Shëndeti

Një orë vrap shton shtatë orë jetë, e thotë shkenca

Vrapuesit priren të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme.

Published

on

Vrapimi është një mënyrë e thjeshtë dhe efikase për t’u stërvitur: gjithçka ju duhet janë vetëm një palë atlete të mira. Është treguar që vrapi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe kacerit, duke mbajtur nën kontroll peshën dhe tensionin e gjakut.

Një studim i fundit i publikuar te revista ‘Progresi në Sëmundjet Kardiovaskualre’ muajin e kaluar, ka zbuluar se njerëzit të cilët priren të bëjnë vrap jetojnë tri vjet më gjatë se ata që nuk e ushtrojnë këtë lloj sporti.

Hulumtuesit shkencorë, të cilët kanë bërë edhe më parë hulumtime mbi përfitimet e vrapimit në shëndet, vendosën të hulumtojnë nëse format e tjera të stërvitjes, si ecja apo ngasja e biçikletës, sigurojnë të njëjtat përfitimet, ose nëse vrapuesit kanë ndonjë avantazh special.

Ata zbuluan se këto forma të stërvitjes kanë një farë lidhje me jetëgjatësinë, por jo në të njëjtin nivel si vrapimi. Nga studimet e kryera, ekspertët zbuluan se një orë vrap në ditë mund të përkthehet në shtatë orë të shtuara në jetën e një njeriu. Ekspertët rekomandojnë që çdo njeri të bëjë katër orë vrap në javë.

Vrapuesit priren të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme, nuk janë përdorues të duhanit, alkoolin e pinë në sasi të moderuar etj.

Shëndeti

Çokollata e zezë, aleate e mirë për shëndetin apo jo?

Published

on

Çokollata e zezë nuk është thjesht ëmbëlsirë, por aleate e shijshme për shëndetin tuaj. Më poshtë kemi listuar  përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i saj.

E pasur me lëndë ushqyese dhe fibra

Çokollata e zezë cilësore, me të paktën 70% kakao, përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan, si dhe kalcium, kalium dhe zink. Një burim i mirë fibrash që ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Përmban edhe sheqer dhe yndyra të ngopura, prandaj konsumohet me moderim.

E pasur me antioksidantë

Çokollata e zezë është e pasur me polifenole, substanca natyrale të kakaos që mbrojnë qelizat. Disa pluhura kakaoje kanë më shumë antioksidantë se “super frutat” si shega dhe boronica.

Lufton kolesterolin

Polifenolet rrisin nivelin e kolesterolit “të mirë” dhe ulin atë “të keq”. Megjithatë, konsumimi i tepërt ka efekt të kundërt për shkak të sheqerit dhe yndyrave të ngopura.

Përmirëson humorin

Çokollata stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, duke ndihmuar në përmirësimin e humorit tuaj.

Continue Reading

Shëndeti

Shëndeti i dobët dentar lidhet me migrenën dhe dhimbjet e trupit tek gratë

Published

on

Nëse nuk i lani dhe pastroni rregullisht dhëmbët me fill dentar, mund të përfundoni me më shumë se sa një dhimbje dhëmbi.

Një studim i ri tregon se shëndeti i dobët oral lidhet ngushtë me migrenën, dhimbjet e trupit dhe stomakut te gratë, shkruan Health Day.

Pjesëmarrëset me shëndetin më të dobët të dhëmbëve kishin 60% më shumë gjasa të përjetonin dhimbje të moderuara deri të forta në trup dhe gati 50% më shumë gjasa të raportonin migrenë, sipas rezultateve.

Duke përdorur teknologji të avancuar gjenomike, studiuesit identifikuan gjithashtu katër mikrobe të veçanta orale të lidhura me disa lloje dhimbjesh. Ata thonë se këto gjetje sugjerojnë një marrëdhënie të mundshme midis mikrobiomës orale dhe sistemit nervor.

Autori kryesor i studimit tha se: “Gjetjet tona janë veçanërisht të rëndësishme për fibromialgjinë, e cila, megjithëse është një gjendje e zakonshme reumatologjike, shpesh nuk njihet mjaftueshëm.”

Megjithëse nevojiten më shumë studime, studiuesit thonë se kujdesi i mirë për shëndetin oral mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.

Continue Reading

Shëndeti

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Published

on

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta prodhojë vetë, duhet ta marrim patjetër përmes ushqimit.

Njerëzit kanë konsumuar një dietë të pasur me bimë të freskëta dhe të papërpunuara, duke arritur deri në 10.000 mg kalium në ditë. Sot, në shumë vende përfshirë SHBA-në, më pak se 2% e njerëzve arrijnë të marrin sasinë e rekomanduar ditore prej rreth 4.700 mg.

Arsyeja kryesore është kalimi nga një dietë natyrale, me shumë fruta dhe perime, në një regjim të mbushur me produkte të përpunuara, të gatshme dhe me pak vlera ushqyese.

Por pse është kaliumi kaq i rëndësishëm?

Një analizë e shumë studimeve të besueshme ka treguar lidhje të fortë mes marrjes më të lartë të kaliumit dhe uljes së rrezikut nga dy ndër shkaqet më të zakonshme të vdekjes: sëmundjet kardiovaskulare e goditjet në tru.

Rritja e konsumit të kaliumit me 1.640 mg në ditë lidhet me ulje rreth 21% të rrezikut nga goditjet cerebrale. Edhe pse kjo sasi nuk është e mjaftueshme për të përmbushur nevojën ditore të trupit, mund të ketë ndikim domethënës në shëndet, veçanërisht nëse shoqërohet me një dietë më të pasur me ushqime bimore të freskëta. Vetëm imagjinoni efektin nëse kjo sasi dyfishohet apo trefishohet!

Shumë njerëz mendojnë se banania është një burim i jashtëzakonshëm i kaliumit, por nuk është ndër frutat më të pasura me këtë mineral.

Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Bujqësisë, bananet nuk renditen as në mesin e 1.500 ushqimeve të pasura me kalium, një fakt që na habit. Për të përmbushur nevojën ditore me banane, do t’ju duhej të hanit më shumë se 10 copa në ditë, diçka jo e realizueshme.

Cilat janë disa nga burimet më të pasura të kaliumit?

Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, patatet (veçanërisht të ziera me lëkurë), fasulet, thjerrëzat, soja, arrorët dhe drithërat integrale janë zgjedhje të shkëlqyera. Avokado, pjepri, domatet, lëngjet e freskëta të perimeve dhe disa produkte të bulmetit janë alternativa të mira.

Dietat me më shumë ushqime të freskëta pak produkte të përpunuara nuk sjellin vetëm kalium, ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të mineraleve tjera të rëndësishme, përfshirë magnezin dhe natriumin, duke ulur rrezikun nga tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Përfshirja e përditshme e sa më shumë frutave është një nga mënyrat më të sigurta për të ruajtur shëndetin e zemrës dhe të trurit.

Continue Reading

Shëndeti

Si të ruani një kujtesë të qartë pas moshës 50 vjeç?

Published

on

“Diçka nuk shkon me kujtesën time…”, ndoshta e keni dëgjuar këtë fjali shumë herë, dhe e keni kapur veten duke harruar diçka.

Pas moshës 45 vjeç, momente të tilla bëhen më të zakonshme dhe shumë veta pyesin veten: A është kjo shenja e parë e plakjes? Lajmi i mirë është se truri nuk është një “makinë” që prishet, por një organ i gjallë i aftë të krijojë lidhje të reja gjatë gjithë jetës.

Lajmi i keq është se nëse nuk e stërvitim, kujtesa vërtet bëhet dembel.

1. Lëviz çdo ditë

Aktiviteti fizik është “ilaçi” më i mirë për trurin. Ecja, ushtrimet fizike apo edhe lëvizja në shtëpi përmirëson qarkullimin dhe rrjedhën e oksigjenit. Studimet tregojnë se 20-30 minuta ecje në ditë ul rrezikun e demencës deri në 40 përqind.

2. Stërvitni trurin tuaj si një muskul

Truri i do detyrat dhe sfidat. Nuk ka rëndësi nëse janë fjalëkryqe, përgatitja e një recete të re, përdorimi i aplikacioneve, leximi i librave të ndryshëm apo mësimi përmendësh i këngëve, është e rëndësishme që të mos jetë rutinë.

3. Hani shëndetshëm

Dieta ndikon drejtpërdrejt në kujtesë. Truri veçanërisht i do peshqit e pasur me acide yndyrore omega-3, arrat e farat, manaferrat, vajin e ullirit dhe perimet. Shumë sheqer dhe ushqim i shpejtë dobësojnë kujtesën.

4. Kujdesuni për gjumin tuaj

Gjatë gjumit, truri i rendit informacionet dhe i transferon ato në kujtesën afatgjatë. Nëse gjumi është i shkurtër ose i parregullt, kujtesa vuan. Pas moshës 45 vjeç, rekomandohet të flini të paktën 7 orë, duke shkuar në shtrat dhe duke u zgjuar në të njëjtën kohë.

Përfundim:

Kujtesa nuk është dhuratë që zhduket një herë, por një aftësi që ruhet e zhvillohet në çdo moshë. Pas moshës 45 vjeç, është e rëndësishme të futen zakone të shëndetshme: ushtrime, stërvitje mendore, ushqyerje e duhur, gjumë i mirë dhe socializim.

Continue Reading

Të kërkuara