Lajmet

Një orë më shumë gjumë, e më pak dritë! Ja data kur ndryshon ora

Published

on

Edhe pse kjo duket si një formalitet i zakonshëm, ndryshimi i orës ndikon dukshëm në jetën e përditshme.

Nga gjumi dhe përqendrimi, te humori dhe produktiviteti, trupi reagon ndaj prishjes së ritmit natyral. Në vend të një ore më shumë pushim, shpesh përballemi me lodhje, nervozizëm dhe rënie të energjisë.

Prej vitesh në Evropë diskutohet për heqjen e kësaj praktike, por ajo ende mbetet në fuqi dhe zbatohet dy herë në vit, pranverë dhe vjeshtë, me arsyetimin se drita e ditës shfrytëzohet më mirë.

Ky ndryshim sjell më shumë shqetësime sesa përfitime, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që e kanë më të vështirë përshtatjen.

Efektet nuk duhen nënvlerësuar e këshillojnë që secili të përgatitet për këtë tranzicion, që ndikimi në organizëm të jetë sa më i lehtë.

Kur ndryshon ora?

Në vjeshtën e vitit 2025, orët do të kthehen pas më 26 tetor, të dielën në ora 03:00 të mëngjesit, atëherë akrepat kthehen një orë pas, në 02:00. Praktikisht fitojmë një orë më shumë gjumë, por humbim një pjesë të dritës së ditës. Ndërsa shumica mendojnë: “mirë, fle më gjatë”, pasojat e kësaj ndryshimi shpesh nënvlerësohen – nga lodhja deri te ndjesia se dita është shumë e shkurtër.

Pse bëhet ky ndryshim?

Edhe pse prej kohësh diskutohet për heqjen e tij, ndryshimi i orës ende zbatohet dy herë në vit, me arsyetimin se drita e ditës shfrytëzohet më mirë. Por në praktikë, më shumë dritë në mëngjes nuk do të thotë më pak lodhje pasdite, transmeton Telegrafi.

Pasojat që shpesh i injorojmë:

▪ Çrregullim i bioritmit, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit.
▪ Përgjumje dhe ulje të përqendrimit.
▪ Rrezik më i madh për gjendje depresive për shkak të errësirës më të hershme.
▪ Ndryshime në oreks dhe në cilësinë e gjumit.

5 gjëra që gjithmonë i harrojmë

▪ Ora në furrë, në makinë ose në mur nuk ndryshohet vetë.
▪ Ndihemi “të çuditshëm” për disa ditë pas ndryshimit, pa e kuptuar pse.
▪ Fëmijët e kanë më të vështirë përshtatjen se të rriturit.
▪ Produktiviteti bie në javën e parë.
▪ Shumë besojnë se kjo praktikë do të hiqet, por ende nuk është.

Si të përshtatemi më lehtë?

▪ Filloni të rregulloni orarin e gjumit disa ditë më herët.
▪ Dilni në dritë natyrale në mëngjes, edhe kur është me re.
▪ Mos planifikoni angazhime të rëndësishme menjëherë të hënën.
▪ Mbani rutinë – trupi e do parashikueshmërinë.

Ndryshimi i orës në vjeshtë shihet si formalitet teknik, por ndikon në ritmin e përditshëm. Trupi reagon ndaj errësirës më të hershme, ndryshimit të aktiviteteve dhe ndjesisë së “moskoordinimit” me kohën.

Lodhja, nervozizmi dhe rënia e përqendrimit nuk janë shenjë dobësie, por reagim i natyrshëm ndaj ndryshimit të ritmit.

Prandaj, është e rëndësishme të mos i nënvlerësojmë këto efekte, por t’i pranojmë dhe t’i menaxhojmë, përmes rutinës, ekspozimit në dritë dhe durimit ndaj trupit tonë.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara