Kulturë

Një pjesë nga dokumentari i koncertit “Time Capsule” të Capital T

Published

on

Reperi i mirënjohur shqiptar, Capital T, vitin e kaluar ka mbajtur një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ka mbledhur mijëra fansa. “Time Capsule” ishte motoja e këtij koncerti, që reperi e kujton me shumë mall.

Koncertin e tij ka vendosur ta paraqesë në një dokumentar, një pjesë të së cilit e ka publikuar në Instagram.

“Sot një vit më parë ishim bashkë duke udhëtuar me Time Capsule nga sheshi Nënë Tereza. E sot në ora 20:20, mund të përjetojmë sërish të njëjtat emocione duke ndjekur koncertin e plotë në kanalin tim”, ka shkruar ai krahas mbishkrimit të videos.

Reperi ka njoftuar se këtë koncert do ta vazhdojë edhe në vende të tjera./UBTNews

Magazinë

Pavarësisht sëmundjes, Celine Dion po planifikon të rikthehet në skenë

Published

on

Pavarësisht sëmundjes, diva e muzikës Celine Dion nuk është dorëzuar nga karriera dhe madje po planifikon të rikthehet së shpejti në skenë.

Sipas Mirror.uk, këngëtarja po punon për të rifituar zërin dhe qëndrueshmërinë e saj, që të mund të ngjitet përsëri në skenë, dhe burimet zbulojnë se e ka arritur qëllimin e po planifikon një rikthim triumfues vitin e ardhshëm.

Burimet thonë se Dion, e cila zbuloi luftën me sindromën shkatërruese të personit të ngurtë dhjetor 2022, po shërohet më mirë se sa pritej.

“Ajo është mirë, shëndeti i saj është i mirë e po arrin përsëri notat e larta. Ajo po ushtrohet në shtëpi e vazhdon me fizioterapi për të trajtuar sëmundjen. Ajo po lëviz mirë dhe zëri tingëllon bukur, falë të gjitha ushtrimeve vokale që po bën. Njerëzit nuk mund ta besojnë se po shërohet kaq shpejt. Sigurisht, ajo ende ka ditët e saj të këqija, por po bëhet më e fortë”, tha burimi.

Këngëtarja postoi një video të saj duke kërcyer në studio ndërsa dëgjonte një remiks të këngës “A New Day” të Sebastian Ingrosso-s, në të cilën ajo këndon. Remiksi është vetëm fillimi, vuri në dukje burimi, duke shtuar se ylli kanadez dëshiron të performojë vitin e ardhshëm.

“Është ëndrra e saj dhe po punon shumë për ta bërë realitet. Po bën çmos për të përshpejtuar rikthimin e saj”, tha burimi.

Dion u detyrua të anulonte turneun  “Courage World Tour” tre vjet më parë për shkak të SPS-së së rëndë, çrregullim i rrallë nervor që shkakton ngurtësi e spazma muskulore, duke e bërë të vështirë ecjen.

Pavarësisht spazmave muskulore që ia vështirësonin ecjen, ajo arriti të performonte drejtpërdrejt “Hymne a l’amour” në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Verore 2024 në Paris.

Kjo erdhi pas një dekade sfiduese për të, që përfshinte humbjen e bashkëshortit 73-vjeçar nga kanceri në fyt më 2016, duke e lënë të rriste vetëm tre djem.

 

Continue Reading

Magazinë

Publiku e injoron! “With Love, Meghan” jashtë top listës së Netflix

Published

on

Meghan Markle nuk ka pasur rezultatin që shpresonte nga shfaqja e saj në Netflix, “Me dashuri, Meghan”.

Pas një audience më të ulët se sa pritej për sezonin e parë, platforma e transmetimit konfirmoi se pjesa e dytë ka pësuar të njëjtin fat.

Sezoni i parë i serialit të Dukeshës së Sussex nuk ka shumë për të folur. Me lansim premtues, duke u renditur në 10 serialet më të shikuara të Netflix në botë, gjithçka dukej se tregonte se ishte sukses i garantuar.

Megjithatë, u rendit i 383-ti, duke regjistruar në gjysmën e parë të këtij viti vetëm 5.3 milionë sikime midis më shumë se shtatë mijë titujve.

Edhe pse mund të argumentojmë se nuk pati rezultate të këqija si shfaqje kulinarie (ishte shfaqja më e shikuar e platformës në këtë kategori), sezoni i dytë nuk përfshihet në listën më të fundit të Netflix të “10 serialeve më të shikuara” në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe globalisht nga 25-31 gusht.

Sezoni i ri me nëntë episode u transmetua më 26 gusht, por u xhirua para se sezoni i parë të dilte në Netflix.

Ai paraqet kuzhinierë të ftuar të profilit të lartë si David Chang dhe Samin Nosrat dhe paraqitje të ftuara nga Chrissy Teigen dhe Tan France, u njoftua pas premierës së pjesës së parë në mars.

Pavarësisht mungesës së “With Love, Meghan” në listën e serialeve më të shikuara, u konfirmua se do të zhvillohet një speciale festive.

“Këtë dhjetor, bashkohuni me Meghan në Montecito për një festë magjike”, njoftoi Archewell Productions në një deklaratë.

Continue Reading

Magazinë

Filmi për vajzën e vrarë në Gaza thyen rekord në Festivalin e Venecias, publiku duartrokiti për 23 minuta

Published

on

Filmi “The Voice Of Hind Rajab” nga regjisorja tuniziane Kaouther Ben Hania mori vlerësim të jashtëzakonshëm në Festivalin e Filmit në Venecia të këtij viti.

Pasi filmi u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Venecia, ai u shoqërua nga një ovacion në këmbë që zgjati deri në 23 minuta e 50 sekonda me britma “Palestina e lirë (Free Palestine)”.

Kjo dramë e fuqishme rindërton ngjarjet që lidhen me vrasjen e gjashtëvjeçares Hind Rajab, familjes dhe dy ndihmësmjekëve mjekësorë që u përpoqën të ndihmonin pasi makina e tyre u godit nga forcat izraelite ndërsa po largoheshin nga Gaza në janar 2024.

Vrasjet ndodhën tre muaj pas fillimit të operacionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës, i nisur pas një sulmi të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023. Sipas të dhënave në dispozicion, më shumë se 61,000 njerëz nga territoret palestineze vdiqën në atë operacion.

Duartrokitjet në këmbë për “The Voice Of Hind Rajab” i tejkaluan rekordet e mëparshme të festivalit. Deri më tani, duartrokitjet më të gjata të regjistruara në Festivalin e Filmit në Kanë ishin për filmin “Pan’s Labyrinth” nga Guillermo del Toro në vitin 2006 – 22 minuta. Rekordi i vitit të kaluar në Venecia mbahej nga filmi i Almodovarit me tiutllin “The Room Next Door” me 18 minuta duartrokitje në këmbë.

Gjatë ovacioneve në Venecia, Motaz Malhees ngriti flamurin palestinez e publiku reagoi emocionalisht. Shumë prej tyre qanë gjatë dhe pas shfaqjes së filmit. Filmi u mbështet si producentë nga aktorë të shumtë, përfshirë Brad Pitt, Joaquin Phoenix, Rooney Mara, Alfonso Cuaron dhe Jonathan Glazer. Phoenix dhe Mara morën pjesë në premierë, ku anëtarët e ekipit mbajtën një portret të vogëlushes Hind Rajab.

Tunizia ka zgjedhur “The Voice Of Hind Rajab” si kandidatin zyrtar për çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur po atë ditë, Ben Hania dhe kasta u pritën me duartrokitje në këmbë, dhe aktorja Saja Kilani mbajti një fjalim të fuqishëm në emër të ekipit të xhirimit.

“Mjaft me vrasje masive, uri, dehumanizim, shkatërrim dhe pushtim. Ky film nuk është opinion a fantazi, bazohet në të vërtetën. Historia e Hindit mbart peshën e një kombi të tërë. Zëri është një nga dhjetëra mijëra fëmijë që janë vrarë në Gaza në dy vitet e fundit. Është zëri i çdo vajze e djali me të drejtën për jetë, për të ëndërruar, për ekzistencë dinjitoze, e gjithë kjo u vodh para syve tanë të palëkundur”, tha Kilani. Të shtunën, në Lido u mbajt një protestë e madhe në mbështetje të Palestinës.

Continue Reading

Magazinë

Vdes kreatori i njohur italian Giorgio Armani

Published

on

Giorgio Armani, disenjatori legjendar italian dhe themeluesi i një prej shtëpive më të mëdha të modës në botë, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, ka raportuar BBC.

I njohur si simbol i stilit dhe elegancës italiane, Armani revolucionarizoi mënyrën se si shihen kostumet për burra dhe gra.

Mediat ndërkombëtare e përshkruajnë si “model i përsosur i stilit modern italian”, duke theksuar se dizajnet e tij e bënë modën më të thjeshtë, por edhe më të sofistikuar.

Armani nisi si një kompani mode, por më vonë e shtriu ndikimin edhe në fusha të tjera si muzika, sporti dhe hotelet luksoze.

Përveç talentit artistik, ai u vlerësua edhe si biznesmen vizionar, kompania e tij ka sjellë të ardhura mbi 2.34 miliardë euro në vit.

“Armani ishte më shumë sesa një emër mode, ai ishte një ikonë kulturore që e bëri Italinë sinonim të elegancës moderne”, shkruan BBC.

Continue Reading

Të kërkuara