidhjen e faktorëve që krijojnë cenueshmëri në shoqëri, siç janë mungesa e mundësive për të rinjtë, papunësia, mungesa e fokusit në edukimin dixhital dhe mediet sociale, cilësia e dobët e arsimit sidomos në shkollat e mesme, mungesa e mbështetjes për zhvillimin e mendimit kritik për të rinjtë dhe izolimi i vendit. Qasja e re duhet të bazohet në komunitet, duke mbështetur udhëheqësit lokalë dhe shoqërinë civile për të forcuar rezistencën kundër ideve radikale si dhe ekstreme.

Në thelb, qasja e re duhet të jetë bashkëpunuese me shoqërinë civile, akademinë, institucionet fetare dhe udhëheqësit në komunitet, në lagje e fshtara, dhe të shmangën gabimet e së kaluarës, kur individë që thjesht kanë praktikuar fenë nga bindja e tyre janë promovuar si radikal. Kosova duhet të jetë e hapur dhe tolerante, dhe më e rëndësishmja laike. Kjo do të thotë të mos margjinalizohen njerëz të cilët janë të përkushtuar ndaj besimeve të tyre fetarë, por të mbështeten ata të mbrojnë kornizën e tyre normative ndaj cenimeve të jashtme për për të ri-definuar domethënien e besimeve dhe simboleve fetare.

Një tjetër tipar i rëndësishëm i një qasjeje të ndryshmë në zhvillimin e strategjisë së ardhshme për ballfaqim me ekstremizimin e dhunshëm është të avancohet policimi në bashkësi. Qeveria e Kosovës tashmë ka zhvilluar një dokument strategjik për sigurinë në bashkësi. Strategjia Nacionale për Siguri në Bashkësi dhe Plani i Veprimit 2018 – 2023 thekson bashkëpunimin me institucionet vendore si dhe koordinimin ndërinstitucional në të gjitha nivelet dhe bashkëpunimi me qytetarë si një qasje thelbësore për të trajtuar ato që strategjia i quan “dukuri negative”. Duhet të analizohet nëse një strategji e tillë duhet të jetë një dokument strategjik i pavarur ose i integruar në një strategji të përgjithshme për sigurinë kombëtare ose strategjinë e ardhshme kundër ekstremizmit të dhunshëm. Policia e Kosovës tashmë ka kapacitetet dhe përvojën e nevojshme për të avancuar më tej qasjen e policimit në bashkësi si një mekanizëm i paralajmërimit të hershëm.

Sidoqoftë, policimi në komunitet nuk duhet të jetë vetëm përgjegjësi e policisë. Është e rëndësishme të angazhohen dhe legjitimohen liderët dhe qytetarët lokalë për të kontribuar për sigurinë e bashkësisë. Përdorimi i tepërt i mekanizamve të sigurisë në qasjen institucionale të punës me bashkësinë mund të ndikojë negativisht në përpjekjet e de-radikalizimit.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm për strategjinë e ardhshme duhet të jetë një zhvendosje konceptuale e kuptimit të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Shoqëria në Kosovë duhet të ketë kujdesë që të mos i fusin të gjithë ata që praktikojnë ose respektojnë bindjet e tyre fetare ose kulturore në të njëjtën shportë dhe t’i markojnë si radikalë. Të kesh ide radikale nuk është e paligjshme në Kosovë dhe në vende demokratike, por zgjedhja për të vepruar për arritjen e këtyre ideve përmes mjeteve jo-institucionale dhe të paligjshme, pra përmes dhunës është një akt kriminal ose terrorist. Strategjia e Shqipërisë ofron një perspektivë interesante në këtë drejtim. Strategjia kombëtare e Shqipërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm në mënyrë të qartë thekson se “Radikalizimi në dhunë” është “një vendim për të anashkaluar proceset politike apo metodat jo të dhunshme të nxitjes së ndryshimit, duke favorizuar përdorimin e metodave të dhunshme për të sjellë ndryshimin.” Ndërsa “Ekstremizëm i dhunshëm”, është “përdorimi i dhunës për arritjen e objektivave politikë”. Pra, na duhet një zhvendosje konceptuale se si e kuptojmë se çfarë është radikalizimi dhe kur paraqitet si një problem që kërkon ndërhyrje nga sektori publik, ose qeveria.

Promovimi i deradikalizimit duhet të përqendrohet në premisën e ruajtjes së kohezionit shoqëror. Kjo mund të bëhet duke promovuar respektimin e kornizave normative, përfshirë traditat. Po ashtu, kjo mund të arrihet duke integruar një qasje të bazuar në bashkësi.

Ky artikull botohet në kuadër të projektit të përbashkët CBM/KIP që promovon fuqizimin e ndikimit në trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm, përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Sidoqoftë, mendimet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë ato të Ambasadës Hollandeze në Kosovë.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara